Gjykim përmbledhës mbi Sedecinë
1Sedecia, biri i Jozisë, u bë mbret në vend të Konisë, birit të Joakimit. Sedecinë e vuri mbret Nabukodonozori, mbreti i Babilonit, në tokën e Judës.
2Por as ky, as shërbëtorët e tij, as populli i vendit nuk i dëgjuan fjalët e Zotit që i foli nëpërmjet gojës së profetit Jeremi. Sedecia këshillohet me Jereminë për ndërprerjen e rrethimit në vitin 588
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sedecia këshillohet me Jereminë për ndërprerjen e rrethimit në vitin 588
3Mbreti Sedeci dërgoi Jukalin, djalin e Selemisë, edhe priftin Sofoni, djalin e Maasisë, te Jeremia profet me këtë porosi: “Lutju për ne Zotit, Hyjit tonë!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jeremia asohere shkonte e vinte nëpër popull i lirë; ende nuk e kishin burgosur.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndërkaq, ushtria e faraonit po depërtonte nga Egjipti e, kaldenjtë, që e rrethonin Jerusalemin, posa e morën këtë lajm, u larguan nga Jerusalemi.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë fjala e Zotit i qe drejtuar profetit Jeremi:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7“Kështu thotë Zoti, Hyji i Izraelit: Kështu thuajini mbretit të Judës që ju dërgoi të më pyetni: Ja, ushtria e faraonit që ju erdhi në ndihmë, do të kthehet në vendin e vet, në Egjipt.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë do të kthehen kaldenjtë dhe do të luftojnë kundër këtij qyteti, do ta pushtojnë dhe do ta djegin me zjarr.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu thotë Zoti: Mos e rreni vetveten duke thënë: ‘Shkuan kaldenjtë e na e morën të ligën’, sepse ata nuk do të largohen.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po edhe sikur t’ia dilni ta shpartalloni tërë ushtrinë e kaldenjve që luftojnë kundër jush e nëse mbesin edhe vetëm disa të plagosur, ata do të çohen prej çadrave të tyre dhe do ta djegin me zjarr këtë qytet!” Burgimi i Jeremisë. Përmirësimi i fatit të tij
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Burgimi i Jeremisë. Përmirësimi i fatit të tij
11Kur ushtria e kaldenjve u largua nga Jerusalemi për shkak të ushtrisë së faraonit,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Jeremia doli nga Jerusalemi për të shkuar në tokën e Beniaminit me qëllim që të rregullojë një çështje ndarjeje të pronës me të vetët. Mirëpo,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13kur arriti te dera e Beniaminit, në derë ishte një farë Jerie, biri i Selemisë, të birit të Hananisë, rojtar i derës. Atëherë e kapi profetin Jeremi e tha: “Ti po ikën te kaldenjtë!”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Jeremia iu përgjigj: “Është gënjeshtër! Unë nuk po shkoj te kaldenjtë!” Por ai s’deshi të marrë vesh, por Jeria e kapi Jereminë dhe e çoi te paria.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Paria u hidhëruan kundër Jeremisë, e rrahën dhe e burgosën në shtëpinë e shkruesit Jonatan: sepse atë e kishin shndërruar në burg.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kështu Jeremia u fut në një sternë me hark në dhe; aty Jeremia ndenji për shumë ditë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mbreti Sedeci dërgoi për ta marrë dhe, fshehtas, në shtëpinë e vet e pyeti: “A kemi ndonjë fjalë prej Zotit?” Jeremia iu përgjigj:” Ka!”, dhe vazhdoi: “Do të biesh në dorën e mbretit të Babilonit!”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Pastaj Jeremia i tha mbretit Sedeci: “Ç’gabim paskam bërë unë ndaj teje, ndaj shërbëtorëve të tu dhe ndaj këtij populli që më hodhët në burg?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ku janë profetët tuaj që ju profetizonin dhe ju thonin: ‘Mbreti i Babilonit nuk do t’ju sulmojë as ju as këtë vend?’
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Tashti po të lutem, më dëgjo Imzot, o mbret, merre parasysh lutjen time dhe mos më rikthe në shtëpinë e Jonatanit, shkruesit, që të mos vdes atje.”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Këndej mbreti Sedeci urdhëroi të çohet Jeremia në oborrin e burgut, t’i jepet çdo ditë një bukë ndore e sjellë nga rruga e Furrtarëve derisa të mos ketë më bukë në qytet. Kështu Jeremia mbeti në oborrin e burgut.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.