biri i Natanisë
1Dhe të shtatin muaj erdhi Ismaeli, biri i Natanisë, të birit të Elisamës, nga fara mbretërore dhe një nga mbarështuesit e lartë të mbretit, dhe me të edhe dhjetë burra, te Godolia, biri i Ahikamit në Masfë. Aty edhe hëngrën bukë së bashku në Masfë.
2Por Ismaeli, biri i Natanisë, dhe dhjetë burrat, që ishin me të, u ngritën, e goditën me shpatë Godolinë, birin e Ahikamit, të birit të Safanit; e vranë atë që mbreti i Babilonit e kishte bërë të parin e vendit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ismaeli i vrau gjithashtu edhe të gjithë judenjtë që ishin me Godolinë në Masfë, si dhe kaldenjtë që u gjendën aty e ishin ushtarë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të nesërmen, pasi u vra Godolia dhe askush ende nuk e dinte,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5erdhën disa njerëz nga Sikemi, nga Siloja e nga Samaria, tetëdhjetë burra, me mjekërr të rruar, me petka të shqyera, me gërvishtje në trup, sillnin në duar kushte e kem për t’i flijuar në Shtëpinë e Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ismaeli, biri i Natanisë, doli nga Masfa për t’i takuar. Ecte rrugës duke qarë. Kur u takua me ta, u tha: “Ejani te Godolia, biri i Ahikamit.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur ata arritën në mes të qytetit, Ismaeli, biri i Natanisë, i preu, dhe ai, me njerëzit që ishin me të, i hodhi në sternë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ndër ta u gjetën dhjetë vetë që i thanë Ismaelit: “Mos na mbyt, sepse kemi në ara ushqime rezervë të fshehura: grurë, elb, vaj e mjaltë”. Ai atëherë hoqi dorë e nuk i vrau ata as vëllezërit e tyre.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sterna, në të cilën Ismaeli i kishte hedhur kufomat e njerëzve, që i vrau, është sterna e madhe që e punoi mbreti Asë kundër Baasës, mbretit të Izraelit. Liqethin Ismaeli, biri i Natanisë, e mbushi me të vrarë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë Ismaeli e mori me vete tepricën e popullit që ishte në Masfë, bijat e mbretit dhe mbarë popullin që kishte mbetur në Masfë, të cilët Nabuzardani, kryekomandanti i rojës trupore, ia kishte lënë nën kujdes Godolisë, birit të Ahikamit; Ismaeli, biri i Natanisë, i mori me vete dhe u nis për të kaluar te bijtë e Amonit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por dëgjoi Johanani, biri i Kareesë, dhe të gjithë oficerët që ishin me të për këtë kërdi të madhe që e kishte bërë Ismaeli, biri i Natanisë,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12i morën të gjithë njerëzit e vet, u nisën të luftojnë kundër Ismaelit, birit të Natanisë. E gjetën tek Ujërat e Mëdha që janë në Gabaon.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbarë populli që ishte me Ismaelin, kur e pa Johananin, birin e Kareesë, dhe të gjithë oficerët që ishin me të, u gëzuan shumë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë mbarë populli që Ismaeli e kishte marrë rob në Masfë, u kthye e shkoi te Johanani, biri i Kareesë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por Ismaeli, biri i Natanisë, me tetë vetë iku para syve të Johananit dhe kaloi ndër amonë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë Johanani, biri i Kareesë, e oficerët që ishin me të, i morën tepricat e popullit që i kishte marrë robër Ismaeli, biri i Natanisë, nga Masfa, pasi e pati vrarë Godolinë, birin e Ahikamit: trima, gra, fëmijë e oborrtarë, të cilët u kthyen nga Gabaoni.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17U nisën për rrugë e zunë vend në Gerutkamaam, që është afër Betlehemit. Aty pushuan pak, sepse kishin për qëllim që të vazhdonin udhën për të kaluar në Egjipt
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18larg nga kaldenjtë. Vërtet, i druanin kaldenjtë, sepse Ismaeli, biri i Natanisë, e kishte vrarë Godolinë, birin e Ahikamit, të cilin mbreti i Babilonisë e kishte bërë qeveritar të vendit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.