Pushtimi i Jerikut
1Jeriku ishte i fortifikuar dhe i mbyllur për bijtë e Izraelit. Askush sguxonte as të dilte, as të hynte.
2Zoti i tha Jozuehut: “Ja, ta lëshova në dorë Jerikun dhe mbretin e tij e të gjithë luftëtarët e tij.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Silluni të gjithë luftëtarët një herë në ditë rreth qytetit: kështu bëni për gjashtë ditë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Shtatë priftërinj le ti mbartin shtatë bori- brirë deshësh para Arkës së Besëlidhjes. Por, të shtatën ditë silluni rreth qytetit shtatë herë dhe priftërinjtë le tu bien borive.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur të jehojë zëri më i gjatë i borisë, dhe posa ta dëgjoni zërin e borisë, mbarë populli le të lëshojë britma të thekshme kushtrimi dhe atëherë muret e qytetit do të shemben përdhe deri në themel: atëherë le të hyjë secili nëpër atë vend përballë të cilit të ketë ndodhur”.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Jozuehu i Nunit i thirri priftërinjtë dhe u tha: “Merreni Arkën e Besëlidhjes dhe shtatë priftërinj të tjerë le ti marrin shtatë boritë dhe të ecin para Arkës së Zotit”.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kurse popullit i tha: “Nisuni e silluni rreth qytetit. Burrat e armatosur le të shkojnë para Arkës së Zotit”.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Posa i kreu fjalët Jozuehu, shtatë priftërinj të nisën tu bien shtatë borive para Arkës së Besëlidhjes së Zotit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mbarë ushtria e armatosur shkonte para priftërinjve që u binin borive, kurse mbarë vegjëlia tjetër shkonin pas Arkës: ndërkaq jehonte zëri i borive.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Porse Jozuehu i kishte dhënë urdhër popullit: “Mos bërtitni dhe, as të mos ju dëgjohet zëri dhe të mos dalë asnjë fjalë prej gojës suaj derisa të vijë dita. Atëherë do t’ju them: Bërtitni e jepni kushtrimin”!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11U soll, pra, Arka e Zotit në pikë të ditës rreth qytetit dhe u kthyen në ja, ku e kaluan natën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Jozuehu u çua herët në mëngjes, priftërinjtë e morën Arkën e Zotit
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13edhe shtatë të tjerë prej tyre i morën shtatë boritë - brirë deshësh, dhe shkonin përpara Arkës së Zotit, ecnin dhe u binin borive, kurse populli i armatosur shkonte para tyre, populli tjetër shkonte pas Arkës e ndërkaq boritë binin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Edhe ditën e dytë iu sollën rreth qytetit një herë dhe u kthyen në ja. Kështu vepruan për gjashtë ditë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të shtatën ditë u çuan herët, me të zbardhur të dritës, në të njëjtën mënyrë u sollën rreth qytetit shtatë herë; vetëm atë ditë u sollën rreth qytetit shtatë herë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E kur në rrethsjelljen e shtatë priftërinjtë u ranë borive, Jozuehu i klithi popullit: “Jepni kushtrimin! Zoti jua lëshoi në dorë qytetin!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Qyteti me gjithçka ka në të le të jetë i ngarkuar me “mallkim” për nder të Zotit. Le të mbetet gjallë vetëm Rahaba lavire me të gjithë ata që janë në shtëpinë e saj: sepse ajo i fshehu hetuesit që i patëm dërguar!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Porse ju, ruhuni mirë të mos merrni ndonjë gjë të ngarkuar me “mallkim” e të bëheni shkaktarë që të ngarkohet me “mallkim” edhe zemërimia e Izraelit e ti sillni fatkeqësi.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sa të ketë ar e argjend dhe enë bronzi ose hekuri, le ti kushtohen Zotit e le të ruhen në thesarin e tij”.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E atëherë krisi kushtrimi i luftës prej mbarë popullit, jehuan boritë! Kur jehoi zëri i borive, u dëgjua kushtrimi i popullit, ranë muret përdhe! Atëherë secili prej vendit ku ndodhi, u nis drejt e në qytet dhe e morën qytetin.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Vranë gjithçka ishte në qytet: trim e grua, foshnjë e plak; me teh të shpatës prenë deri edhe qe, dele e gomarë!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kursehet shtëpia e Rahabës
22Dy burrave që qenë dërguar për të hetuar vendin, Jozuehu u tha: “Hyni në shtëpinë e gruas lavire e nxirreni jashtë atë dhe për sa i përket asaj veproni sikur i keni pasë dhënë besën”.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Djelmoshat hynë dhe e qitën jashtë Rahabën, prindërit e saj, po ashtu edhe vëllezërit, e gjithçka i takonte dhe të afërmit e saj e i vendosën jashtë ja së izraelitëve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë e dogjën qytetin me gjithçka kishte në të me përjashtim të argjendit, të arit e të enëve prej bronzi ose hekuri, të cilat i vendosën në thesarin e Shtëpisë së Zotit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Rahabës lavire dhe shtëpisë së saj me gjithçka kishte, Jozuehu ia fali jetën, sepse i kishte fshehur hetuesit që i pat dërguar Jozuehu për të bërë hetime për Jerikun. Ajo banoi në mes të Izraelit deri në ditën e sotme.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Mallkohet ai që do të guxojë ta rindërtojë Jerikun
Asokohe Jozuehu lëshoi këtë nëmë:
26”Qoftë mallkuar para Zotit ai njeri që do të guxojë të ngrihet për ta rindërtuar qytetin e Jerikut! Mbi djalin e madh i shtiftë themelet e mbi më të voglin e vëntë derën e tij”!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Zoti ishte me Jozuehun dhe zëri i mirë për të u hap në mbarë vendin.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.