Kundër një dokeje pagane
1»Jini për Zotin, Hyjin tuaj, bij! Mos u gërvishtni për të vdekur as mos e rruani kryet permbi sy.
2Sepse ti je një popull që i je kushtuar Zotit, Hyjit tënd dhe Zoti të ka zgjedhur të jesh populli i tij i veçantë në mes të gjithë popujve që janë përmbi tokë.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kafshët e pastra e të papastra
3»Mos hani asgjë që është e papastër!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Këto janë kafshët që mund t’i hani: kau, delja e dhia,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5kaprolli, suta, dreri, dhia e egër, antilopa, bualli, dhia e shkëmbinjve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Çdo bagëti ndër kafshët që e kanë thundrën e ndarë në dy pjesë plotësisht dhe ripërtypet, hajeni.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nuk bën t’i hani ato që, njëmend përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë, siç janë: deveja, lepuri, gjeri, sepse përtypen, por nuk e kanë thundrën të ndarë: le të jenë të papastra për ju.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Edhe thiu, megjithëse e ka thundrën të ndarë, por nuk ripërtypet, le të jetë për ju i papastër: mos ua hani mishin as mos ua prekni kufomat.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Prej të gjitha kafshëve që jetojnë në ujë, mund të hani këto: të gjitha ato që kanë fletëza dhe pare.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ato që s’kanë fletëza dhe pare, mos i hani, sepse janë të papastra për ju.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Hani të gjithë shpendët e pastër,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12por këto mos i hani: shqiponjën, shqiponjën kërmëngrënëse, shqiponjën e detit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13skifterin dhe çdo lloj sokoli,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14çdo lloj korbash,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15strucin, kukuvajkën e gjelarojën dhe çdo lloj petriti,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16hutinin, zhytrën, ibisin,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17mjellmën, pelikanin, shqiponjën qafëshogët,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18lejlekun, çdo lloj çafke, pupëzën dhe lakuriqin,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19edhe çdo zvarranik që ka krahë, le të jetë i papastër për ju, dhe mos e hani.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Çdo shpend që është i pastër, hajeni.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos hani asnjë bagëti të cofur vetiu. Jepja ta hajë i ardhuri që banon ndër qytetet tuaja ose shitja shtegtarit: sepse ti je popull i shuguruar prej Zotit, Hyjit tënd. Mos e ziej kecin në qumështin e s’ëmës.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të dhjetat vjetore
22»Ndaj çdo vit të dhjetën e të gjitha prodhimeve të të mjellave të tua që të dalin nga toka.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Haje në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në vendin që ta ketë zgjedhur për të banuar emri i tij, të dhjetën e drithit, të verës e të vajit tënd, të parëlindurit e bagëtive të tua të trasha e të imëta, që kështu të mësosh ta druash Zotin, Hyjin tënd, në çdo kohë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por kur rruga është e largët për ty dhe nuk do të mund t’i sjellësh të gjitha këto, sepse vendi që Zoti, Hyji yt, e ka zgjedhur për të banuar emri i tij, është tepër larg, e Zoti të t’i ketë bekuar,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25atëherë shiti të gjitha dhe çmimin e tyre merre me vete e shko në vendin që Zoti, Hyji yt, e ka zgjedhur,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26e me ato para bli çka të pëlqen ty, qoftë bagëti të trashë ose të imët, verë ose musht ose çfarë të të dëshirojë zemra; dhe ha aty në praninë e Zotit, Hyjit tënd, dhe gostitu me familjen tënde.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Le të hajë edhe leviti që është prej qytetit tënd: ruaju se e harron atë, sepse ai s’ka pjesë as pronë me ty.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Të dhjetat trivjetore
28»Në mbarim të çdo të tretit vit ndaj të dhjetën e të gjitha prodhimeve të atij viti dhe vëre te dera e qytetit tënd.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Atëherë le të vijë leviti që nuk ka pjesë as pronë me ty, i huaji, jetimi dhe e veja, që jetojnë brenda qytetit tënd, le t’i hanë dhe le të ngihen, që të të bekojë Zoti, Hyji yt, në të gjitha veprimet e tua.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.