Hyji është larg e e keqja ngadhënjen
1Përgjigji Jobi edhe tha:
2»Edhe tash ankimin e kam të hidhur, rëndë mbi mua peshon dora e tij.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sikur të dija vetë Atë ta gjeja, oh të mbërrija deri në fron të tij!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Një gjykim para Tij do të hapja, plot arsye do të ishte goja ime.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Do t’i ndjeja arsyet që do të më jepte, do të kuptoja se çka Ai do të më thoshte.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6A do të nxehej në rragatje me mua? Jo! Mjaft do të më dukej të më dëgjonte ankimin!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë do të shihte një kundërshtar të drejtë, çështja ime do të dilte ngadhënjyese.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Në shkofsha në lindje Ai s’do të më dëftohet, as në perëndim s’do ta takoja,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9majtë n’u sjellsha askund s’do ta ndeshja, nëse marr djathtas, syri s’do të ma shohë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E pra, jetën Ai mua mirë ma njeh, le të më sprovojë: ar i pastër dal!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Këmba ime gjurmëve të tija ecën, kurrë s’e shmanga në jetë udhën e tij.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pikë për pikë Ligjin ia kam mbajtur, fjalët e tija në zemër i kam vënë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Çfarë vendos kush e bën të ndërrojë? Çka synoi Ai gjithmonë e zbatoi.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Do të zbatojë ç’ka në mend për mua, si çdo tjetër që e ka shestuar.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prandaj dridhem para tij, e mendoj e frika më kap.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Hyji zemrën më ka ligështuar, i Gjithpushtetshmi më ka tmerruar.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17S’është errësira që më merr jetën, as terri që f’tyrën më mb’lon.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.