Fjalët e Amosit që ishte bari delesh nga Tekua
Titulli
1Fjalët e Amosit që ishte bari delesh nga Tekua. Vegimet që pati lidhur me Izraelin në ditët e Ozisë, mbretit të Judës, e në ditët e Jeroboamit, birit të Joasit, mbretit të Izraelit, dy vjet para tërmetit.
Hyrje
2Ai tha: “Zoti ulërin nga Sioni, nga Jerusalemi bën t’i dëgjohet zëri; u mbuluan në zi kullotat e barinjve, shkrumb u tha bjeshka e Karmelit!”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I. GJYQ MBI PAGANËT FQINJË TË IZRAELIT E MBI VETË IZRAELIN
Damasku
3Kështu thotë Zoti: “Për tri keqbërje të Damaskut e për katër s’do ta kthej prapa vendimin: pse e shinë Galaadin me karroca të hekurta
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4do të çoj zjarrin në shtëpi të Azaelit, do ti djeg shtëpitë e Benadadit;
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5do t’ia thyej shulin Damaskut, do t’ia shpërndaj banorët Biceatavenit edhe mbajtësin e skeptrit të Betedenit, në Cir populli i Syrisë do të tretet!” thotë Zotynë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gaza e Filisteja
6Kështu thotë Zoti: “Për tri keqbërje të Gazës e për katër s’do ta kthej prapa vendimin: pse shpërngulën popullsi të tëra nëskllavëri për t’ia dorëzuar Edomit,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7do të çoj zjarrin në muret e Gazës, do t’ia përlaj pallatet
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8do t’ia shpërndaj Azotit banorët, mbajtësin e skeptrit të Askalonit, do të çoj dorë mbi Akaronin, do të shuhet teprica e filistenjve!”, - është fjala e Zotit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Tiri e Fenicia
9Kështu thotë Zoti: “Për tri keqbërje të Tirit e për katër s’do ta kthej prapa vendimin: pse shpërngulën popullsi të tëra e ia dorëzuan skllevër Edomit e sçanë kokën për lidhjen vëllazërore,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10do të çoj zjarrin në mure të Tirit, do ti përlajë pallatet e tij!”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Edomi
11Kështu thotë Zoti: “Për tri keqbërje të Edomit e për katër s’do ta kthej prapa vendimin: pse e përndoqi me shpatë vëllain e vet, e ndrydhi në vete dhimbjen e vet, madje e ngacmoi furinë e vet, zemërimin e egërsoi der’ në fund,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12do ta çoj zjarrin në Teman, do t’ia djeg Bosrës pallatet!”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Amoni
13Kështu thotë Zoti: “Për tri keqbërje të bijve të Amonit e për katër s’do ta kthej prapa vendimin: pse u shpuan barkun grave shtatzëna të Galaadit për t’i shtrirë kufijtë e vet,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14do tu jap zjarr mureve të Rabës pallatet do t’ia përpijë në ulërimën e ditës së luftës, në ditë të vorbullës e të stuhisë,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15mbreti i tyre do të shkojë në skllavëri, ai, e me të, princat e tij!”, është fjala e Zotit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.