Pabesnikëria e Feorit dhe urtia e vërtetë
1»E tani, o Izrael, dëgjo urdhërimet dhe rregulloret që po jua mësoj që, duke i kryer ato, të jetoni dhe të hyni e ta bëni pronë tokën që Zoti, Hyji i etërve tuaj, do t’jua japë.
2Mos u shtoni asgjë urdhrave që po ju jap dhe mos u mungoni asgjë! Mbani urdhërimet e Zotit, Hyjit tuaj, që po jua jap unë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sytë tuaj panë gjithçka Zoti bëri kundër Beelfegorit, sesi i përfaroi të gjithë adhuruesit e tij prej mesit tuaj,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4kurse ju që i qëndroni besnikë Zotit, Hyjit tuaj, jeni gjallë të gjithë deri në ditën e sotme.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ja, po ju mësoj urdhërimet e rregulloret, si më urdhëroi Zoti, Hyji im, që t’i zbatoni në tokën që do ta merrni pronë,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6që t’i mbani e t’i vini në zbatim. Kjo do t’ju bëjë të dijshëm e të urtë në sytë e popujve. Kur t’i kenë dëgjuar të gjitha këto urdhërime, do të thonë: ‘Ja, një popull i dijshëm e i kuptueshëm! Ky qenka popull madhor!’
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E njëmend, ku gjendet një popull tjetër aq i madhërueshëm, që t’i ketë hyjnitë e veta kaq afër vetes, sikurse është pranë nesh në të gjitha kërkesat tona Zoti, Hyji ynë?!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe, ku ka një popull tjetër kaq të përmendur që të ketë urdhërime e rregullore të drejta, siç është i tërë ky Ligj, që unë sot po e shtroj para syve tuaj?!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zbulesa e Horebit dhe kërkesat e saj
9»Kujdes, pra, ki mendjen mirë të mos i harrosh assesi ngjarjet që i pe me sytë e tu e të mos zbehen askurrë gjatë krejt jetës sate! Mësojua fëmijëve e nipave të tu!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ti ishe aty pranë në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në Horeb, kur Zoti më urdhëroi: ‘Bashkoje popullin rreth meje! Dua t’i dëgjojnë urdhrat e mi e të mësojnë të më druan e të më nderojnë për sa kohë të jetojnë mbi tokë dhe t’i mësojnë fëmijët e vet.’
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E ju u afruat e qëndruat në këmbë në rrëzë të malit, i cili digjej flakë deri në qiell. Ishte errësirë, re e terr i dendur!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prej mesit të zjarrit ju foli Zoti: tingullin e fjalëve e dëgjuat, por trajtën e folësit nuk e patë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Jua shpalli besëlidhjen e vet dhe ju urdhëroi ta zbatoni - Dhjetë Urdhërimet, që i shkroi në dy rrasat e gurta.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Asohere më urdhëroi edhe mua t’jua mësoj urdhërimet e rregullat që duhet t’i vini në veprim në tokën që do ta merrni trashëgim.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15T’ia vini mendjen mirë vetes: atë ditë, kur Zoti foli në Horeb prej mesit të zjarrit, ju nuk patë kurrfarë trajte të tij.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kini kujdes që rastësisht të mos prisheni e të punoni për vete ndonjë idhull, ndonjë trajtë çfarëdo të ndonjë hyjnie, figurë njeriu a gruaje,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17figurë, s’ka rëndësi, të së cilës bagëti që jeton mbi tokë, o të shpendëve që fluturojnë nën kupën qiellore,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18ose të zvarranikëve që lëvizin mbi tokë, ose të peshqve që jetojnë në ujë nën tokë;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19dhe që, duke ngritur sytë në qiell, të shikosh diellin, hënën e yjet - mbarë ushtrinë qiellore - dhe të mos tradhtohesh prej gabimit e t’i adhurosh e t’u shërbesh! Këto gjëra ua dha Zoti, Hyji yt, të gjithë popujve që janë nën qiell,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20kurse ju Zoti ju nxori nga furrënalta e hekurit të Egjiptit, që t’ju ketë popull pronë, siç jeni edhe sot e kësaj dite.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Synime ndëshkimi e kthimi
