Rimëkëmbja i premtohet Judës
1Po, në atë kohë - është fjala e Zotit - unë do të jem Hyji i të gjitha fiseve të Izraelit dhe ato do të jenë populli im.
2Kështu thotë Zoti: Gjeti hir në shkretëtirë populli që i shpëtoi shpatës: Izraeli po shkon drejt vendbanimit të vet!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prej së largu mua Zoti m’u dëftua: “Të desha me dashuri të amshueshme, prandaj ruajta për ty mëshirën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Përsëri do të të ndërtoj e do të ndërtohesh, o virgjëra e Izraelit! Përsëri do të stolisesh me tupanat e tu e do të hidhesh në valle!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Prapë do të mbëltosh vreshta në malet e Samarisë: do të mbëltojnë mbëltuesit e do të vjelin të vjela!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Sepse do të vijë dita kur rojtarët do të bërtasin në malin e Efraimit: “Mëkëmbni! Të ngjitemi në Sion, te Zoti, Hyji ynë!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse kështu thotë Zoti: Brohoritni me gëzim për Jakobin, lavdëroni të parin ndër popuj, t’ju kumtojë zëri, këndoni e thoni: ‘Shpëtoje, o Zot, popullin tënd, Tepricat e Izraelit!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, unë po i kthej nga toka e Veriut, do t’i bashkoj nga skajet e tokës: ndër ta janë të verbër e të shqepët, së bashku shtatzëna e ajo që të lind: bashkësi e madhe që këtu po kthehet!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Shkuan duke vajtuar, do t’i kthej duke lotuar nga gëzimi, do t’u prij gjatë rrjedhës së përrenjve, udhës së drejtë ku s’do të zënë në thua, sepse jam baba i Izraelit, Efraimi është djali im i madh.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dëgjojeni, o popuj, fjalën e Zotit, shpalleni ndër ishuj të largët! Thoni: “Ai që e shpërndau Izraelin përsëri po e bashkon, do ta ruajë porsi bariu grigjën e vet”.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse Zoti e shpërbleu Jakobin, e çliroi nga dora e më të fortit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të vijnë e do të këndojnë lavde në malin e Sionit, do të ngarendin drejt të mirave të Zotit, drejt drithit, verës e vajit, drejt grigjave e drejt lorive. Shpirti i tyre do të jetë kopsht i ujitur, urinë kurrë më s’do ta sprovojnë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë vajzat do të galdojnë ndër valle, djelmoshat së bashku me pleq. Zinë e tyre në galdim do ta kthej, do t’i ngushëlloj e do t’i gëzoj pas vuajtjes.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Priftërinjtë do t’ua shujtoj me dhjamë, popullin tim do ta ngij me të mira - është fjala e Zotit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kështu po thotë Zotynë: ‘Po dëgjohet një zë në Ramë! Vajtim, gjëmë edhe dënesje: vajton Rakela bijtë e vet! Assesi s’mund të pajtohet, pse ata më nuk janë!’
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu thotë Zoti: ‘Pusho më së vajtuari, edhe sytë e tu nga lotët, dhimba jote ka shpagim: - është fjala e Zotit - ata do të kthehen prej dheut të armikut.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ka shpresë për pasardhës të tu - është fjala e Zotit bijtë e tu do të kthehen në tokë të vet!’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Po e dëgjoj fare mirë Efraimin tek shpërngulet: “Ti më ndëshkove e unë nxura mend porsi mëzati i pamësuar; bëj që të kthehem e unë do të kthehem, sepse ti je Zoti, Hyji im.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pasi ta ktheva shpinën, zura të pendohem, pasi më bëre ta njoh gabimin, kokën time e rraha me grushte; i turpëruar jam e i skuqur, sepse e mbarta turpin e rinisë sime!”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Vallë, Efraimi a s’është biri im i dashur, a s’e kam unë djalë për zemër? Pse, sa herë që i kërcënohem, aq herë prapë mendoj për të! Prandaj zemra për të më dridhet: kam dhimbje, po kam dhimbje për të!’ - është fjala e Zotit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ngul gurë tregues të udhës, vër shenja që të të tregojnë rrugën, përqëndroje mendjen në udhë, në rrugën, nëpër të cilën ece! Kthehu, Virgjëra e Izraelit, kthehu në qytetet e tua!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Deri kur kështu do të endesh, bija ime kundërshtare?! Diçka të re po krijon Zoti në tokë: Gruaja do ta rrethojë Burrin. Rimëkëmbja i premtohet Judës
