Të gjithë kapitujt

Mikea · Kapitulli 3

Kundër krerëve që shtypin vegjëlinë, Kundër profetëve mëditës, etj.

12 vargje

Kundër krerëve që shtypin vegjëlinë

1Mandej thashë: »Dëgjoni, princa të Jakobit, ju, o krerë, të shtëpisë së Izraelit: Po a s’është detyrë juaja ta njihni drejtësinë?«

2Por ju e urreni të mirën dhe e doni të keqen! Ju njerëzve ua rrjepni me dhunë lëkurën e prej eshtrave ua shpulponi mishin!

3Ia hanë mishin popullit tim, lëkurën ia rrjepin, eshtrat ia copëtojnë, siç pritet mishi që piqet në tavë, porsi mishi që zihet në vegsh!

4Një ditë do ta thërrasin në ndihmë Zotin, por Ai s’do t’i dëgjojë, fytyrën e vet atë ditë prej tyre do ta fshehë, për veprat e këqija që bënë!

Kundër profetëve mëditës

5Kështu thotë Zoti kundër profetëve që e ngashnjejnë popullin tim, që parakallëzojnë paqen nëse kanë çka të bluajnë me dhëmbë, e, nëse ndokush nuk ua mbush gojën, ata kundër tyre shpallin luftë!

6Këndej, në vend të vegimit natë do të keni, terr do të keni në vend të zbulimit; mbi profetë do të perëndojë dielli, dita errësirë do t’u bëhet.

7Veguesit do t’i mb’lojë marrja e dijësit të turpëruar do të mbesin, të gjithë buzët do t’i mbulojnë, sepse s’kanë prej Hyjit përgjigje.

8Kurse unë jam plot fuqi me forcën e Shpirtit të Zotit, me drejtësi e me guxim për t’ia kumtuar Jakobit fajin e Izraelit, mëkatin e tij!

Përgjigjësve: lajmërim mbi mjerimin e Sionit

9Dëgjoni këtu, princa të shtëpisë së Jakobit, edhe ju, gjykatës të shtëpisë së Izraelit, që në iri e keni drejtësinë, që shtrembëroni çdo të drejtë,

10që e ndërtoni me gjak Sionin, me padrejtësi Jerusalemin!

11Për dhurata krerët e tij gjykojnë, për shpërblim mësojnë priftërinjtë e tij, profetët e tij profetojnë për pare. E guxojnë në Zotin të mbështeten kur thonë: ‘Pse a s’është Zoti mes nesh? E keqja mbi ne s’do të bjerë!’

12Ja, prandaj, për fajin tuaj, arë për lavër do të bëhet Sioni, grumbull gurësh do të bëhet Ruzalemi, Mali i Tempullit pyll i dendur!