1Fjala e Zotit e drejtuar Mikesë nga Morasti në kohën e Joatamit, Akazit e të Ezekisë, mbretërve të Judës. Vegimet e tija në lidhje me Samarinë e me Jerusalemin.
I. GJYKIMI I IZRAELIT KËRCËNIME E DËNIME
Gjykimi i Samarisë
2Dëgjoni, popuj, të gjithë! Të dëgjojë toka me gjithçka është në të! Le të dëshmojë Zoti Hyj kundër jush, Zoti nga Tempulli i tij i shenjtë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse, ja, Zoti po del nga vendi i vet i shenjtë: Ai po zbret e po i shklet majat e tokës!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nën këmbë të tija po shkrihen malet, pëlcasin luginat porsi dylli para zjarrit, si ujërat që derdhen shpatit!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E gjithë kjo për shkak të fajit të Jakobit, për shkak të mëkateve të shtëpisë së Izraelit! Cili është faji i Jakobit? Pse a nuk është Samaria? Cilat janë lartësirat e Judës? A nuk është Jerusalemi?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Samarinë do ta bëjë grumbull gurësh, arë ku mbëltohet hardhia! Në luginë do t’ia rrotulloj gurët, jashtë do t’ia nxjerr themelet!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Do t’ia copëtoj të gjitha truporet, të gjitha shpërblimet do t’i digjen në zjarr, do t’i rropos të gjithë idhujt e tij, sepse u mblodhën me mëditje lavirësie, prapë do të kthehen në pagë lavirësie!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vajtim mbi qytetet e Vërrinit
8Për këtë do të qaj e do të ulërij, do të eci dathur e zhveshur, si çakalli do të ulëroj, porsi struci do të lëshoj gjëmë,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9sepse e pashërueshme është varra e tij, se arriti deri te Juda, preki dyert e popullit tim mu deri në Jerusalem!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Mos e hapni lajmin në Get, lotë mos derdhni, në Betleafër rrotullohuni në pluhur!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shpërnguluni, banorët e Safirit, me turp të mbuluar! S’e lëshuan vendin banorët e Saananit! Vaj e gjëmë në Betesel, në të më nuk do të banoni!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Me të drejtë ia kanë frikën të mirës banorët e Marotit sepse prej Zotit zbriti fatkeqësia në derën e Jerusalemit!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mbërtheni në karroca kuajt, o banorët e Lakisit! Ky qe fillimi i mëkatit të bijës së Sionit, se në ty u gjetën fajet e Izraelit!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Prandaj do t’ia japësh letërshkurorëzimin Moresetgetit. Pallatet e Akxibit do të jenë gënjim për mbretër të Izraelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Edhe një pushtues do ta dërgoj ty, o banuese e Maresës! Deri në Odolë do të arrijë nderi i Izraelit!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Shkuli flokët edhe qethu për fëmijët e kënaqësisë sate! Shoge kokën si shqiponja kryeshogtë, se po të çohen fëmijët në skllavëri.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.