2. GJYKIMI I POPUJVE
Në përgjithësi
1Sepse, ja, ndër ato ditë e në atë kohë, kur ta përmirësoj fatin e Judës e të Jerusalemit,
2do ti mbledh të gjithë popujt e do t’i çoj në fushën e Jozafatit. Atje do të bëj gjyq me ta lidhur me popullin tim, Izraelin, pronën time, që i shpërndanë nëpër kombe dhe e ndanë tokën time.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Mbi popullin tim hodhën short, i ndërruan djelmoshat me lavire, vajzat i shitën për verë e pinë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Paditje kundër fenicianëve e filistenjve
4Çfarë mendoni në të vërtetë, të më bëni ju, Tir e Sidon, dhe mbarë krahinat e Filistesë? Pse, a thua doni të më hakmerreni? Po edhe nëse do të hakmerreni kundër meje, unë aspak pa u vonuar, hakmarrjen tuaj do ta sjell mbi kokën tuaj!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse ju jeni ata që e morët argjendin tim, arin tim dhe i mbartët dhe i çuat gjërat e mia të çmueshme në tempujt tuaj,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6ju që ua shitët bijtë e Judës e të Jerusalemit grekëve për ti tretur sa më larg prej atdheut të tyre,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7ja, pra, unë do ti çoj nga vendi ku ju i shitët dhe hakmarrjen tuaj do ta kthej mbi kokën tuaj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Do ti shes bijtë tuaj e bijat tuaja me dorë të bijve të Judës. Do tua shesin sabenjve, një populli të largët. Sepse kështu ka folur Zoti.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Grishja të mblidhen popujt
9Shpalleni këtë ndër popuj: shenjtërohuni për luftë! Çoni në këmbë trimat! Le të vijnë, le të sulen të gjithë luftëtarët!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ktheni plorët tuaj në shpata, drapërinjtë tuaj në heshta, le të thotë i ligshti: Trim i fortë jam unë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shpërtheni e ejani, të gjithë popujt e rrethit dhe këtu bashkohuni! Silli, o Zot, trimat e tu!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Le të çohen e le të ngjiten të gjitha kombet në fushën e Jozafatit, sepse aty do të ulem të gjykoj të gjitha kombet përreth!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në dorë merrni drapërinjtë, sepse u poqën të korrat! Ejani e shtrydhni se shtrydhësi është plot: tinarët po ngufin e derdhen, kaq e madhe ështe e keqja e tyre!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Popuj, o popuj, në Luginën e Vendimit, sepse është afër Dita e Zotit në Luginën e Vendimit!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dita e Zotit
15U terratisën diell e hënë, yjet e humbën shkëlqimin e vet!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ulërin Zoti nga Sioni, i jehon zëri nga Jerusalemi; dridhen qielli edhe toka! Për popull të vet strehim është Zoti, fortesë për bij të Izraelit!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Do ta dini se unë jam Zoti, Hyji juaj, që banoj në Sion, Malin tim të shenjtë! Vendi i shenjtë do të jetë Jerusalemi, n’për të s’do të kalojnë më të huajt!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
KOHA PARAJSORE E RIPËRTËRITJES SË IZRAELIT
18Atë ditë malet do të rigojnë musht, dhe me qumësht do të rrjedhin kodrat, të gjithë përrenjtë e Judës do të rrjedhin ujë; prej Shtëpisë së Zotit do të dalë burimi do ta ujitë luginën Setim.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Egjipti shkretëtirë do të bëhet, Idumeja e përzhitur dhe e djegur për dhunë të bërë bijve të Judës, pse gjak të pafajshëm derdhën në tokë të tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E Judeja përherë do të banohet, prej breznie në brezni Ruzalemi!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Gjakun e tyre do ta marr, s’do ta lë hupës t’u shkojë, në Sion Zoti do të banojë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.