Titulli
1Vegimi i Abdisë.
Hyrja
Kështu i thotë Zoti Hyj Edomit.
E kemi dëgjuar një lajm prej Zotit
dhe një kasnec ka qenë dërguar ndër kombe:
“Çohuni! Të sulemi kundër tij!
Në luftë!”
Dënimi kundër Edomit
2Ja, të vogël po të bëj ndër popuj, je tepër i përbuzshëm!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3T’i mori mendtë krenaria e zemrës sate, o banues, ndër plasa qetash, që banon në maja të lartë e të thotë mendja: “Kush do të mund të më plandosë përtokë!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të lartësoheshe edhe si shqiponja, të ta bëje çerdhen mu ndër yje, do të t’plandosja edhe prej andej, ” ‑ është fjala e Zotit!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Asgjësimi i Edomit
5Nëse do të hynin cubat në ty ose ata që vjedhin natën ‑ si do të sharroje! A s’do të vidhnin sa u mjafton? Nëse vjelësit në ty do të hynin, a do të të linin gjë përveç ndonjë greci?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E po si e kërkuan Ezaun? Skutëliq s’lanë pa ia gjetur!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të dëbuan deri në skaj, besëlidhësit e tu të rrejtën, të mbizotëruan miqtë e tu, ata që me ty bukë hanë do ta vënë pritën! Jo, në të mençuri s’ka!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8“Pse a njëmend thua se atë ditë ‑ është fjala e Zotit ‑ s’do t’i tresë të urtët e Edomit, urtinë prej malit të Ezaut?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Do të tmerrohen ushtarët e tu, Teman, do të shfaroset çdo njeri prej malit të Ezaut.”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gabimi i Edomit
10“Për vrasjen e për dhunën kundër vëllait tënd Jakobit, do të t’mbulojë turpi, e fara do të shuhet përgjithmonë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ti qëndroje përballë atë ditë, kur të huajt rob ushtrinë ia merrnin, kur barbarët ia thyenin dyert, mbi Jerusalem kur hidhnin short, edhe ti ishe si një ndër ta.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mos iu kënaq çmoskurrjes së vëllait tënd, mos iu gëzo ditës së vështirësisë së tij! Mos u kënaq mbi bijtë e Judës ditën e rrënimit të tyre! Mos e hap vesh e më vesh gojën në ditë të ngushticës!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mos ia thyej popullit tim derën ditën e rrënimit të tij, mos ia shiko me kënaqje të keqen, ditën e shkretimit të tij! Mos vër dorë mbi kamje të tij, ditën e emnesës së tij!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14As ndër shtigje mos u vër pritë për t’i vrarë ata që ikin! Mos tradhto ata që shp’tuan ditën e ngushticës së tyre!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse afër është dita e Zotit, kundër popujve të gjithë! Sikur bëre edhe ty do të të bëhet, hakmarrja jote mbi kokë do të të bjerë!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ditën e Zotit Izraeli do të hakmerret mbi Edomin
16Sikur pitë mbi malin tim të shenjtë, të gjithë popujt vazhdimisht do të pijnë, do të pijnë e do të shpikin: do të jenë sikur të mos kishin qenë kurrë!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shpëtimi do të jetë mbi mal të Sionit ‑ i shenjtë do të jetë ‑ shtëpia e Jakobit do t’i pronësojë ata që e pronësuan atë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Zjarr do të jetë shtëpia e Jakobit, e Jozefit flakë do të jetë, kurse shtëpia e Esaut kashtë! Do ta djegin, shkrumb do ta bëjnë, kush s’do të mbesë prej shtëpisë së Ezaut, sepse Zoti kështu e ka thënë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izraeli i ri
19Do ta pushtojnë jugun, malin e Ezaut, e Sefelami filistenjtë; do të pronësojnë krahinën e Efraimit edhe krahinën e Samarisë, Beniamini do të pronësojë Galaadin.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mërgimtarët e parë të bijve të Izraelit, do të pronësojnë dheun e kananenjve deri në Sareptë; mërgimtarët e Jerusalemit që janë në Safarad, do të pronësojnë qytetet e jugut.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ngadhnjimtarë do të ngjiten në malin Sion për të sunduar malin e Ezaut, atëherë Zoti do të mbretërojë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.