Të gjithë kapitujt

Mikea · Kapitulli 2

Kundër shfrytëzuesve, Profeti që ndjell zi, etj.

13 vargje

Kundër shfrytëzuesve

1Vaj për ata që e synojnë të keqen, që sendërgjojnë mbrapshtinë në shtrojë! Sa zbardh drita e sendërtojnë se pushteti është në dorë të tyre!

2U lakmojnë arave, me dhunë i marrin; u lakmojnë shtëpive, i rrëmbejnë! shtypin njeriun e shtëpinë e tij, pronarin e pronën e tij!

3Prandaj Zoti thotë kështu: »Ja, kësaj pjelle ia mendoj të keqen, të cilës qafën s’do të mund t’ia hiqni, s’do të ecni më kryelartë, se do të jetë kohë shumë e keqe.

4Po atë ditë përrallë do të bëheni, do të këndohet mbi ju vajtimi e do të thuhet: »Sharruam! U shkretuam! U mor prona e popullit tim, askush s’ia kthen: ndër të pafe ndahen krahinat tona!«

5»Prandaj askush s’do të mbesë që të ngrehë për ty konopin e shortit në mbledhjen e Zotit.«

Profeti që ndjell zi

6»Mos profetoni!« »Le të përjargen!« »Për këto gjëra të mos profetojnë! -»S’do të bjerë turpi mbi ne!«

7Pse a e mallkuar është shtëpia e Jakobit? Vallë, mori fund duresa e Zotit? E tillë është mënyra e veprimit të tij? A s’janë të mira fjalët e tija me atë që në drejtësi ecën?«

8Jeni ju që vetiu ngriteni armiq kundër popullit tim. Atij që lahik s’ka i merrni këmishën; ata që në qetësi udhëtojnë bëhen porsi robër lufte!

9Gratë e popullit tim i dëboni nga shtëpitë e kënaqes së tyre; fëmijëve të tyre ua merrni stolinë e përhershëm timin.

10»Ngrituni e ikni, sepse këtu qetësi s’do të keni!« Për shkak të ndyrësisë do të sharroni me sharrimin që është më i keqi.

11Po të ishte njeri që e shtyt era, e të fliste rrena: ‘Do të të profetizojë për verë e pije dehëse’, ky do të ishte vegues për këtë popull!

Premtime për ripërtëritje

12Po, tok do të mbledh krejtësisht, o Jakob, në një do t’i mbledh Tepricat e Izraelit! Do t’i bashkoj si grigjën në vathë, porsi gjedhët në mes të kullosës, do të jehojë zhurma prej shumicës së njerëzve!

13Para tyre do të ngjitet duke u hapur rrugën; do të shpërthejnë, do të hyjnë për dere e do të dalin; mbreti i tyre do kalojë para tyre, Zoti do të jetë në krye të tyre.