I. PARATHËNIE
Satani e vë në provë Jobin
1Na ishte dikur në tokën Hus një burrë që quhej Job. Ishte njeri i patëmeta dhe i drejtë, i cili e kishte frikë Hyjin dhe i shmangej të së keqes.
2I kishin lindur shtatë djem e tri vajza.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kishte shtatë mijë dele, tri mijë deve, pesëqind pendë qe, pesëqind gomare dhe shumë shërbëtorë. Ishte ky njeri shumë i madh ndër të gjithë njerëzit e Lindjes.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Bijtë e tij e kishin doke të shkonin me radhë në gostitje te njëri tjetri dhe çonin e i thirrnin edhe tri motrat për të ngrënë e për të pirë me ta.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Si kalonin ditët e gostive, Jobi i thërriste të vinin tek ai për t’i pastruar. Ngritej herët në mëngjes dhe për secilin kushtonte fli shkrumbimi. Sepse i thoshte mendja: »Ndoshta mund të kenë mëkatuar bijtë e mi dhe e kanë mallkuar Hyjin në zemrat e veta.« Jobi vepronte kështu çdo herë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E një ditë, Bijtë e Hyjit shkuan për t’u paraqitur te Zoti. Bashkë me ta qe edhe Satani.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti e pyeti Satanin: »Nga po vjen?« Ky i përgjigji: »E mora dheun në sy dhe e përshkova skaj më skaj.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Zoti e pyeti: »A mos e pe kund Jobin, shërbëtorin tim? S’e ka shoqin mbi tokë: njeri i patëmeta dhe i drejtë, që e ka frikë Hyjin dhe i shmanget të së keqes.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por Satani i përgjigji Hyjit: »Pse a thua Jobi kot e dron Hyjin?!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pse a nuk e ke rrethuar me gardh atë, shtëpinë e tij e gjithçka është e tija? Pse a nuk ia ke bekuar çdo ndërmarrje të tij dhe kështu u rrit mbi tokë pasuria e tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por sprovo e shtrije njëherë pakësa dorën tënde e preke në gjithçka ka, pale a nuk do të mallkojë në fytyrë!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Hyji i përgjigji Satanit: »Mirë, pra! Gjithçka është në dorën tënde: por ruaju se vë dorë në të.« Satani u largua nga prania e Zotit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Një ditë, kur bijtë e Jobit po hanin e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të vet të madh,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14ia behi lajmëtari te Jobi e i tha: »Qetë po lëronin e gomaret po kullotnin afër tyre,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15kur qe, papritmas u sulën sabenjtë, rrëmbyen qe e gomare, shërbëtorët i prenë me shpatë dhe shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ndërkohë që ky ende po fliste, erdhi një tjetër e tha: »Zjarri i Hyjit ra prej qiellit, i dogji delet e i përpiu barinjtë dhe shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po edhe ndërsa ky ende po fliste, ia behi një tjetër e tha: »Kaldenjtë u ndanë në tri çeta, i sulmuan devet, i rrëmbyen ato, i prenë barinjtë me shpatë dhe shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ende ky po fliste, kur qe, një tjetër hyri e tha: »Ndërsa djemtë e tu e vajzat e tua po hanin bukë e po pinin verë në shtëpinë e vëllait të vet të parëlindur,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19u sul një stuhi papritmas tejet e fortë nga ana e shkretëtirës dhe i tundi katër këndet e shtëpisë. Shtëpia ra, i shtrydhi fëmijët e tu e mbetën vdekur, e shpëtova vetëm unë që po ta sjell këtë lajm të zi.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Atëherë Jobi u çua në këmbë, i shqeu petkat e veta, e rroi kryet, ra me fytyrë përdhe në adhurim
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe tha: »Lakuriq dola nga kraharori i nënës e lakuriq do të kthehem atje. Zoti i ka dhënë e Zoti i ka marrë; si ka dashur Zoti, ashtu u bë: qoftë bekuar Emri i Zotit!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Në të gjitha këto fatkeqësi Jobi nuk mëkatoi dhe s’e tha me gojën e vet asnjë marrëzirë kundër Hyjit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.