Izraelit të perëndimit i premtohet ripërtëritja
1Fjala që i qe drejtuar nga ana e Zotit Jeremisë. Ai i tha:
2“Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Shkruaji në një libër të gjitha fjalët që t’i kam drejtuar.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse, ja, po vijnë ditët - është fjala e Zotit - në të cilat do ta shndërroj fatin e popullit tim Izraelit e Judës, thotë Zoti - dhe do t’i kthej në vendin, që ua dhashë etërve të tyre, dhe do ta ripronësojnë.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhe, ja, fjalët që tha Zoti lidhur me Izraelin e me Judën:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu thotë Zotynë! “Po dëgjojmë një britmë tmerri: është klithmë tmerri e jo paqeje!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pyetni e shqyrtoni: a thua mund të lindë mashkulli? Pse atëherë çdo mashkull duart në veshka i ka vënë porsi gruaja kur do të lindë? Pse çdo fytyrë është përçudnuar, mërrolur e krejtësisht zbehur?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Eheu, se e madhe është kjo ditë, jo, një e tillë si ajo nuk ishte! Kohë ngushtice për Jakobin, por me të i vjen çlirimi!”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, ç’do të ndodhë! Atë ditë - është fjala e Zotit të Ushtrive - unë do ta thyej zgjedhën e tij nga qafa jote, do t’i copëtoj hekurat e tua! Kurrë nuk do t’i shërbejnë të huajit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9por do t’i shërbejnë Zotit, Hyjit të vet, dhe Davidit, mbretit të vet që unë do t’ua ngre për ta.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pra, mos druaj, Jakob, shërbëtori im, - është fjala e Zotit - më frikë mos ki, o Izrael, sepse unë do të të çliroj nga dheu i largët, pasardhësit e tu nga dheu i mërgimit. Do të kthehet Jakobi e do të pushojë, do të jetë i sigurt, frikë prej kujt s’do të ketë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse unë jam me ty - është fjala e Zotit - për të të ruajtur të lirë! Do t’i shfros të gjithë popujt, në të cilët të kam shpërngulur; kurse ty nuk do të të dëmtoj, do të të ndëshkoj, porse me masë, të pandëshkuar si të pafaj s’do të lë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sepse Zoti kështu thotë: “Plaga jote është e pashërueshme, varra jote është shumë e rëndë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Për plagë tënde barna s’ka, varra jote s’do të bëjë vërragë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dashnorët e tu të gjithë të harruan, nuk pyesin më për ty. Të rashë siç di të bjerë armiku, të ndëshkova me ndëshkim të rreptë, për shkak të t’këqijave të tua të shumta, për të shumtat fajet e tua!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pse qan për plagët e tua? E pashërueshme është plaga jote. Për shkak të të keqes sate të madhe e për shkak të fajeve të tua të rënda, t’i çova të gjitha këto të këqija.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por veç edhe të gjithë ata që ty të përpinë, po, po, të përpirë do të mbeten, armiqtë e tu në mërgim do të çohen, do të shkretohen, ata që të shkretuan, plaçkitësit e tu plaçkë do t’i bëj!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Varrën tënde do ta bëj të vërë vërragë, do të të shëroj nga plagët e tua - është fjala e Zotit - sepse ty të quajtën ‘E dëbuara’, Sioni, për të cilin kush s’vret mendjen’!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kështu thotë Zoti: ‘Ja, unë do ta përmirësoj fatin e tendave të Jakobit, mëshirë do të kem për banesat e tij: mbi rrënojat e tij qyteti do të ndërtohet, në vendin e vet kalaja do të ndreqet,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19prej tyre do të jehojë brohoritja e britma e atyre që gëzojnë! Do t’i shumoj e s’do t’i pakësoj, do t’i bëj të nderuar e nuk do të përbuzen.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Bijtë e tij do të jenë porsi dikur, bashkësia e tij para meje do të qëndrojë e patrandshme, do t’i ndëshkoj të gjithë kundërshtarët e tij.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Prijësi i tij prej tij do të dalë, sundimtari i tij prej tij do të ngrihet: të më qaset do ta lë dhe ai do të më afrohet. Sepse kush është ai që guxon në rrezik ta vërë jetën për të m’u afruar? - është fjala e Zotit! -
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ju do të jeni populli im e unë do të jem Hyji juaj!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ja, stuhia e Zotit, shpërthen furia, gurë e dhe thellimi rrokullon: mbi kokë të të patenzonëve po derdhet!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24S’do të pushojë Zoti nga zjarri i zemërimit të vet derisa t’i çojë në vend e t’i plotësojë synimet e zemrës së vet! Ditën e fundit do t’i kuptoni të gjitha!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.