Të gjithë kapitujt

Jozuehu · Kapitulli 12

9. PËRSËRITJE, Mbretërit e mundur në lindje të Jordanit, etj.

24 vargje

9. PËRSËRITJE

Mbretërit e mundur në lindje të Jordanit

1Këta janë mbretërit që bijtë e Izraelit i mundën dhe ua pushtuan tokën përtej Jordanit, në lindje të diellit, që nga përroi Arnon deri në malin Hermon dhe mbarë krahinën lindore të Arabës.

2Sehoni, mbreti i amorrenjve që banonte në Hesebon. Ai sundonte prej Aroerit, që është i ndërtuar në bregun e përroit Arnon, përmes fushës deri në gjysmën e Galaadit deri në përroin Jabok, i cili është kufi me bijtë e Amonit;

3në lindje ishte Araba deri në detin e Keneretit e deri në Detin e Kripur në rrugë për krahinën e lindjes që shpie në Betiesimot e përtej në jug deri në rrëzë të Fazgës.

4Me të kufizohej edhe Ogu, mbreti i Basanit, njëri prej rafaimëve të fundit. Banonte në Astarot e në Edrai. Sundonte malet e Hermonit, në Salekë e mbarë Basanin deri në kufijtë

5e Gesurit e të Mahatit dhe gjysmën e Galaadit deri në kufi me Sehonin, mbretin e Hesebonit.

6Moisiu, shërbëtori i Zotit, dhe izraelitët i kishin mundur. Tokën e tyre Moisiu ua dha për pronë rubenajve, gadajve dhe gjysmës së fisit të Manaseut.

Mbretërit e mundur në perëndim të Jordanit

7Këta janë mbretërit e vendit që i mundi Jozuehu e bijtë e Izraelit, përtej Jordanit, në anën e perëndimit, prej Baalgadit në fushën e Libanit deri në Malin e Shogët që ngrihet drejt Seirit; këtë Jozuehu ua dha për pronë fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,

8në Malësi, në Sefelë, në Arabë, në rrafshnaltë, në shkretëtirë e në Nageb: Heteun, Amorreun, Kananeun, Ferezeun, Heveun e Jebuzeun:

9mbreti i Jerikut, një; mbreti i Hajit, afër Betelit, një,

10mbreti i Jerusalemit, një; mbreti i Hebronit, një;

11mbreti i Jerimotit, një; mbreti i Lakisit, një;

12mbreti i Eglonit, një; mbreti i Gazerit, një;

13mbreti i Dabirit, një; mbreti i Gaderit, një;

14mbreti i Hermës, një; mbreti i Heredit, një;

15mbreti i Lebnës, një; mbreti i Odulamit, një;

16mbreti i Macedës, një; mbreti i Betelit, një;

17mbreti i Tapfuasë, një; mbreti i Oferit, një;

18mbreti i Afekut, një; mbreti i Saronit, një;

19mbreti i Madonit, një; mbreti i Azorit, një;

20mbreti i Semeronit, një; mbreti i Aksafit, një;

21mbreti i Tenakut, një; mbreti i Magedos, një;

22mbreti i Kadesit, një; mbreti i Jeknaamit në Karmel, një;

23mbreti i Dorit në krahinën e Dorit, një; mbreti i popujve të Galgalës, një;

24mbreti i Tersës, një; gjithsej mbretër: tridhjetë e një.