I fejuari
1Sa e bukur je, mikesha ime, sa e hijshme: sytë e tu sy pëllumbeshe, kur shikon n’për velin tënd! Flokët e tu si tufa e dhive kur zbret shpatit të Galaadit!
2Dhëmbët e tu si grigja e qethur që posa doli nga larja, dy nga dy të gjitha rreshtuar e asnjëra e vetmuar!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kordele e kuqe buza jote, ëmbëlsirë derdh goja jote, bulë shege mollëzat e tua, më duken nëpër velin tënd.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Qafa jote kullë e Davidit e ndërtuar si fortesë: një mijë shqyta varen në të, gjithfarë armësh për trima të fortë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Parzmat tua dy drerë të rinj, binjakë drenushe që kullotin nëpër lila!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Para se dita të mbarojë, para se hijet të shpejtojnë, dua të dal në malin e mirrës, do të ngjitem në kodrën e kemit.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Krejt e bukur je, mikesha ime, kurrfarë njolle s’ka në ty!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Eja nga Libani, o nuse, eja nga Libani e hyr! Kundro nga maja e Amanës, e Sanirit dhe e Hermonit, nga shpellat e luanëve, nga malet e leopardëve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ma plagose zemrën, motra ime, nusezo, zemrën më plagose me një shikim të syve të tu, me një perlë të gjerdanit tënd.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sa të këndshme miklimet tua, motra ime, nusezo, përkdheljet tua më të ëmbla se vera, era e vajrave të tu më e erëndshme se çdo erë e mirë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Hoje mjalti buzët e tua, o nuse, mjaltë e qumësht nën gjuhën tënde; petkat tua erë të mirë përhapin, porsi era e Libanit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kopsht i kyçur më je, o nuse, motra ime, kopsht i kyçur, krua i vulosur;
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13pinjollët e tu pemore shegash, plot me fruta tejet të shijshme kënaje edhe të nardit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ka nard e ka safran, kanellë edhe cinamom, me gjithfarë druje erëzuese, ka mirrë e ka aloè me gjithë erërat e dorës së parë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Burim kopshtesh, pus uji të gjallë që me vrull rrjedh prej Libanit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
E fejuara
16Çohu, o veri, fryj shirok, fryj përmbi pemoren time, të përhapen erërat e saj,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.