Jona kundër dërgimit të vet
1Fjala e Zotit i qe drejtuar Jonës, birit të Amatit, e i tha:
2“Çohu e shko në qytetin e madh të Ninivës e prediko në të se fajësia e tyre ka arritur deri tek unë.”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Jona u çua për të ikur në Tarsis, larg prej Zotit. Zbriti në Jope, gjeti një anije që udhëtonte për Tarsis, pagoi çmimin e udhëtimit e hyri në të për të shkuar me ta në Tarsis, larg prej Zotit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por Zoti çoi në det një erë të madhe dhe në det u çua një stuhi e madhe sa që anija ishte në rrezik të copëtohej.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Detarët i kapi frika e secili e thirrte në ndihmë zotin e vet dhe, për ta lehtësuar anijen, i hodhën barrët në det. Ndërkaq Jona ishte ulur në fund të anijes, kishte rënë e po flinte me gjumë të rëndë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kapiteni i anijes iu afrua e i tha: “Çka? Ti po vdes në gjumë!? Çohu, thirre në ndihmë Hyjin tënd! Ndoshta Hyji mendon për ne e nuk mbytemi.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë i thanë njëri-tjetrit: “Ejani të hedhim short e të dimë pse na gjeti kjo e keqe.” Hodhën short e shorti ra mbi Jonën.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë i thanë: “Na trego për çshkak na erdhi kjo e keqe. Cila është thirrja jote? Nga po vjen? Cili është vendi yt? Cilit popull i përket?”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai iu përgjigj: “Unë jam hebre, adhuroj Zotin, Hyjin e qiellit, i cili krijoi detin e tokën.”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Njerëzit i kapi frikë e madhe e i thanë: “Pse bëre kështu!” E kishin marrë vesh se po ikte larg prej Zotit, madje edhe vetë u tregoi.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ata e pyetën: “Çfarë të bëjmë me ty që të qetësohet deti?” Sepse deti vinte e trazohej gjithnjë e më tepër.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ai u tha: “Më kapni e më hidhni në det e deti do të qetësohet. Sepse e di mirë se kjo stuhi e madhe u çua kundër jush për shkakun tim.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Njerëzit u jepnin rremave për tu kthyer në terik, por smundnin sepse deti tërbohej edhe më fort.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë iu lutën Zotit e thanë: “Ah, o Zot, mos lejo të vdesim për shkak të jetës së këtij njeriu dhe mos na e ngarko gjakun e pafajshëm, sepse ti, o Zot, ke vepruar sikurse ke dashur!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E kapën Jonën dhe e hodhën në det. Deti e qetësoi furinë e vet.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Njerëzit i pushtoi një frikë e madhe nga Zoti; i paraqitën fli dhe i bënë kushte Zotit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.