Jeremia në ubël.
Jeremia në ubël. Ndërhyrja e Abdemelekut
1Por dëgjuan Safatia, biri i Matanit, Gedalia, biri i Fasurit, Jukali, biri i Selemisë dhe Fasuri, biri i Malkisë për fjalët që Jeremia ia thoshte mbarë popullit:
2”Kështu thotë Zoti: Kushdo që të qëndrojë në këtë qytet, do të vdesë nga shpata, uria e murtaja, ndërsa kush të ikë te kaldenjtë, do të jetojë; do të jetë i lumë që e ka shpëtuar kokën e do të jetojë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse kështu thotë Zoti: Me siguri ky qytet do të bjerë në duar të mbretit të Babilonit dhe ai do ta pushtojë!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë paria i thanë mbretit: “Kërkojmë që të vritet ky njeri: me qëllim po ua humb guximin luftëtarëve që qëndrojnë në këtë qytet dhe mbarë popullit duke u thënë fjalë të tilla, sepse ky njeri nuk kërkon të mirën e këtij populli, por të zezën.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mbreti Sedeci tha: “Ja, ai është në duart tuaja; mbreti s’ka se si t’ju mohojë ndonjë gjë!”
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu, pra, e morën Jereminë dhe e hodhën në një sternë të Malkisë, birit të mbretit, që ishte në oborr të burgut. Në sternë Jereminë e lëshuan me litarë. Në ubël nuk kishte ujë, por baltë. Kështu Jeremia u zhyt në baltë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por dëgjoi Abdemeleku etiopas, një oborrtar në pallatin e mbretit, se e kishin hedhur Jereminë në ubël. Mbreti ishte ndalur te dera e Beniaminit;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Abdemeleku doli nga pallati mbretëror dhe foli me mbretin. I tha:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9“Imzot, o mbret, kanë vepruar keq ata njerëz gjithçka kanë bërë kundër profetit Jeremi: e kanë hedhur në ubël që të vdesë aty prej urisë, sepse në qytet nuk ka më bukë!”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë mbreti i dha Abdemelekut etiopas këtë urdhër: “Merri me vete prej këtu tre burra dhe nxirre profetin Jeremi nga ubla para se të vdesë!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Abdemeleku, si i mori me vete njerëzit, hyri në shtëpinë e mbretit, në odën që ishte nën thesar, i mori disa zhele prej petkave të vjetra, i shqeu dhe i lëshoi me litarë te Jeremia në ubël.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë Abdemeleku etiopian i tha Jeremisë: “Vëri këto peca e këto zhele nën sqetull e mbi to litarin!” Jeremia bëri ashtu.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Me litarë e nxorën Jereminë dhe e hodhën përjashta ublës. Jeremia u ndal në oborrin e burgut. Kuvendimi i fundit i Jeremisë me Sedecinë
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kuvendimi i fundit i Jeremisë me Sedecinë
14Mbreti Sedeci dërgoi dhe bëri të sillet tek ai profeti Jeremi te dera e tretë që ishte në Shtëpinë e Zotit. Mbreti i tha Jeremisë: “Dua të të pyes një fjalë, mos më fsheh asgjë!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E Jeremia iu përgjigj Sedecisë: “A nuk më vret nëse ta shpall? Por në qoftë se të këshilloj, ti s’do të më dëgjosh!”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prandaj mbreti Sedeci iu përbetua fshehtazi Jeremisë: “Pasha Zotin e gjallë, që na e jep këtë jetë, nuk do të të vras as nuk do të të lëshoj në duar të njerëzve që e kërkojnë kokën tënde.”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Jeremia i tha Sedecisë: “Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Nëse del e u dorëzohesh oficerëve të mbretit të Babilonisë, ti do ta shpëtosh kokën, ky qytet nuk do të digjet, ti dhe familja jote do të shpëtoni.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Por, në qoftë se nuk do të dalësh t’u dorëzohesh oficerëve të mbretit të Babilonisë, ky qytet do t’u lihet në dorë kaldenjve. Ata do ta djegin me zjarr dhe ti s’do të shpëtosh prej duarve të tyre.”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë mbreti Sedeci i tha Jeremisë: “Jam shumë i brengosur për shkak të judenjve që kanë kaluar te kaldenjtë: kam frikë se ndoshta më lëshojnë në duar të tyre e ata më përqeshin!”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por Jeremia iu përgjigj: “S’do të të dorëzojnë! Dëgjoje, po të lutem, fjalën e Zotit, që unë po ta them dhe do të jetë mirë për ty dhe do të të shpëtojë jeta.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, në qoftë se s’do të duash të dalësh, ja se ç’më ka dëftuar Zoti:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ja, të gjitha gratë që ende qëndrojnë në pallatin e mbretit të Judës, do t’i çojnë te oficerët e mbretit të Babilonisë dhe do të thonë: ‘Të kanë ngashnjyer e të kanë tradhtuar njerëzit që ti u besoje; në llom po të zhyten këmbët, kurse ata të lanë e shkuan.’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Po, se të gjitha gratë e tua e të gjithë fëmijët e tu do t’i çojnë te kaldenjtë. Po as ti nuk do t’u shpëtosh duarve të tyre, por do të biesh në dorën e mbretit të Babilonit, kurse këtë qytet do ta djegë.”
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë Sedecia i tha Jeremisë: “Askush të mos i dijë këto fjalë, përndryshe do të vritesh.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por, në qoftë se do ta marrin vesh dinjitarët se kam folur me ty e në qoftë se vijnë te ti e të pyesin: ‘ Na trego çka ke biseduar me mbretin, mos na fsheh gjë e nuk do të të vrasim, si edhe çka ka biseduar me ty mbreti’,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26thuaju:’ I bëra lutje mbretit të mos urdhërojë të më kthejnë në shtëpinë e Jonatanit që të mos vdes atje. ’“
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Vërtet shkuan të gjithë dinjitarët te Jeremia dhe e pyetën. Ai u tha të gjitha fjalët që ia kishte urdhëruar mbreti. Kështu ata e lanë në qetësi, sepse gjë s’u mor vesh prej asaj bisede.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Jeremia mbeti në oborrin e burgut deri ditën që u pushtua Jerusalemi.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.