1të më vijë i dashuri në kopsht të vet e t’i hajë frutat më të mirat!
I fejuari
Ja, pra, hyra në kopshtin tim,
motra ime, o nusja ime,
mblodha mirrën me erëra të mia,
hëngra fashollin me mjaltë,
piva verën me qumështin tim!
Merrni, o miq, hani e pini,
dehuni, o shumë të dashur!
POEMA E KATËRT
E fejuara
2Unë fle, por zemra më rri zgjuar. Prit! I dashuri im troket! “Ma hap derën, motra ime! Pëllumbesha ime, mikesha ime, e papërlyera ime! Sepse plot vesë e kam kokën, kaçurrelat me pika nate!”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3- “Po unë jam zhveshur! Si të veshem vetë përsëri? I lava këmbët! Si përsëri ato ti zhys”?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I dashuri im për vrime futi dorën e një rënqethje ma përshkoi mbarë trupin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U ngrita të dashurit derën t’ia çel, duart e mia riguan mirrë, me mirrë të zgjedhur m’u mbushën gishtat mbi dorezë të kajnacës së derës.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të dashurit ia hapa derën, porse ai ishte larguar, kishte ikur... Më ra të pakët që kishte shkuar. E kërkova, por s’e gjeta, e thirra, por s’m’u përgjigj.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Rojëtarët që ruajnë qytetin më gjetën, më rrahën e më plagosën... më zhveshi petkun roja e mureve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8O ju bija të Rruzalemit, pash Zotin, nëse ma gjeni të fejuarin tim, çka për mua ju do t’i thoni? Se jam sëmurë nga dashuria.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kori
9Çka është më i mirë se tjerët i dashuri yt, o më e bukura ndër gra? Çka është më i mirë se tjerët i dashuri yt, që ti kështu po na përben?
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
E fejuara
10I dashuri im i bardhë e i kuq, ndahet në shenjë ndër një mijë vetë!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Koka e tij është ar i pastër, kaçurrelat pinjollë palme, zi e zi si penda e korbit!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sytë e tij si pëllumbeshat bregut të ujërave të përroit të lara me qumësht kur pushojnë brigjeve të lumit!
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Mollëzat i ka porsi zagna të mbjella me bimë të erëndshme - vllaja barnash që erëzojnë; buzët e tija janë porsi zambaku, rigojnë mirrën e dorës së parë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Duart e tija mbidorësa të arta, plot xhevahirë; barku i tij krejt i fildishtë, i stolisur me safirë!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këmbët e tija shtyllë mermeri, të ngulura në themele të arta! Vigan në të pamë porsi Libani, ardhur shtatit porsi cedri!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Fjala e tij veç ëmbëlsirë: veç i tillë mund të dëshirohet! I tillë është i dashuri im, të tillë mikun unë e kam, o bija të Jerusalemit!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.