Fati i Jeremisë në pushtimin e Jerusalemit
1Të nëntin vit të Sedecisë, mbretit të Judës, në të dhjetin muaj, erdhi Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë dhe mbarë ushtria e tij te Jerusalemi dhe po e mbante të rrethuar.
2Të njëmbëdhjetin vit të Sedecisë, në muajin e katërt, të nëntën ditë të muajit, u hap një vrimë në qytet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Hynë të gjithë prijësit e mbretit të Babilonisë dhe u ndalën te dera e Mesme: Neregel Sareser, Samegar - Nabu, Sarsakimi, kryekomandanti, Neregel Sereseri, kryemagjistari, dhe të gjithë prijësit e tjerë ushtarakë të mbretit të Babilonisë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur i pa mbreti i Judës, Sedecia, e të gjithë luftëtarët e tij, u vunë në ikje e, natën, dolën prej qytetit, për rrugë të kopshtit të mbretit, nëpër derën që është ndërmjet dy mureve, dhe dolën në udhën e Arabës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, çetat e kaldenjve i ndoqën. Sedecinë e zunë në Fushat e Jerikos dhe, pasi e kapën, e çuan te Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, në Reblë, që është në tokën Emat. Aty ai ia shpalli dënimin.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mbreti i Babilonisë në Reblë ia preu bijtë Sedecisë ndër sy të tij; po ashtu mbreti i Babilonit e preu të gjithë parinë e Judës.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pastaj Sedecisë ia nxori sytë dhe e lidhi në pranga për ta çuar në Babiloni.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë kaldenjtë u dhanë zjarrin pallatit të mbretit dhe shtëpive të popullit dhe i rrënuan muret e Jerusalemit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mbarë tepricën e popullit që kishte mbetur në qytet, të ikurit që kishin kaluar tek ai e mbarë tjetrin popull, Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, i shpuri në Babiloni.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, skamnorët e popullit që nuk kishin kurrgjë i la në tokën e Judës dhe me atë rast u ndau vreshta e ara.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Lidhur me Jereminë, Nabukodonozori, mbreti i Babilonisë, i dha këtë urdhër Nabuzar- danit, kryekomandantit të rojës trupore:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12”Merre dhe mos m’ia ndaj sytë! Mos i bëj kurrnjë të keqe, përkundrazi bëj për të gjithçka që të dojë ai!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kështu, pra, Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, Nabusezbani, kryetari i oborrtarëve, Neregel Sereseri, kryetari i magjistarëve dhe e gjithë paria e mbretit të Babilonisë,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14çuan njerëzit dhe e sollën Jereminë nga oborri i burgut e ia dorëzuan Godolisë, birit të Ahikamit, të birit të Safanit, që ta çojë në shtëpi. Kështu Jeremia qëndroi në mes të popullit. Profeci shpëtimprurëse për Abdemelekun
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Profeci shpëtimprurëse për Abdemelekun
15Ndërkohë që Jeremia ishte ende i burgosur në oborrin e burgut, fjala e Zotit i kishte qenë drejtuar kështu:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16“Shko e thuaji Abdemelekut etiopas: Kështu thotë Zoti i Ushtrive, Hyji i Izraelit: Shiko, unë dua t’i çoj në vend kundër këtij qyteti fjalët e mia që sjellin të keqen e jo të mirën. Kur të sendërtohen ndër sytë e tu, atë ditë,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17unë do të të shpëtoj po atë ditë - është fjala e Zotit - dhe ti nuk do të lëshohesh në duart e atyre që ti ua ke frikën,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18por me siguri unë do të të shpëtoj dhe shpata nuk do të të presë, jeta jote e shpëtuar do të jetë thuajse preja jote, sepse ti e ke vënë shpresën tënde në mua” - është fjala e Zotit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.