IV. VUAJTJET E JEREMISË
Vëllimi i 605 604
1Në të katërtin vit të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës, prej Zotit i qe drejtuar Jeremisë kjo fjalë:
2“Merre një vëllim dhe shkruaj në të të gjitha fjalët, që t’i kam thënë kundër Izraelit, Judës dhe kundër të gjithë popujve qyshkur nisa të të flas, që prejditëve të Jozisë deri në ditën e sotme.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndoshta ata të shtëpisë së Judës, duke dëgjuar për të gjitha të këqijat që kam në mend t’ua bëj, do ta lënë secili rrugën e vet të mbrapshtë dhe unë atëherë do t’ua fal fajësinë dhe mëkatin e tyre.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Jeremia e thirri Barukun, birin e Nerisë, dhe Baruku i shkroi, gjithçka që i thoshte Jeremia, në një rrotull të gjitha fjalët e Zotit, që ia kishte thënë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë Jeremia e urdhëroi Barukun e i tha: “Unë nuk kam leje të shkoj dhe nuk guxoj të shkoj në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Hyr, pra, ti dhe në ditë agjërimi lexoje rrotullën në të cilën i ke shkruar fjalët e Zotit si të kam treguar unë që të dëgjojë populli në Shtëpinë e Zotit. Lexoju edhe të gjithë judenjve që vijnë prej qyteteve të tyre që edhe ata t’i dëgjojnë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ndoshta bie lutja e tyre para Zotit dhe secili kthehet nga rruga e vet e mbrapshtë; sepse i madh është zemërimi dhe hidhërimi që Zoti mendon ta zbrazë kundër këtij populli.”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Baruku, biri i Nerisë, bëri gjithçka i kishte urdhëruar profeti Jeremi, i lexoi në Shtëpinë e Zotit fjalët e Zotit nga rrotulla.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të pestin vit të Joakimit, birit të Jozisë, mbretit të Judës, të nëntin muaj, u caktua një agjërim në praninë e Zotit për mbarë popullin e Jerusalemit dhe për gjithë shumicën që ngarendte nga qytetet e Judës në Jerusalem.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Baruku ia lexoi mbarë popullit fjalët e Jeremisë nga rrotulla në Shtëpinë e Zotit, në dhomën e Gamarisë, birit të Safanit, shkruesit, në parahyrjen e lartë, në hyrjen e Derës së Re të Shtëpisë së Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur Mikeja, biri i Gamarisë së Safanit, i dëgjoi fjalët e Zotit nga libri,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12zbriti në pallatin e mbretit, në dhomën e shkruesit. Aty ndodheshin të gjithë prijësit: Elisama, shkruesi, Dalaja, biri i Semajës, Elnatani, biri i Ahoborit, Gamaria, biri i Safanit, Sedecia, biri i Hananisë dhe të gjithë bujarët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mikeja ua tregoi të gjitha fjalët që i dëgjoi kur Baruku ia lexoi nga rrotulla popullit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë të gjithë prijësit dërguan te Baruku Judin, birin e Natanisë, e Selamin, birin e Kusit, me këto fjalë: “Merre me vete rrotullën prej së cilës i ke lexuar popullit dhe eja!” Kështu, pra, Baruku, biri i Nerisë, e mori në dorë rrotullën dhe erdhi tek ata.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ata i thanë: “Ulu e na i lexo këto gjëra!” Baruku ua lexoi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kur, pra, i dëgjuan të gjitha fjalët, mbetën shtang nga habia dhe i thanë Barukut: “Na duhet t’ia lajmërojmë mbretit të gjitha këto fjalë.”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E pyetën Barukun me këto fjalë: “Na trego si i ke shkruar të gjitha këto fjalë nën diktatin e tij.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E Baruku iu përgjigj: “Ai m’i thoshte me gojë të gjitha këto fjalë, kurse unë i shkruaja në rrotullën me ngjyrë të zezë.”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë princat i thanë Barukut: “Shko e fshihu ti dhe Jeremia dhe askush të mos e dijë se ku jeni!”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pasi e vendosën rrotullën në shkrojtoren e Elisamës, shkruesit, hynë në tremen e pallatit të mbretit. Ia treguan mbretit të gjitha.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mbreti e dërgoi Judin të shkojë e ta sjellë rrotullën. Ky e mori nga dhoma e shkruesit Elisamë, ia lexoi mbretit dhe të gjithë bujarëve që ishin rreth mbretit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mbreti po ndodhej në banesën dimërore - ishte muaji i nëntë - përpara tij ishte një tangar plot me prush.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur Judi i lexonte tri ose katër shtylla, mbreti i priste me një brisk shkruesi dhe i hidhte në zjarrin, që ishte në prushore, derisa mbarë rrotulla mori fund në zjarrin e prushores.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24As s’i kapi frika as s’i shqyen petkat as mbreti as të gjithë shërbëtorët e tij megjithëse i dëgjuan të gjitha ato fjalë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Vërtet, Elnatani, Delaja e Gamaria iu lutën ngrohtësisht mbretit që të mos e digjte librin, por ai nuk i dëgjoi.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë mbreti e urdhëroi djalin e mbretit Jeremielit, Sarajës, birit të Azrielit edhe Selemisë, birit të Abdeelit ta kapin shkruesin Baruk e profetin Jeremi; por ata i kishte fshehur Zoti.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë i qe drejtuar fjala e Zotit Jeremisë, pasi mbreti e dogji rrotullën me fjalët, të cilat prej gojës së Jeremisë i kishte shkruar Baruku. Zoti i tha:
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28“Përsëri merre një rrotull tjetër dhe shkruaj në të të gjitha fjalët e mëparshme, që ishin në rrotullën e parë, të cilën e dogji Joakimi, mbreti i Judës.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E për Joakimin, mbretin e Judës, thuaj: Kështu thotë Zoti: Ti e dogje atë rrotull duke thënë: ‘Pse shkrove në të e shpalle: Me siguri do të vijë mbreti i Babilonit, do ta shkretojë këtë vend dhe do të zhdukë prej faqes së tij njerëz e kafshë?’
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Prandaj kështu thotë Zoti kundër Joakimit, mbretit të Judës: Trashëgimtar i tij nuk do të rrijë mbi fronin e Davidit; kufoma e tij do të flaket ditën në vapë e natën në të ftohtë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Do ta ndëshkoj atë, farën e tij dhe shërbëtorët e tij për shkak të fajësisë së tyre. Do të sjell mbi ta, mbi banorët e Jerusalemit dhe mbi judenjtë të gjitha të vështirat me të cilat u jam kërcënuar e nuk më dëgjuan.”
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Jeremia mori një rrotull tjetër, ia dha Barukut, birit të Nerisë, shkruesit. Ky i shkroi në të, nën diktatin e Jeremisë, të gjitha fjalët e librit, që e dogji në zjarr Joakimi, mbreti i Judës. Për më tepër qenë shtuar edhe shumë fjalë të tjera të ngjashme me ato.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.