Të gjithë kapitujt

Jozuehu · Kapitulli 14

2. TRI FISET E MËDHA NË PERËNDIM TË JORDANIT, Hyrje, etj.

15 vargje

2. TRI FISET E MËDHA NË PERËNDIM TË JORDANIT

Hyrje

1Kurse ky është trashëgimi që morën bijtë e Izraelit në tokën e Kanaanit, të cilën ua ndanë Eleazari, prift, Jozuehu, i biri i Nunit, dhe krerët e vëllazërive të fiseve të Izraelit.

2Ata të gjitha i ndanë me short, siç kishte urdhëruar Zoti përmes Moisiut, nëntë fiseve e gjysmës së fisit.

3Dy fiseve e gjysmë Moisiu ua pat dhënë trashëgimin përtej Jordanit, me përjashtim të levitëve, të cilëve nuk u dha asgjë ndër vëllezër të vet.

4Porse bijtë e Jozefit janë të ndarë në dy fise: në atë të Manaseut e të Efraimit, kurse levitët nuk morën tjetër pjesë nga toka, përveç qytetet për të banuar dhe kullotat përreth tyre për të mbajtur bagëtinë, gjënë e gjallë të tyre.

5Bijtë e Izraelit vepruan si i kishte urdhëruar Zoti Moisiut dhe e ndanë tokën.

Pjesa e Kalebit

6Bijtë e Judës, asohere, u paraqitën tek Jozuehu në Galgalë dhe Kalebi, biri i Jefoneut, cenezeas, i tha: “Ti e di mirë çka i tha Zoti Moisiut, njeriut të Hyjit, për mua e për ty në Kadesbarne.

7Dyzetvjeçar isha unë, kur prej Kadesbarnesë më dërgoi Moisiu, shërbëtori i Zotit, ti bëja hetime vendit. Unë atëherë i lajmërova çmu duk se ishte e vërtetë.

8Kurse vëllezërit e mi, që u ngjitën bashkë me mua, ia shtinë frikën popullit në zemër, megjithatë, unë vendosa të kryeja vullnetin e Zotit, Hyjit tim.

9Atë ditë Moisiu u përbetua e tha: Toka që e shkeli këmba jote, do të jetë prona jote dhe e fëmijëve të tu për amshim, sepse e kreve vullnetin e Zotit, Hyjit tim.

10Dhe, ja, Zoti ma ruajti jetën, siç premtoi, deri në ditën e sotme. Dyzet e pesë vjet janë që kur Zoti ia tha këtë fjalë Moisiut, derisa Izraeli ende shtegtonte nëpër shkretëtirë; e unë sot kam tetëdhjetë e pesë vjet,

11dhe jam shëndoshë si në atë kohë kur qeshë dërguar të bëja hetime. Forca e atyre ditëve edhe sot e kësaj dite qëndron në mua qoftë për të luftuar, dhe qoftë për të hyrë e për të dalë.

12Mi jep, pra, këto male që mi premtoi Zoti atë ditë, si dëgjove edhe ti vetë. Aty banojnë enacimët. Qytetet janë të mëdha e të fortifikuara. Nëse do të jetë Zoti me mua, do të mund ti shpartalloj, siç më ka premtuar”.

13Atëherë Jozuehu e bekoi dhe ia dha për pronë Hebronin.

14Kështu Hebroni prej aso dite u bë prona e Kalebit të Jefoneut, cenezeasit, deri më sot, sepse kishte ndjekur i vendosur vullnetin e Zotit, Hyjit të Izraelit.

15Hebroni më parë quhej Kariatarbe /d. m. th. qyteti i Arbeut/. Arbeu kishte qenë njeriu më i madh ndër enacimët. Pastaj vendi nuk pati më luftë.