Hyjshmia e Nikanorit
1Nikanori e mori vesh se njerëzit që ishin me Judën ndodheshin në krahinën e Samarisë, vendosi t’i sulmojë pa farë rreziku ditën e pushimit.
2Judenjtë që përdhunë u duhej të shkonin me të, i thanë: »S’ka hije t’i vrasësh në një mënyrë kaq të egër e barbare, por jepi nder më të ndershmes ditë që e ka shenjtëruar Ai që sheh gjithçka.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai fatziu pyeti a do të ketë në qiell ndonjë të fuqishëm që ka urdhëruar të mbahet e shtuna.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E kur ata i përgjigjën: »Është Zoti i gjallë, Zotëruesi i qiellit, i cili urdhëroi të shenjtërohet dita e shtatë!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, ai tha: »Edhe unë jam gjithashtu zotërues mbi tokë që urdhëroi të merren armët e të kryhen punët e mbretit!« Megjithatë nuk ia doli ta kryejë synimin e vet të mbrapshtë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Nxitja dhe ëndrra e Judës
6Ndërkaq Nikanori, me zverrk lart prej krenisë së pashoqe, kishte vendosur në mendje të vet të ndërtojë një trofe botor me prenë që do t’ua merrte njerëzve të Judës.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Makabeu, përkundrazi, kishte besim të pandërprerë e shpresë të sigurt se do ta ndihmonte Zoti
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8dhe u jepte zemër të vetëve të mos i tremben ardhjes së paganëve, por t’i mbanin në mend ndihmat që u ishin bërë nga Qielli e tash të shpresojnë se do të ngadhënjejnë me ndihmën e të Gjithpushtetshmit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Duke u dhënë kështu zemër me fjalët e Ligjit e të Profetëve, duke ua sjellë në mendje luftërat që i kishin luftuar, ua mbushi zemrën me guxim.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pasi kështu të gjithëve ua ndezi flakë ndjenjat, ua zbuloi dhe ua vërtetoi pabesinë e paganëve dhe thyerjen e përbetimeve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi i armatosi të gjithë, jo aq me shqyta e me heshta sa me fjalë të mira e fjalim guximdhënës, u dëftoi një ëndërr të denjë për t’u besuar, pothuajse vegim, që të gjithë i gëzoi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Vegimi i tij ishte ky: Onia, që kishte pasë qenë kryeprift, burrë i ndershëm e i mirë, në takim i sjellshëm, në doke i matur, gojëmbarë në bisedë, që i kishte ushtruar që në fëmijëri të gjitha virtytet, me duar të lartësuara, lutej për të gjithë popullin e judenjve.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pastaj i ishte dukur edhe një njeri tjetër, në shenjë për thinja e për nder, të një madhërie të mrekullueshme e denjësie të madhërueshme.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Onia kishte thënë: »Ky është dashamirësi i vëllezërve, që lutet shumë për popullin e për Qytetin e shenjtë: është Jeremia, profeti i Hyjit.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Jeremia e shtriu dorën e djathtë e ia dha Judës një shpatë të artë e, ndërsa po ia jepte, i kishte thënë:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16»Merre shpatën e shenjtë dhuratë prej Hyjit, me të do t’i zhbish kundërshtarët!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjendja shpirtërore e luftëtarëve
17Të nxitur nga fjalët shumë të flakta të Judës, të afta t’i shtyjnë në trimëri e t’i burrërojnë edhe zemrat e të rinjve, judenjtë vendosën të mos qëndrojnë në fushim, por të sulen me guxim e ta vendosin fatin me përleshje të hapët me të gjitha fuqitë, sepse Qyteti, gjërat e shenjta e Tempulli ishte në rrezik.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Për ta frika për gra, fëmijë, vëllezër e të afërm ishte më e vogël, sepse shqetësimi i parë e kryesor ishte për Tempullin e shuguruar.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shqetësimi nuk ishte më i vogël as i atyre që kishin qenë lënë në qytet për shkak të përleshjes në fushë të hapët.