3. PËRSHKRIMI I SHTATË FISEVE TË TJERA
Veprim kadastral për këto shtatë fise
1U bashkuan të gjithë bijtë e Izraelit në Silo dhe aty ngrehën Tendën e Takimit. E kishin pushtuar mbarë vendin.
2Por në mes të bijve të Izraelit mbetën shtatë fise që ende nuk e kishin marrë pronën e vet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë Jozuehu u tha: “Deri kur do të kalbeni nga ngathtësia e nuk do të hyni ta merrni për pronë tokën që jua dha Zoti, Hyji i etërve tuaj?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zgjidhni prej çdo fisi nga tre burra që ti dërgoj ta përshkojnë tokën e ta përshkruajnë sipas numrit të secilit fis për ta ndarë. Pastaj le të ma sjellin çkanë shkruar.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndajeni tokën ndërmjet vetes në shtatë pjesë. Juda le të mbesë në tokën e vet në jug, kurse Shtëpia e Jozefit le të qëndrojë në tokën e vet në veri.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Tokën tjetër ta shkruani në shtatë pjesë. Ma sillni këtu tek unë, që në praninë e Zotit, Hyjit tonë, të qes short këtu për ju.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Levitët nuk do të kenë pjesë me ju, sepse priftëria e Zotit është prona e tyre. Kurse Gadi, Rubeni dhe gjysma e fisit të Manaseut tanimë i kanë marrë pronat e veta përtej Jordanit, në anën e lindjes, që ua pat dhënë Moisiu, shërbëtori i Zotit”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur u ngritën njerëzit që të shkonin për ta përshkruar tokën, Jozuehu u urdhëroi: “Përshkojeni vendin dhe përshkruajeni e kthehuni tek unë, që këtu, në praninë e Zotit, në Silo, t’jua ndaj me short”.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kështu, pra, ata shkuan dhe e përshkuan vendin qytet më qytet dhe e ndanë në shtatë pjesë duke e shënuar në regjistër. Atëherë u kthyen tek Jozuehu në tëbanishtë në Silo.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Jozuehu u hodhi short në praninë e Zotit në Silo dhe aty ua ndau tokën bijve të Izraelit sipas pjesëve të tyre.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fisi i Beniaminit
11Shorti i ra fisit të Beniaminit sipas vëllazërive të tija: pjesa atyre u takoi ndërmjet bijve të Judës e bijve të Jozefit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kufiri i tyre verior ishte prej Jordanit dhe vazhdonte gjatë krahut të veriut të Jerikut, ngjitej nga perëndimi në Malësi dhe përfundonte në shkretëtirën Betaven.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prej andej shkonte drejt Luzës në jug - kjo është Beteli - zbret pastaj në Atarotadar, përbri malit që është në jug të Betoronit të Poshtëm.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Pastaj bënte lak e sillej drejt jugut nga mali që është përballë Betoronit dhe mbaronte në Kariatbaal që quhet edhe Kariatiarim, qytet i bijve të Judës: ky është krahu perëndimor.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në krahun e mesditës, prej anës së Kariatiarimit, kufiri shkon në Gazim dhe arrin deri te burimi i ujërave Neftoa,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16zbret pastaj në pjesën e fundme të malit që është përballë luginës Benenom në veri të luginës Rafaim. Ulet pastaj në luginën Enom, përbri krahut të Jebuseut në veri dhe mbërrin në burimin Rogel.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kalonte në veri e mbërrinte në Ensemes /d. m. th. Burimi i Diellit/. Kalon deri në Galilot /këta janë rrathët/ që lartësohet drejt përpjetës Adomim, zbret pastaj tek Abenboeni /d. m. th. Guri Boen/ i birit të Rubenit,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18e kalon nga veriu Betarabën dhe zbret në Arabë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pastaj kufiri kalon shpatit verior të Betaglës, dhe arrin në gjiun verior të Detit të Kripur, në grykën jugore të Jordanit. Ky është kufiri verior.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Në anën e lindjes si kufi shërben Jordani. Kjo është prona e bijve të Beniaminit sipas vëllazërive të tyre me kufijtë e saj përreth.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qytetet e Beniaminit
21Qytetet e fisit të Beniaminit ishin: Jeriku, Betagla, Amekasisi,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Betaraba, Samaraimi, Beteli,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Avimi, Fara, Ofra,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kafaremona, Ofniu, Gabaja: dymbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Gabaoni, Rama, Beroti,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Masfa, Kafira, Mosa,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Recemi, Jarafeli, Tarala,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Sela, Elefi, Jebusi - që është Jerusalemi, Gabaati e Kariati: katërmbëdhjetë qytete me fshatrat e tyre. Kjo është prona e bijve të Beniaminit sipas vëllazërive të tyre.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.