Pushtimi i mbretërisë së Ogut
1»Atëherë u kthyem dhe morëm udhën drejt Basanit. Në Edrai na doli para për të luftuar Ogu, mbreti i Basanit, me mbarë popullin e vet.
2Atëherë Zoti më tha: ‘Mos e druaj aspak, sepse ta lëshova në dorën tënde me mbarë popullin dhe me tokën e tij. Bëj me të siç bëre me Sehonin, mbretin e amorrenjve, që banonte në Hesebon.’
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu, pra, Zoti, Hyji ynë, na e dorëzoi edhe Ogun, mbretin e Basanit, dhe mbarë popullin e tij. I goditëm edhe ata derisa i zhdukëm.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Asokohe i zaptuam të gjitha qytetet e tija. Asnjë qytet nuk na shpëtoi: pushtuam gjashtëdhjetë qytete, mbarë krahinën Argob, mbretërinë e Ogut në Basan.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të gjitha qytetet ishin të mbrojtura me mure të larta, me dyer e me shula. Pa përmendur fshatrat e panumërta që ishin të parrethuara me mure.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Edhe ato i ngarkuam me »mallkim«, siç bëmë me Sehonin, mbretin e Hesebonit: i zhbimë qytetet, trim e grua e fëmijë;
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7kurse bagëtitë dhe prenë e atyre qyteteve i rrëmbyem.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Asokohe e morëm tokën prej duarve të dy mbretërve të amorrenjve, që jetonin në anën e andejme të Jordanit, prej përroit Arnon deri në malin Hermon
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9- sidonët e quajnë Hermonin Sarion, kurse amorrenjtë Sanir -
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10të gjitha qytetet që janë në rrafsh, mbarë tokën Galaad e Basan deri në Selkë e në Edrai, qytetet e mbretërisë së Ogut në Basan.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prej refaitëve kishte mbetur vetëm Ogu, mbreti i Basanit. Mund të shihet shtrati i tij, shtrat hekuri. A nuk është në Rabë të amonëve? Është i gjatë nëntë kute e i gjerë katër kute, me kut të rëndomtë burri.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndarja e Transjordanisë
12»Dhe asokohe e pushtuam edhe këtë tokë, prej Aroerit që është në bregun e përroit Arnon, e deri në gjysmën e malit Galaad: qytetet e saja ua dhashë Rubenit e Gadit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pjesën tjetër të Galaadit dhe mbarë Basanin, mbretërinë e Ogut, ia dhashë gjysmës së fisit të Manaseut, mbarë krahinën Argob. Mbarë Basani quhet toka e refaitëve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Jairi, biri i Manaseut, e mori për pronë mbarë krahinën e Argobit deri në kufijtë e Gesuriut e të Mahatit. Ai e quajti me emrin e vet Basan Havot Jair / d.m.th. Fshatrat e Jairit/, deri në ditën e sotme.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Mahirit ia lëshova Galaadin.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Fiseve të Rubenit e të Gadit ua lëshova prej Galaadit deri në përruan Arnon - për kufi gjysma e lumit e deri në lumin Jabok, që është kufi me bijtë e Amonit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Si kufi shërbenin Araba e Jordani prej Keneretit e deri në detin e Arabës, që është Deti i Kripur, në rrëzë të malit Fazga në lindje.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Udhëzimet e fundit të Moisiut
18»Asokohe ju pata urdhëruar: ‘Zoti, Hyji juaj, jua dha për pronë këtë tokë. Të gjithë trimat, të aftë për luftë të armatosur, le t’u prijnë vëllezërve, bijve të Izraelit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Gra e fëmijë e bagëti - e di se keni shumë - le të rrinë në qytetet që jua dhashë,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20derisa Zoti, Hyji juaj, t’u japë paqe edhe vëllezërve tuaj, siç jua dha juve, dhe ta marrin në pronë edhe ata tokën që Zoti, Hyji juaj, do t’ua japë edhe atyre përtej Jordanit. Atëherë lë të kthehet secili në pronën e vet që jua dhashë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Asohere edhe Jozuehut i dhashë këtë urdhër: ‘Ti me sytë e tu pe se çfarë u bëri Zoti, Hyji juaj, këtyre dy mbretërve: kështu do t’ua bëjë të gjitha mbretërive nëpër të cilat do të kalosh.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Mos i druaj! Për ju do të luftojë Zoti, Hyji juaj!’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Asohere iu luta Zotit e thashë:
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24‘O Zot, Hyj, ti fillove t’ia dëftosh shërbëtorit tënd madhërinë tënde dhe dorën e fuqishme! E, në të vërtetë, nuk ka tjetër Hyjni as në qiell as në tokë, që mund t’i bëjë veprat e tua e të krahasohet me fuqinë tënde.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Më lejo të kaloj matanë Jordanit e ta shoh këtë tokë të mirë, këtë krahinë të mrekullueshme malore dhe Libanin!’
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Po Zoti u hidhërua me mua për shkakun tuaj, nuk ma dëgjoi lutjen, por më tha: ‘Lëre! As mos fol më për këtë gjë me mua!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, ngjitu në majë të Fazgës dhe lëshoja sytë në perëndim, në veri, në jug e në lindje e merre me sy, sepse Jordanin ti s’do ta kalosh!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Jepi urdhrat e tua Jozuehut, jepi zemër e guxim, sepse ai do ta kalojë Jordanin e do t’i prijë këtij populli dhe ai do t’ua ndajë këtë tokë që do ta shikosh ti!’
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E kështu zumë vend në luginën kundruall Betfegorit.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.