III. BISEDAT E ELIUHIT
Ndërhyrja e Eliuhit
/31,40b/ Kur Jobi u dha fund fjalëve të veta,
1ata tre njerëz pushuan t’i përgjigjeshin, sepse Jobi e mbante veten të drejtë.
2Por atëherë u hidhërua dhe u zemërua Eliuhi, biri i Barakelit të Buzit, i fisit Ramaj. E u hidhërua në Jobin sepse thoshte për vete se ishte i drejtë para Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Gjithashtu u zemërua edhe në miqtë e vet, sepse nuk ditën të gjejnë përgjigje, por vetëm e dënuan Jobin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Këndej edhe Eliuhi priti deri sa foli Jobi, sepse ata që flisnin ishin më të moçëm.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, si pa Eliuhi se ata tre nuk mundën t’i përgjigjeshin, u hidhërua shumë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë e mori fjalën Eliuhi, biri i Barakelit Buzit, dhe tha: »Për kah mosha i ri unë jam, kurse ju e arritët pleqërinë, prandaj edhe frikë kisha dhe droja t’jua tregoj mendimin tim.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mendoja: ‘Le të flasë mosha dhe të thinjurit dijen ta mësojnë!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por sa po shoh është shpirti në njerëzit, është frymëzimi që vjen prej të Lumit, që njerëzve u jep kuptim.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mosha e gjatë s’e jep urtësinë e shpesh pleqtë s’e dallojnë të drejtën.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Këndej dhe unë ju ftoj të më dëgjoni, dua edhe vetë t’jua dëftoj dijen.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Me vëmendje jua dëgjova fjalët, urtisë suaj veshin ia vura të zgjidhni çështjen kur sprovuat.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12U mundoja vesh t’ju marr. Por mjerisht, sa unë po shoh, ju asnjëri s’qetë të zotët ta bindnit Jobin… t’u përgjigjeshit fjalëve të tija!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ruaj se thoni: ‘Gjetëm dijen, ta dënojë Hyji e jo njeriu!’
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Prandaj fjalë s’do të them si këto, as si ju s’do t’i përgjigjem.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mbetën të mundur, nuk përgjigjën, nga biseda hoqën dorë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prita, por ata më s’folën, pasi mbetën shtang pa gjegje,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17më takon mua tash të përgjigj, ta dëftoj dijen që kam.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E kam mjaft veç fjalë për të thënë, se më shtyt shpirti brend në krah’ror.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Jam fryrë si mushti i mbyllur që i pëlcet rrëshekët e rinj!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Do të flas që pakëz të shfrej, buzët do të hap e do të ligj’roj.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21S’do të shikoj se kush çka është, askërkënd unë s’do të përkëdhel,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22unë nuk di kurrsi të lurtoj: Basi im me shpejt do të më shuante.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.