1E ti, o Betlehem - Efratë, i vogël ndër qytetet princërore e Judës, prej teje do të më dalë ai që do ta sundojë Izraelin. Zanafilla e tij prej kohëve të hershme, prej ditëve të amshimit.
2Prandaj Hyji do t’i dorëzojë derisa të lindë ajo që ka për të lindur. Atëherë Teprica e vëllezërve të tij do të kthehet ndër bijtë e Izraelit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai do të ngritet, do të udhëheqë me fuqinë e Zotit, me madhërinë e emrit të Zotit Hyjit të vet. Do të banojnë në qetësi, sepse Ai do të jetë i madh skaj më skaj të vendit:
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4e Ai - ai vetë do të jetë paqja!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ngadhënjyesi i ardhshëm i Asyrit
Asyri, nëse do të hyjë në tokën tonë,
nëse akurrë shklet në shtëpitë tona,
kundër tij do të ngrisim shtatë barinj
e tetë krerë të popullit.
5Do ta sundojnë me shpatë dheun e Asyrit e me heshta tokën e Nemrodit. Ai do të na shpëtojë nga Asyri, kur të vijë në vendin tonë, nëse i shklet kufijtë tanë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Roli i ardhshëm i Tepricës ndër kombe
6Atëherë do të jetë Teprica e Jakobit në mes të popujve të panumërt porsi vesa që vjen prej Zotit, porsi shiu që bie mbi bar, që asgjë s’pret prej njeriut, s’shpreson gjë prej bijve të njerëzve.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë do të jetë Teprica e Jakobit, në mes të popujve të panumërt, si luani mes kafshëve të pyllit, si luanthi mes grigjave të dhenve, që, kur bie, shklet e kap, s’gjendet ai që mund të shpëtojë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zoti do t’i zhdukë të gjitha tundimet
8Do të lartësohet dora jote përmbi armiqtë e tu e do të zhbihen të gjithë kundërshtarët e tu.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ja, se çfarë do të ndodhë atë ditë - është fjala e Zotit - Do t’i heq prej mesit tënd kuajt e tu, do t’i shpërndaj karrocat e tua,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10do t’i shkatërroj qytetet e vendit tënd, do t’i rrafshoj kalatë e tua!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Do t’i heq prej dorës shortitë, nuk do të ketë më në ty shortarë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Do të bëj të zhduken gdhendjet e tua gurngulurit nga mesi yt: nuk ke më për të adhuruar veprat e duarve të tua!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do t’i shkul banirët e tu do t’i thërmoj idhujt e tu.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Me felgrim e me furi do t’u ahmerrem të gjitha kombeve që nuk dëgjuan!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.