Zemërimi i profetit e përgjigjja hyjnore
Felgrimi i profetit e përgjigjja hyjnore
1Jona u pikëllua shumë dhe u zemërua.
2Iu lut Zotit e tha: “Ah, o Zot, a nuk doli pikërisht ashtu siç e mendoja unë, kur ende isha në vendin tim? Kjo ishte arsyeja pse mendoja të iki në Tarsis! Sepse e dija mirë se ti je Hyj i butë e i mëshirshëm, zemërgjerë e mëshirëmadh dhe se e fal të keqen.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tani, pra, o Zot, ma merr jetën, po të lutem, sepse për mua më e mirë është vdekja se jeta.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti iu përgjigj: “A të thotë mendja se e ke me të drejtë të hidhërohesh kështu?”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Jona doli prej qytetit e zuri vend përballë, në lindje të qytetit. Punoi aty një kasolle dhe u ul të rrijë nën hijen e saj për të parë se çka do të ndodhë në qytet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Zoti Hyj bëri të mbijë një urth që u rrit përmbi Jonën për ti bërë hije mbi kokë e për ta shëruar nga pikëllimi i tij. Jona iu gëzua urthit me gëzim tepër të madh.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por, të nesërmen, në agim, Hyji çoi një krimb, i cili e breu urthin dhe urthi u tha.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pastaj, kur u çua lart dielli, Hyji bëri të fryejë era e nxehtë lindore. Edhe dielli e goditi në kokë Jonën. Jona u mek, dëshiroi të vdesë e tha: “Më mirë është për mua të vdes se të rroj!”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Hyji i tha Jonës: “A të thotë mendja se ke të drejtë të hidhërohesh për shkak të urthit?” Iu përgjigj: “Po, kam të drejtë të zemërohem deri në vdekje!”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Zoti ia priti: “Ty po të dhimbset urthi rreth të cilit nuk u mundove aspak as nuk bëre asgjë që të rritet, i cili për një natë mbiu e për një natë u tha:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e unë të mos e fal Ninivën, qytetin e madh, në të cilin janë më se njëqind e njëzet mijë njerëz, të cilët nuk dinë ta dallojnë të djathtën e vet nga e majta e vet dhe një numër i madh kafshësh?”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.