TITULLI DHE HYRJA
1Kënga e këngëve e Salomonit.
E fejuara
2Më puth me puthjen e gojës sate! Dashuria jote është më e mirë se vera
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3me erën e këndshme të erërave të tua të mira! Ti vetë je më e mira erë, ja përse vajzuket të duan!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Më tërhiq pas vetes! Të vrapojmë! Mbreti më shtiftë në dhomat e veta! N’saje tënde t’gëzojmë, t’galdojmë, T’dehemi me përkedhelje të tua shumë më tepër se me verë! Kanë plot të drejtë që dashurohen në ty!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
POEMA E PARË
E fejuara
5Jam e zeshkët, porse e bukur, o bija t’Jerusalemit, porsi tendat e Cedarit, si shatorret e Salomonit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mos mshikoni pse jam e zeshkët, sepse dielli më ka nxirë. Mu hidhëruan bijtë e nënës sime, m’dërguan vreshtat t’i ruaj: vreshtin tim unë nuk e ruajta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Më thuaj, o i dashuri i zemrës sime, kah mballon, e në kohë të zhegut ku mrizon, që të mos endem poshtë-përpjetë përmbas grigjave të shokëve të tu?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kori
8Nëse se di, o më e bukura ndër gjitha gratë, dil e ndiq të grigjave gjurmët, kulloti kecat e tu afër tëbanave të barinjve!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
I fejuari
9Më dukesh, mikesha ime, porsi pela në qerre të faraonit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sa të hijshme mollëzat e tua ndërmjet lavjerrësish, qafa jotë me gjerdan!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Do të punojmë për ty vathë ari me kokërza prej argjendit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dialog i të fejuarit me të fejuarën
12Ndërsa mbreti pushon në shtrojë, nardi im jep erë të mirë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Tufë smirrne i dashuri im që pushon në parzmën time,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14i dashuri im është vile cipri nga vreshtat e Engadit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15- E bukur je, mikesha ime, oh sa e bukur: sytë e tu sy pëllumbeshe!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16- I bukur je, i dashuri im, oh sa i hijshëm! Shtrati ynë me lule i shtruar,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17trarët e shtëpisë sonë janë prej cedrit, tavanat dru qeparisi.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.