1Gjithçka ju urdhëroj, ruani e zbatoni; as mos shto gjë, as mos mungo!«
Kundër ngashënjimeve ndaj idhujtarisë
2»Po edhe sikur të ngrihet në mesin tënd ndonjë profet ose ndonjë ëndërrtar dhe të shtron një shenjë ose një mrekulli,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe sikur ajo shenjë ose mrekulli e parashtruar, të vërtetohet, por ai të thotë: ‘Të ndjekim të tjerë zota - që ti nuk i ke njohur - e t’u shërbejmë atyre’,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4mos i dëgjo fjalët e atij profeti ose ëndërrtari, sepse Zoti, Hyji juaj, ju vë në provë, për të ditur a e doni apo nuk e doni atë me gjithë zemër e me gjithë shpirt.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ndiqni Zotin, Hyjin tuaj, druani atë, mbani urdhërimet e tija, dëgjoni zërin e tij, shërbeni atij e qëndroni të lidhur ngushtë me të!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kurse ai profet dhe ai ëndërrtar i rremë, le të vritet, sepse ka folur me qëllim që t’ju largojë prej Zotit, Hyjit tuaj, i cili ju nxori nga toka e Egjiptit e të shpërbleu prej shtëpisë së skllavërisë; deshi të të bëjë ta lësh rrugën që ta ka urdhëruar Zoti, Hyji yt. Zhbije të keqen prej mesit tënd!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Nëse do ta mbushë mendjen yt vëlla, biri i nënës sate, ose biri yt, ose bija jote, ose gruaja që e mban ngrykë, ose miku që e do si jetën tënde, e fshehtazi të thotë: ‘Eja t’u shërbejmë zotave të huaj’, të cilët nuk i njohe ti as etërit e tu,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8hyjnive të popujve të afërt ose të largët që ju rrethojnë prej njërit në skajin tjetër të vendit -
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9mos prano, mos dëgjo, as të mos e falë syri yt që të kesh mëshirë e ta mbash fshehtë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10por vraje! Së pari le të lartësohet dora jote për ta vrarë e pastaj le ta lartësojë dorën e vet mbarë populli:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11lë të vritet me gurë, sepse deshi të të largojë prej Zotit, Hyjit tënd, që të nxori nga toka e Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërisë,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12që, kur të dëgjojë mbarë Izraeli, të ketë frikë, që të mos gjendet më ndokush në mesin tënd që ta bëjë një gjë të tillë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Në qoftë se në ndonjë ndër qytetet që Zoti, Hyji yt, do të t’i japë për të banuar në to, dëgjon se thonë disa:
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14‘Dolën bijtë e Belialit prej mesit tënd dhe i ngashënjyen banorët e qytetit të vet dhe thanë: ‘Ejani t’u shërbejmë zotave të huaj’, që nuk i njohët,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15më së pari bëj hetime me kujdes e, pasi ta kesh peshuar hollë e hollë, po gjete se është e vërtetë çfarë thuhet: se është bërë kjo paudhësi në mesin tënd,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16goditi me tehun shpatës banorët e atij qyteti dhe asgjësoje atë me gjithçka ka.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mandej mblidhi mbarë plaçkat në sheshin e tij dhe jepu zjarr bashkë me mbarë qytetin si fli shkrumbimi për nder të Zotit, Hyjit tënd. Le të mbetet gërmadhë e përhershme: të mos ndërtohet më askurrë!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Asgjë prej atyre që kanë qenë goditur me »mallkim«, të mos kapet assesi për dorën tënde që të largohet Zoti prej hidhërimit të felgrimit të vet, të ketë mëshirë për ty e të të shumojë siç iu përbetua etërve të tu;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19kurdo që ta dëgjosh zërin e Zotit, Hyjit tënd, t’i ruash të gjitha urdhërimet e tija, që unë sot po t’i urdhëroj dhe të kryesh çfarë u pëlqen syve të Zotit, Hyjit tënd.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.