II. PREMTIME TË BËRA SIONIT
Mbretëria e ardhshme e Zotit në Sion
1E do të ndodhë në kohë - që do të vijnë: Mali i Shtëpisë së Zotit do të ngallitë mbi majë të maleve, do të lartësohet përmbi kodra! Atëherë tek ai do të ngarendin popujt,
2do të shkojnë me nxitim shumë popuj e do të thonë: »Ejani të ngjitemi në Malin e Zotit, në Shtëpinë e Hyjit të Jakobit, për të na i mësuar udhët e veta që t’i ndjekim shtigjet e tija!« Sepse Ligji vjen nga Sioni, fjala e Zotit nga Jerusalemi.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai do të gjykojë ndërmjet shumë popujve, do t’i shqyrtojë popujt e fuqishëm deri në vende më të largta. Shpatat e veta do t’i kthejnë në palla, në drapërinj heshtat e veta. Një popull kundër tjetri shpatën s’do ta nxjerrë, s’do ta mësojnë më mjeshtrinë e luftimit!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Secili do të pushojë nën hardhinë e vet, nën hijen e fikut të vet: askush nuk do t’u shtjerë më frikë, sepse kështu ka thënë goja e Zotit të Ushtrive.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse të gjithë popujt ecin, secili në emër të zotit të vet, kurse ne ecim në emër të Zotit, Hyjit tonë tash e përgjithmonë e jetës!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mbledhja në Sion e grigjës së shpërndarë
6»Po atë ditë - është fjala e Zotit - do ta bashkoj çalamanën, edhe atë që e dëbova, do ta sjell, po edhe atë që e ndëshkova.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Me grigjë tash të çalë do të përftoj Tepricën, popull të fortë me atë që hoq aq keq!« Përmbi ta do të sundojë Zoti në Malin Sion tash e përgjithmonë e jetës!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E ti, o Kulla e Grigjës, ti, Kodra e Bijës së Sionit, te ti do të vijë, do të arrijë pavarësia e dikurshme, mbretëria e bi’së së Jerusalemit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rrethimi, mërgimi e çlirimi i Sionit
9Përse tash lëshon klithma të mëdha? Pse, a mbret në ty nuk ka, a mbaroi këshilltari yt, që të pushtoi dhembja si dhembjet e lindëses?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Vuaj e mundohu porsi ajo që lind, Bija e Sionit, se të duhet ta lëshosh qytetin e të qëndrosh në fushë të larë, duhet të shkosh në Babilon! Atje do të fitosh çlirimin, atje Zoti do të të shpërblejë prej dorës së armiqve të tu.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Popujt e fshirë në lëmë
11E tash, shumë kombe janë bashkuar kundër teje. Ato thonë: »Të përdhunohet, mbi Sionin të kënaqet syri ynë!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por ata s’janë në gjendje të njohin sendërgjimet e Tenzot, s’e kuptuan këshillin e tij se i bashkoi si dorësa në lëmë!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Çohu e shij, Bija e Sionit, brirët e tu do t’i bëj të hekurt, thundrat e tua prej tumbakut: do të shtypësh popuj të panumërt! Prenë e tyre do t’ia kushtosh Zotit, kamjen e tyre Zotit të mbarë tokës!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Poshtërim e lavdi e dinastisë së Davidit
14Tash gërvishtu, o bija e vragës! Sepse të ngujuar jemi në rrethim; me thupër mollëzën godisin të gjykatësit të Izraelit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.