Kthimi i Ninivës e falja hyjnore
1Fjala e Zotit i qe drejtuar Jonës të dytën herë. I tha:
2“Çohu, shko në qytetin e madh të Ninivës e kumtoju sa do të të them unë!”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Jona u ngrit e shkoi në Ninivë sipas urdhrit të Zotit. E Niniva ishte qytet tepër i madh: për ta përshkuar kërkoheshin tri ditë udhë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jona kaloi nëpër qytet një ditë udhë. Predikoi kështu: “Edhe dyzet ditë e Niniva do të rroposet!”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ninivasit besuan në Hyjin. Shpallën agjërim e u veshën me grathore prej më të madhit e deri në më të voglin.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I arriti lajmi edhe mbretit të Ninivës. U çua nga froni i vet, i hoqi petkat e veta, u vesh me thes e u ul në pluhur.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë shpallën në Ninivë me urdhër të mbretit e të të mëdhenjve të tij: “Njerëz e kafshë, të mëdha e të imëta, të mos kërkojnë gjë me gojë, as të mos kullotin, as ujë të mos pinë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Njerëz e kafshë le të mbulohen me thasë e Hyji le të thirret në ndihmë me të gjitha fuqitë. Secili njeri le të kthehet nga sjellja e vet e mbrapshtë e nga dhuna që bën.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush e di: ndoshta Hyji ndërron mendimin, ka mëshirë e fal, e flak zemërimit e vet e nuk sharrojmë.”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Hyji i pa veprat e tyre: kishin hequr dorë nga sjellja e tyre e keqe. Kështu Hyjit i erdhi keq për të keqen, me të cilën i kishte kërcënuar se do tua çojë dhe nuk ua çoi.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.