II. NDARJA E VENDIT NDËR FISE
Vende për tu pushtuar
1Jozuehi ishte plakur në moshë të thellë. Atëherë Zoti i tha: “U plake dhe ke shkuar larg në moshë. E pra, toka që duhet pushtuar është shumë e madhe.
2Ja, vendet që mbeten: mbarë Galileja - toka e filistenjve e mbarë Gezuria,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3prej lumit Sihor që është në lindje të Egjiptit, deri në kufij të Akaronit në veri - toka e kananenjve, që ndahet në pesë principata filistenjsh: të Gazës, të Azotit, të Askalonit, të Getit, të Akaronit, e të Heveut
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4në jug; pastaj mbarë toka e Kanaanit prej Arës së sidonasve deri në Afekë e në kufijtë e Amorreut.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pastaj toka e giblianëve dhe mbarë Libani në lindje, prej Baalgadit, nën malin Hermon deri në hyrje në Emat,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6të gjithë që banojnë në Malësi prej Libanit e deri në Maserefot, në perëndim, edhe mbarë sidonasit. Unë jam ai që do ti zhdukë ata para bijve të Izraelit. Prandaj ti shënoje këtë vend për pronë të izraelitëve dhe ndajua me short, siç të kam urdhëruar.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Prandaj, ndajua këtë vend me short për pronë nëntë fiseve dhe gjysmës së fisit të Manaseut”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
PËRSHKRIMI I FISEVE TRANSJORDANEZE
Vështrim i përgjithshëm
8Së bashku me gjysmën e fisit të Manaseut Moisiu, shërbëtori i Zotit, ua dha fisit të Rubenit e të Gadit për pronë tokën përtej Jordanit, në krahun e lindjes.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ajo ishte prej Aroerit, që gjendet në bregun e përroit Arnon, prej qytetit në mes të luginës, mbarë rrafshnalta Medabë deri në Dibon.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Po ashtu të gjitha qytetet e mbretit të amorrenjve, Sehonit, që sundonte në Hesebon, deri në kufijtë e Amonit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Edhe Galaadi e territori i Gesuriut dhe i Makatiut me mbarë bjeshkët e Hermonit si dhe krejt Basanin deri në Salekë -
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12mbarë mbretërinë e Ogut në Basan, i cili mbretëroi në Astarot e në Edrai - ishte i sprasmi refaimasi i fundit - këta i sulmoi dhe i shfarosi Moisiu.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Porse bijtë e Izraelit nuk i kishin dëbuar gesuritët as makatitët, por banuan në mes të bijve të Izraelit deri në ditët tona.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vetëm fisit të Levit nuk i kishte caktuar pronë: sepse flitë e Zotit, Hyjit të Izraelit, janë trashëgimi i tij ashtu si i kishte thënë Zoti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fisi i Rubenit
15Kështu pra, Moisiu i dha fisit të bijve të Rubenit pronën sipas vëllazërive të tija.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ata morën për pronë tokën prej Aroerit, që është në bregun e përroit Arnon, dhe prej qytetit që është në mes të luginës së të njëjtit përrua si dhe mbarë rrafshin deri në Medabë,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hesebonin dhe të gjitha fshatrat e tij që gjenden në rrafsh: Diboni, Bamotbaali, Betbaalmaoni,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jasa, Cedimoti, Mefaati,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kariataimi, Sabama, Saratasahari në male përmbi luginën,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Betfegori dhe pjerrësinat e Fazgës e të Betiesimotit
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21si dhe të gjitha qytetet e rrafshnaltës dhe mbarë mbretërinë e Sehonit, mbretit të amorrenjve, që sundoi në Hesebon. Këtë e mundi Moisiu si dhe princat e Madianit: Eviun, Recemin, Surin, Hurin, Rebeun, që ishin prijësit e ushtrisë së Sehonit, banorë të vendit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Bijtë e Izraelit e vranë me shpatë bashkë me të tjerë të vrarë, edhe Balaamin, të birin e Beorit, shortarin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Si kufi i pronës së bijve të Rubenit u caktua lumi Jordan. Kjo është prona e bijve të Rubenit sipas vëllazërive të tyre, qytetet me fshatrat e tyre.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fisi i Gadit
24Pastaj Moisiu i dha për pronë fisit të Gadit - gadasve pjesët sipas vëllazërive të tyre.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Pjesa e tyre është: Jaseri e qytetet mbarë të Galaadit si dhe gjysma e tokës së bijve të Amonit deri në Aroer, që është përballë Rabës.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Po ashtu prej Hesebonit deri në Ramotmasfë e në Betonim dhe prej Mahanaimit deri në kufijtë e Lodabarit;
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe në luginën e Betaranit, Betnemrës, Sukotit e të Safonit, pjesa tjetër e mbretërisë së Sehonit, mbretit të Hesebonit; Jordani ishte kufi deri në skajin e detit Keneret, në anën e lindjes të Jordanit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kjo është prona e të bijve të Gadit sipas vëllazërive të tyre: qytetet dhe fshatrat e tyre.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjysma e fisit të Manaseut
29Moisiu i dha edhe gjysmës së fisit të bijve të Manaseut sipas vëllazërive të tyre për pronë:
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Manaseut: prej Mahanaimit mbarë Basanin, mbarë mbretërinë e Ogut, mbretit të Basanit, të gjitha fshatrat e Jairit, që janë në Basan - gjashtëdhjetë qyteza.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Edhe gjysmën e Galaadit, Astarotit e të Edrait, qytete të mbretërisë së Ogut në Basan, u qenë dhënë bijve të Mahirit, të birit të Manaseut, gjysmës së bijve të Mahirit, sipas vëllazërive të tyre.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Këtë pronë e ndau Moisiu në rrafshnaltën e Moabit, përtej Jordanit, përballë Jerikut, në anën e lindjes.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Fisit të Levit nuk i dha pronë, sepse Zoti, Hyji i Izraelit, është trashëgimi i tij, siç i ka thënë ai vetë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.