1- Unë jam lule e çelur në fushë, zambak i rritur n’për lugina.
2- Çka është zambaku fër ferrave është ndër vajza mikesha ime.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3- Çka është molla ndër dru tpyllit i dashuri im është ndër djelmosha. Rri nën hijen e atij që e doja e fryti i tij është i ëmbël për gojën time.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai vetë më futi në dhomë të verës, me flamur më mb’loi të dashurisë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Më shujtoni me kuleç rrushi e për shujtë më jepni mollë se jam sëmurë nga dashuria!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E majta e tij nën kokën time e me të djathtën më përqafon.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7O bija të Jerusalemit, pash sutat e sorkadhet që fushës enden: mos e zgjoni, mos ia nxirrni gjumin të dashurës, deri sa të zgjohet vetë!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
POEMA E DYTË
E fejuara
8Ja, zëri i të dashurit tim! Ja, po vjen! Po i kalon malet, pup po i shkapërcen kodrat!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9I dashuri im është porsi dre, zog drenushe! Ja, ai vetë! Zuri vend pas murit tonë! Po shikon nëpër dritare, po shikon nëpër kangjella!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ja, i dashuri im po më thotë: “Çohu, mikesha ime, pëllumbesha ime, bukuroshja ime dhe eja!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Se tashmë dimri mbaroi, pushoi shiu edhe kaloi!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12U mbulua toka me lule, e të kimit koha arriti, turtullit i ndihet zëri në vendin tonë,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13fiku i endi kokrrat e para, në lulëzim vreshtat po lëshojnë erë: ngritu, mikesha ime, bukuroshja ime, e eja!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Pëllumbeshë në plasat e shkëmbit, në shpella qetash, ma dëfto fytyrën tënde, le të më tingëllojë në veshë zëri yt, se i ëmbël është zëri yt e fytyra jote e hijshme”!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kapni dhelprat, ato të voglat që vreshtat po i dëmtojnë, se në lulëzim janë vreshtat tona.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16I dashuri im që kullot grigjat ndër lila, më përket mua edhe unë vetëm atij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Para se dita të mbarojë, para se hijet të zgjaten, kthehu, o i dashuri im: ngjaj kecit, zogut të drenushës përmbi malet e Beterit! E FEJUARA KËRKON TË FEJUARIN
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.