IV. Lavdërim Urtësisë
Urtësia e paafrueshme për njeriun
1»Po, argjendi i ka vendburimet, e ka ari vendin ku pastrohet.
2Edhe hekuri prej dheut nxirret, ndahet bakri nga guri i shkrirë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Njerëzit territ cak i vënë, e shkojnë deri në skaj të thellësisë përpas gurit të errësirës e të hijes.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Hapin pusa larg nga vendbanimi, edhe të këmbëve harrojnë përdorimin, të varur dridhen e janë larg prej njerëzve.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Toka prej të cilës lind buka zhbordohet brenda si ta digjte zjarri,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6gurët e saj qilarë janë të safirit, pluhuri i të cilit krejt është ar.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7S’ia njeh shtegun shpendi grabitqar, s’e vëgon as syri i skifterit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Nuk e rrahën këmbët e shtazëve të egra, nëpër të s’u përshkua luanesha.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kundër shkëmbit njeriu e ngrit dorën, fundin maleve në majë ua qet njeriu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nëpër qeta ai hap galeri, i zb’lon syri sendet e paçmueshme.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Lumenjve u shqyrton thellësitë, i qet në dritë sendet e fshehta.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mirë por Dija ku mendon se gjendet? Ku është vendi i Kuptimit?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Përbërjen s’ia di njeriu, nuk gjendet në tokën e të gjallëve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Humnera thotë: ‘Tek unë nuk është!’ pohon deti: ‘S’është në mua!’
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nuk fitohet me ar të kulluar, me argjend ajo s’mund të blehet,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16nuk vlerësohet me ar prej Ofirit, me sardonik as me safir të paçmueshëm.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17S’krahasohet me ar as me qelq as s’shndërrohet me enë ari të pastër.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ç’i zë në gojë korale e kristale, është më e vlershme se perlat Urtësia!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19I Etiopisë topazi me të s’matet, pranë saj ari e humbat vlerën!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Nga, pra, Dija thua na vjen neve? Ku është vendi i Kuptimit?
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mbetet fshehtë për sytë e të gjallëve, e fshehtë mbetet edhe për shpendë të qiellit!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Humnera e vdekja thonë: ‘Vetëm zërin i kem’ dëgjuar!’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Vetëm Hyji ia di udhën, ku qëndron veç Ai e di!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ai ia sheh botës mbarimin, gjithçka është nën kupë qiellore,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur Ai deshi erës t’i japë peshë, e kur ujërat i peshon në peshojë,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26e kur shirave ligj u vuri edhe udhën vetëtimës gjëmuese,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ai atëherë, pra, e vlerësoi, e përgatiti dhe e shqyrtoi.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë Ai i tha njeriut: »Frika e Zotit - ja ç’është Dija! Iki të keqes - ja se ç’është Urtia!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.