Letra të shpëgulurve
Letra të shpërngulurve
1Ja fjalët e letrës që Jeremia profet ia dërgoi nga Jerusalemi Tepricës së të shpërngulurve - krerëve, priftërinjve, profetëve e mbarë popullit, të cilët i shpërnguli nga Jerusalemi Nabukodonozori dhe i çoi në Babiloni,
2pasi ishin nisur nga Jerusalemi mbreti Jekonia, zonja mbretëreshë, bujarët e pallatit, prijësit e Judës e të Jerusalemit, mjeshtër e argjendarë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Letra i qe dërguar për dorë të Elasës, birit të Safanit, e të Gamarisë, birit të Helcisë, të cilët i dërgoi Sedecia, mbreti i Judës, te Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, në Babiloni. Në letër thoshte:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4“Kështu u thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, të gjithë të humburve që i shpërngula nga Jerusalemi në Babiloni:
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndërtoni shtëpi dhe banoni në to; mbillni kopshte e hani frutat e tyre;
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6martohuni e lindni djem e vajza; merruni djemve tuaj gra, martojini vajzat tuaja, e të lindin bij e bija e shtohuni atje e mos u pakësoni!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kërkojeni të mirën e vendit ku ju kam tretur e luteni Zotin për të, sepse në mirëqenien e tij qëndron edhe e mira juaj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sepse kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Mos lejoni t’ju bëjnë të gaboni profetët që janë në mesin tuaj, dhe shortarët tuaj, dhe mos kini besim në ëndrrat tuaja që ju i ëndërroni,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9sepse ata ju parakallëzojnë rrena në emër tim, e pra, unë nuk i dërgova ata - është fjala e Zotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse kjo është fjala e Zotit: Vetëm kur të mbushen shtatëdhjetë vjetët në Babiloni, vetëm atëherë do të vij t’ju shoh e do ta çoj në vend premtimin tim se do t’ju riatdhesoj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse unë e di mirë synimin që e kam me ju - është fjala e Zotit - synime paqeje e jo mjerimi: synoj t’ju jap pasardhësi dhe shpresë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ju do të më thirrni në ndihmë e do të vini tek unë; do të më luteni dhe unë do t’ju dëgjoj.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do të më kërkoni e do të më gjeni sa herë që të më kërkoni me zemër të çiltër.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do të lejoj të gjendem prej jush - është fjala e Zotit - dhe do të bëj të marrë fund skllavëria juaj, do t’ju bashkoj nga të gjithë popujt e nga të gjitha vendet, në të cilat ju pata tretur - është fjala e Zotit -. Unë do të bëj të ktheheni në vendin, nga i cili ju pata shpërngulur.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E vërtet ju thoni: ‘Zoti na ngriti profetë në Babilon... ’,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ja, veç, se çka thotë Zoti për mbretin që rri mbi fronin e Davidit, për mbarë popullin, banorët e këtij qyteti, vëllezërit tuaj, të cilët nuk qenë tretur bashkë me ju në mërgim,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17kështu thotë Zoti i Ushtrive: Ja, po dërgoj mbi ta shpatën, urinë e murtajën; do t’i bëj si fiq të prishur që s’mund të hahen ngaqë janë shumë të këqij.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Do t’i përndjek me shpatë, me uri e me murtajë e do t’i bëj tmerr për të gjitha mbretëritë e tokës, shenjë mallkimi, habie, pëshpëritjeje dhe turp për të gjithë popujt, ku unë i flaka,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19sepse nuk deshën t’i dëgjojnë fjalët e mia - është fjala e Zotit - që ua dërgova me anë të profetëve, shërbëtorëve të mi vazhdimisht pa u lodhur, por ju s’më dëgjuat - është fjala e Zotit -.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por ju, o mërgimtarë, dëgjojeni të gjithë fjalën e Zotit, që po jua dërgoj nga Jerusalemi në Babilon.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu i thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit, Akabit, birit të Kolisë, e Sedecisë, birit të Maasisë, që në emër tim ju profetizojnë rrejshëm: Ja, unë do t’i lë në duar të Nabukodonozorit, mbretit të Babilonisë, dhe do t’i godasë ndër sytë tuaj.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Me ta si me nëmë do të mallkojnë të gjithë të treturit e Judës në Babiloni e do të thonë: Qofsh mallkuar si Sedecia e si Akabi, që mbreti i Babilonisë i poqi në zjarr!’,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23për arsye se bënë poshtërsi në Izrael dhe kurorëthyerje me gratë e miqve të vet e rrejshëm e folën fjalën time në emër tim, që unë nuk u kam urdhëruar. Unë e di këtë dhe jam dëshmitar i kësaj gjëje - është fjala e Zotit.” Reagimi i një të treturi ndaj letrës së Jeremisë
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Reagimi i një të treturi në letrën e Jeremisë
24E Semejë Nehelamitajt thuaji:
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Për arsye se në emër tënd i ke dërguar mbarë popullit që është në Jerusalem si edhe priftit Sofoni, të birit të Maasisë, dhe të gjithë priftërinjve një letër, ku thua:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Zoti të ka vënë prift në vend të priftit Jojadë për të qenë mbikëqyrës në Tempullin e Zotit mbi çdo njeri kryekëcyer që don të luajë rolin e profetit e për ta hedhur në pranga e në hekura.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Pse atëherë nuk e ke ndëshkuar botërisht Jereminë nga Anatoti që po shitet ndër ju për profet?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Sepse, përmbi të gjitha, ai edhe neve na shkruan në Babiloni: ‘Do të kalojë shumë kohë e gjatë! Ndërtoni shtëpi e banoni në to, mbëltoni kopshte e hani frytet e tyre!’“
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Prifti Sofoni ia lexoi letrën Jeremisë profet.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Po atëherë Jeremisë i qe drejtuar fjala e Zotit e i tha:
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Dërgoju të gjithë të treturve këtë lajm: Kështu i thotë Zoti Semejës Nehelamit: Pasi Semeja ju profetizoi pa e pasë dërguar vetë, dhe ai ju bëri të keni besim në gënjeshtër,
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32prandaj kështu thotë Zoti: Unë do ta ndëshkoj Semejën e Nehelamit e mbarë farën e tij; askush prej farës së tij s’do të rrijë në mes të këtij populli; s’do ta shohë të mirën që unë do t’ia bëj popullit tim - është fjala e Zotit - sepse ka predikuar kryengritjen kundër Zotit.”
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.