Prej Kadesit në Amon
1»Atëherë u çuam dhe morëm rrugën e shkretëtirës në drejtim të Detit të Kuq, sikurse më kishte dhënë urdhër Zoti. Për një kohë të gjatë u sollëm rreth malit Seir.
2Atëherë Zoti më tha:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3‘Mjaft u sollët përreth këtij mali! Nisuni në drejtim të veriut.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Popullit jepi këtë urdhër: Do të kaloni nëpër tokën e vëllezërve tuaj, të bijve të Ezaut që banojnë në Seir. Ata do t’ju kenë frikë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5por ju ruhuni fort e mos i sulmoni assesi, sepse unë nuk do t’ju jap prej tokës së tyre as një këmbë dhe, sepse malin Seir ia dhashë për pronë Ezaut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Bukën që të hani blijeni prej tyre me pare; edhe ujin blijeni e atëherë nxirreni e pijeni.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sepse Zoti, Hyji yt, të ka bekuar në çdo vepër të duarve të tua, të ka përcjellë në udhëtime të tua nëpër këtë shkretëtirë të madhe duke banuar me ty Zoti, Hyji yt, për dyzet vjet dhe nuk të ka munguar asgjë.’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pasi i kaluam vëllezërit tanë, bijtë e Ezaut, që banonin në Seir, rrugës së Arabës prej Elatit e prej Asiongaberit, u kthyem dhe erdhën udhës në drejtim të shkretëtirës Moab.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Zoti më tha: ‘Mos i sulmo moabitët dhe mos bëj luftë kundër tyre! Sepse prej tokës së tyre nuk do të të jap asnjë grimë, sepse bijve të Lotit ua dhashë për pronë Arin. -
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Më parë aty jetonin emitët, një popull i madh e i shumtë dhe aq i lartë me shtat si enacitët.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po edhe vetë refaitët mbaheshin porsi enacitët; moabitët ata i quajnë emitë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kurse në Seir më parë banonin horimët. Këta u dëbuan dhe u zhbinë prej bijve të Ezaut që banonin në vendin e tyre, po ashtu sikurse bënë edhe izraelitët në tokën e pronës së vet që ua dha Zoti. -
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ngrihuni, pra, e kalojeni përroin Zared!’ Dhe e kaluam përroin Zared.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Koha e shtegtimit prej Kadesbarnesë deri në kalimin e përroit Zared zgjati tridhjetë e tetë vjet derisa u zhbi mbarë breznia e luftëtarëve të llogorit, ashtu sikurse u qe përbetuar Zoti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dora e Zotit qe kundër tyre derisa i shfarosi prej tëbanishtës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E pasi vdiqën të gjithë këta luftëtarë prej mesit të popullit,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17atëherë Zoti foli me mua e tha:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18‘Sot po kalon kufijtë e Moabit, qytetin që quhet Ar.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur t’u afrohesh amonëve, ruaj se i sulmon ose ngre luftë me ta, sepse nuk do të të jap prej tokës së tyre, të bijve të Amonit, sepse atë ua dhashë bijve të Lotit për pronë.’ -
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Edhe ajo çmohet tokë e refaitëve: dikur në të banonin refaitët, të cilët amonitët i quajnë zomzomitë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata ishin popull i madh e i shumtë dhe me shtat të lartë si enacitët. Zoti i zhbiu para faqes së tyre dhe ua dha atyre të banojnë në vend të tyre,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22siç bëri me bijtë e Ezaut, që banojnë në Seir, duke i shfarosur horimët e duke ua dhënë tokën për pronë që e kanë deri në ditët e tashme.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Po edhe hevenjtë, që jetonin nëpër fshatra deri te Gaza, kaftoritët, që kishin ardhur nga Kaftori, i zhbinë ata dhe u vendosën në vendin e tyre.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ngrihuni! Nisuni e kalojeni përruan Arnon: qe, ta lëshova në dorë Sehonin, mbretin e Hesebonit amorreas! Fillo ta pushtosh! Filloje luftën me të!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sot do të filloj ta shtie tmerrin dhe frikën tënde në popuj që janë kudo nën qiell, që, posa ta dëgjojnë emrin tënd, të tremben e të dridhen para teje.’«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i mbretërisë së Sehonit
26»Kështu, pra, dërgova prej shkretëtirës Kademot lajmëtarë te Sehoni, mbreti i Hesebonit, me fjalë paqeje. I thashë:
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Do të kaloj nëpër tokën tënde. Do të bie rrugës botore, dhe nuk do të shmangem as djathtas as majtas.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ushqimet m’i shit me para që të ushqehem për sa të kaloj, edhe ujin për të pirë ma shit. Nuk kërkoj tjetër, pos sa të kaloj,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29siç më lejuan bijtë e Ezaut që banojnë në Seir si dhe moabitët, që jetojnë në Ar. Dua të mbërrij deri te Jordani e të kaloj në tokën që Zoti, Hyji ynë, do të na e dhurojë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Por Sehoni, mbreti i Hesebonit, nuk deshi të na lejojë të kalojmë, sepse Zoti, Hyji yt, ia kishte bërë shpirtin të ngurtë dhe ia nguroi zemrën, që ta lëshonte në duar të tua, siç e ke edhe sot.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Atëherë Zoti më tha: ‘Ja, fillova të ta dorëzoj Sehonin dhe tokën e tij. Fillo ta pushtosh!’
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Edhe Sehoni me mbarë popullin e vet na doli para dhe nisi luftën në Jasë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E Zoti, Hyji ynë, na e dorëzoi: e goditëm atë dhe bijtë e tij e mbarë popullin e tij.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Asohere i pushtuam të gjitha qytetet e tija dhe secilin qytet me burra, gra e fëmijë e ngarkuam me »mallkim«: askënd nuk e lamë gjallë,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35me përjashtim të bagëtive që i morëm pre bashkë me prenë e qyteteve që pushtuam.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Qysh prej Aroerit, që është në bregun e përroit Arnon, dhe qytetin që është në luginën e tij, e deri në Galaad, s’pati asnjë qytet që i shpëtoi dorës sonë: të gjitha na i dorëzoi Zoti, Hyji ynë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Nuk e preke vetëm tokën e bijve të Amonit, krahinës përgjatë përroit Jabok dhe qytetet e rrafshnaltës e viset që Zoti, Hyji ynë, na i ndaloi.«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.