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: “Gjithnjë do të thuhet kjo fjalë në tokën e Judës dhe në qytetet e tij, kur unë ta kem ndryshuar fatin e tyre: Të bekoftë Zoti, banesë e Drejtësisë, ty, o Mali i Shenjtë!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Në këtë vend do të ngulë Juda dhe të gjithë qytetet e tij së bashku, bujqit dhe ata që ruajnë grigjat.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sepse: Unë do ta përtërijë shpirtin e mekur, do ta ngij çdo shpirt të marrakotur.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse: Posa u zgjova, vërejta: sa e ëmbël që ishte ëndrra ime! Izraeli e Juda
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izraeli e Juda
27“Ja, po vijnë ditët - thotë Zoti - e do ta mbjell në shtëpinë e Izraelit e në shtëpinë e Judës farën e njerëzve e farën e bagëtive.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Dhe, sikurse qeshë i kujdesshëm kundër tyre për të çrrënjosur, për të shkatërruar, për të shpërndarë, për të shpërngulur e për të ndëshkuar, kështu do të jem i kujdesshëm ndaj tyre për të ndërtuar e për të mbjellë - është fjala e Zotit.” Përgjegjësia vetjake
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përgjegjësia vetiake
29Në ato ditë nuk do të thuhet më: “Etërit hëngrën rrush të thartë dhe u mpinë dhëmbët e fëmijëve”,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30por secili do të vdesë për shkak të fajit të vet. Kushdo që të hajë rrush të papjekur, do t’i mpihen dhëmbët! Besëlidhja e Re
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Besëlidhja e Re
31Ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - kur do të lidh me shtëpinë e Izraelit e me shtëpinë e Judës një Besëlidhje të re.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Jo si Besëlidhja që e pata bërë me etërit e tyre, atë ditë kur i mora për dore, për t’i nxjerrë nga toka e Egjiptit. Këtë Besëlidhje qenë ata që e thyen. Atëherë unë u dëftova se jam zotëria i tyre - është fjala e Zotit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Por ja Besëlidhja që unë do ta lidh pas këtyre ditëve me shtëpinë e Izraelit - është fjala e Zotit - : Në shpirtin e tyre do ta fus Ligjin tim, do ta shkruaj në zemrën e tyre. Atëherë do të jem Hyji i tyre e ata do të jenë populli im.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Dhe atëherë s’do të kenë nevojë ta mësojë njëri-tjetrin e vëllai vëllanë: ‘Njihe Zotin!’, sepse të gjithë do të më njohin, prej më të voglit e deri në më të madhin - thotë Zoti - sepse do ta fal fajësinë e tyre e s’do ta kujtoj më mëkatin e tyre.” Përhershmëria e Izraelit
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përhershmëria e Izraelit
35Kështu thotë Zoti, Ai që diellin e bën të ndriçojë ditën, hënën e yjet që të ndriçojnë natën, që e tund detin e i ushtojnë valët, që e ka emrin Zoti i Ushtrive:
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Nëse këto ligje para meje zhduken, - është fjala e Zotit - atëherë do të zhduket edhe fara e Izraelit, e s’do të jetë popull para meje askurrë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kështu thotë Zoti: Nëse mund të matet qielli lart, nëse themelet e tokës poshtë mund të gjurmohen, atëherë unë do ta flak farën e Izraelit për gjithçka që ai ka bërë, - është fjala e Zotit. Rindërtimi dhe madhëria e Jerusalemit
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rindërtimi dhe madhëria e Jerusalemit
38Ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - dhe Qyteti i Zotit do të rindërtohet nga pirgu Hananeel deri në Derën e Këndit,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39e pastaj do të zgjatet litari i matjes drejt deri në kodrën Gareb dhe do të kthehet drejt Goasë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Pastaj mbarë lugina e kufomave dhe e hirit si dhe mbarë krahina deri te përroi Cedron dhe deri në Këndin e Derës së Kuajve në Lindje, do të jenë të kushtuara Zotit: kurrë më s’do të çrrënjoset as nuk do të rrënohet!
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.