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E, ndërsa të gjithë po prisnin vendimin e përleshjes së afërme, armiqtë tashmë kishin filluar sulmin, ushtria ishte vënë në rreshtat e luftimit, elefantët ishin renditur në vendet përkatëse, kalorësia në vend të vet,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Makabeu po e shikonte ushtrinë e madhe që afrohej, veglat e ndryshme të armatimit të tyre, pamjen tmerruese të elefantëve, duke i shtrirë duart e veta drejt Qiellit që bën mrekulli, iu lut Zotit, i bindur plotësisht se Ai nuk e ndan fitoren sipas armëve, por ua jep atyre që Ai i gjykon të denjë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Duke u lutur, tha kështu: »Ti, o Zotërues, që e dërgove engjëllin tënd në kohën e Ezekisë, mbretit të Judesë, dhe ai i zhbiu njëqind e tetëdhjetë e pesë mijë ushtarë të Senakeribit,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dërgoje edhe kësaj herë, o Zotëruesi i qiellit, engjëllin tënd të mirë para nesh që të mbjellë frikë e tmerr!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Le t’i tmerrojë fuqia e madhërueshme e krahut tënd ata që, me hyjshmi në gojë, po e sulmojnë popullin tënd të shenjtë!« Dhe kështu i dha fund uratës.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpartallimi e vdekja e Nikanorit
25Ndërsa ata që ishin me Nikanorin afroheshin me zë të borive e me këngë lufte,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26ata që ishin me Judën u përleshën me armiq duke u lutur e thënë uratë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Duke luftuar me duar e duke iu lutur Zotit me zemër, i shtruan për tokë jo më pak se tridhjetë e pesë mijë njerëz, mrekullisht të kënaqur me praninë e Hyjit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Si mori fund lufta e, ndërsa të gëzuar po ktheheshin, e njohën Nikanorin të vrarë, të ngjeshur në armët e veta.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Lëshuan britma hareje me gëzim të papërmbajtur, e falënderonin Zotin e gjithpushtetshëm në gjuhën atërore.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Atëherë ai që për çdo gjë kishte qenë i pari, korp e shpirt, të luftojë për bashkëqytetarë, ai që e kishte ruajtur dashurinë e rinisë për kombin e vet, urdhëroi t’i pritet koka dhe dora me gjithë shpatull Nikanorit e të çoheshin në Jerusalem.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kur arriti atje, i bashkoi bashkëvëllezërit e priftërinjtë e, duke qëndruar përpara lterit, i thirri edhe ata që ishin në Qytezë:
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ua dëftoi kokën e Nikanorit të patenzonë dhe dorën e bakeqit, të cilën duke e shtrirë kundruall Tempullit të shenjtë të Hyjit të gjithpushtetshëm, ishte lavdëruar me aq madhështi.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mandej, pasi e preu gjuhën e Nikanorit hyjshmues, dha urdhër t’u qitej shpendëve grimë nga një grimë dhe të varej përballë Tempullit shpërblimi i marrëzirës së tij.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë të gjithë ngritën drejt qiellit bekime Zotit të lavdishëm me këto fjalë: »Qoftë bekuar Ai që e ruajti Banesën e vet të papërdhosur!«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Mandej Juda e vari kokën e Nikanorit në Qytezë, ku ta shihnin të gjithë si shenjë të qartë të ndihmës së Zotit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Atëherë të gjithë një zëri vendosën që të mos lihet assesi të kalojë ajo ditë pa kremtim, por të festohet të trembëdhjetën ditë të muajit të dymbëdhjetë - që quhet në gjuhën aramaike Adar, në sy të ditës së Mardokeut.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pasthënia e përpiluesit
37Kështu, pra, shkuan punët me Nikanorin e, pasi nga ajo kohë qytetin e mbajtën në dorë hebrenjtë, edhe unë këtu po i jap fund tregimit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Nëse e kam përpiluar mirë e si duhet, atë edhe e kam pasur dëshirë; por në qoftë se e kam përpiluar dobët e mesatarisht, është krejt ç’kam mundur të bëj.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Por, sikurse të pihet vetëm verë ose vetëm ujë, është e dëmshme, ndërsa vera e përzier me ujë është e pëlqyeshme e jep kënaqësi, kështu edhe mjeshtria e rënditjes së mirë të tregimit, i kënaq veshët e atyre që u ndodh ta lexojnë librin. Këtu, pra, po i jap fund.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.