Të gjithë kapitujt

Joeli · Kapitulli 3

II. KOHA E RE E DITA E ZOTIT, 1. NDIKIMI I SHPIRTIT

5 vargje

II. KOHA E RE E DITA E ZOTIT

1. NDIKIMI I SHPIRTIT

1E pas këtyre: Do ta ndikoj Shpirtin tim mbi çdo njeri e do të bëhen profetë bijtë e bijat tuaja, pleqtë tuaj ëndrra do të shohin, djelmoshat tuaj do të kenë vegime.

2Madje edhe mbi skllevër të mi - burra e gra, në ato ditë do ta ndikoj Shpirtin tim.

3Do të bëj shenja të bindshme në qiell e në tokë: gjak e zjarr e shtylla tymi!

4Dielli do të kthehet në terr e hëna në gjak para se të vijë dita e Zotit e madhe dhe e tmerrshme!

5Do të ndodhë: Gjithkush që ta thërrasë emrin e Zotit do të shëlbohet, sepse shpëtimi do të jetë në Malin Sion e në Jerusalem - sikurse tha Zotynë - e ndër të mbeturit gjallë ata që Zoti t’i thërrasë.