Viti shtunor
1»Në fund të çdo të shtatit vit, fali borxhet.
2Ja, ç’është Falja: kur i afërmi ose vëllai i ndokujt ka ndonjë send borxh, huadhënësi nuk mund t’ia kërkojë borxhin, sepse është viti i Faljes për nder të Zotit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prej të huajit mund ta kërkosh borxhin, por jo prej bashkëqytetarit e të afërmit, s’ke të drejtë ta kërkosh borxhin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Assesi s’bën të ketë te ti skamnor, sepse Zoti, Hyji yt, do të të bekojë në tokën që ka për të ta dhënë për pronë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5nëse do ta dëgjosh zërin e Zotit, Hyjit tënd, dhe nëse do ta zbatosh pikë për pikë këtë urdhërim që unë po ta jap sot,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6sepse Zoti, Hyji yt, do të të bekojë sikurse ka premtuar.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse ndonjë vëlla yti, që banon në ndonjë nga qytetet në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë ty, bie në skamje, mos u bëj zemërgur dhe mos e rrudh dorën tënde,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8por hape atë për vëllanë tënd skamnor e huaji çka ka nevojë ai.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ruhu të të mos gënjejë rastësisht mendimi i pashpirtë e të thuash në zemrën tënde: ‘Po afrohet viti i shtatë i faljes’ dhe t’i largosh sytë e tu prej vëllait tënd skamnor dhe të mos i japësh sa të të kërkojë hua. Ai do të këlthasë te Zoti kundër teje, e ky do të jetë mëkat për ty.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por jepi dhe të të mos trishtohet zemra jote duke e ndihmuar, sepse në saje të kësaj Zoti, Hyji yt, do të të bekojë në çdo veprim që do të ndërmarrë dora jote.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi nuk do të pushojë të ketë skamnorë në vendin e banimit tënd, së këndejmi edhe unë po të urdhëroj: hapja dorën tënde vëllait tënd të varfër, skamnorit tënd që jeton me ty në vendin tënd.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Skllavi
12»Në qoftë se të është shitur vëllai yt hebre ose hebreje, pasi të ketë shërbyer për gjashtë vjet, të shtatin vit lëshoje të lirë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur ta lëshosh të lirë, mos e nis duarthatë,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14por dhuroji ndonjë send prej grigjës sate, prej lëmës sate e prej shtrydhësit tënd, me ato sende me të cilat të ka bekuar Zoti, Hyji yt,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mos harro se edhe ti ke qenë skllav në tokën e Egjiptit dhe të ka liruar Zoti, Hyji yt. Prandaj edhe po të urdhëroj kështu unë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por nëse ai thotë: ‘Nuk dua të largohem prej teje’, sepse të do ty dhe shtëpinë tënde, sepse tek ti, e ndijen veten mirë,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17merre bizin dhe shpoja veshin në derën e shtëpisë sate e le të të shërbejë përgjithmonë. Njësoj bëj edhe me skllave.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mos e ki të vështirë ta lëshosh të lirë, sepse ai të shërbeu për gjashtë vjet si ta kishe pasur rrogëtar. Zoti, Hyji yt, do të të bekojë në të gjitha veprimet që do të ndërmarrësh.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të parëlindurit
19»Të gjithë të parëlindurit meshkuj që do të lejnë prej bagëtive të tua të trasha e të imëta, shuguroja Zotit, Hyjit tënd, mos e shtjer në punë pjellën e parë të gjedhit tënd as mos e qeth pjellën e parë të bagëtive të tua të imëta.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Haje ti dhe familja jote çdo vit në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, nëse do të ketë ndonjë të metë, nëse është i çalë ose i verbët, ose ka çfarëdo mungese tjetër, mos ia kushto Zotit, Hyjit tënd,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22por haje brenda shtëpisë sate; le ta hajë i pastri dhe i papastri pa dallim, siç hahet suta ose kaprolli.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mos e ha gjakun e tyre, por derdhe në tokë si të ishte ujë.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.