21»Porse, për shkak tuaj, u hidhërua kundër meje dhe u përbetua se nuk do ta kaloja Jordanin dhe se nuk do të hyja në të mirën tokë, të cilën Zoti, Hyji yt, do ta japë ty trashëgim.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ja, do të vdes në këtë vend e nuk do ta kapërcej Jordanin; ju do të kaloni dhe do ta trashëgoni këtë tokë të bekuar.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ruajuni fort, të mos e harroni kurrsesi besëlidhjen e Zotit, Hyjit tuaj, që e lidhi me ju e të gaboni e të punoni trajta të gdhendura të çfarëdo kafshe që Zoti, Hyji juaj, i ndaloi të bëhen.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Sepse Zoti, Hyji yt, është zjarr përpijës, Perëndi ziliqar.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur t’ju lindin fëmijë e nipa e të keni banuar gjatë në atë vend dhe, nëse prisheni e punoni çfarëdo idhulli, e kështu veproni keq para Zotit, Hyjit tënd, duke e ngacmuar të hidhërohet,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26pasha qiellin e pasha tokën, që po jua bëj unë sot, do të zhdukeni shpejt prej tokës që do ta trashëgoni pasi të kaloni Jordanin. Nuk do të jetoni gjatë në të, por do t’ju shfarosë Zoti
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27dhe do t’ju shpërndajë ndër popuj, dhe pak prej jush do të mbesin gjallë nëpër kombe, ndër të cilat to t’ju tresë Zoti.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atje do t’u shërbeni hyjnive që i punoi dora e njeriut, prej drurit dhe gurit, që nuk shohin as s’dëgjojnë, që s’hanë as marrin erë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Atëherë prej atje do ta kërkosh Zotin, Hyjin tënd; do ta gjesh nëse do ta kërkosh me gjithë zemër e me gjithë shpirt.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Pasi në vështirësinë tënde të kanë ndodhur të gjitha këto që janë parathënë, dikur do të kthehesh te Zoti, Hyji yt, dhe atëherë do ta dëgjosh zërin e tij,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31sepse Zoti, Hyji yt, është Hyj i mëshirshëm. Ai nuk do të heqë dorë prej teje, as nuk do të të shfarosë krejtësisht, as nuk do ta qesë në harresë besëlidhjen, në të cilën iu përbetua etërve të tu.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Madhëria e zgjedhjes hyjnore
32»Shqyrtoji kohët e lashta që qenë para teje, qysh prej ditës kur Zoti e krijoi njeriun përmbi tokë, shqyrto prej një skaji të rruzullit në tjetrin: A ka ndodhur ndonjë gjë kaq e madhe? A është dëgjuar një gjë e tillë?
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33A ka ndokund ndonjë popull që e ka dëgjuar Hyjin duke folur prej mesit të zjarrit, siç e dëgjove ti dhe të ketë mbetur gjallë?
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ose, a ka sprovuar ndonjë herë Hyji të hyjë e të marrë për vete një komb në mes të një populli tjetër me provë, me shenja e me mrekulli, me luftë, me dorë të fortë, me krah të ngritur e me tmerr të madh sikurse i bëri të gjitha këto ndër sytë tuaj për ju Zoti, Hyji juaj, në Egjipt?!
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Kjo t’u dëftua ty që ta dish se Zoti është vetë Hyji dhe se nuk ka tjetër përveç atij.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Prej qiellit bëri ta dëgjosh zërin e tij që të mësonte; përmbi tokë ta ka dëftuar zjarrin e vet të madh dhe i dëgjove fjalët e tija prej mesit të zjarrit,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37sepse i deshi etërit e tu dhe i zgjodhi për vete pasardhësit e tyre. Ai të nxori me fuqinë e vet prej Egjiptit dhe me një forcë të madhe,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38për të dëbuar para teje, në hyrjen tënde, popuj më të mëdhenj e më të fortë se ti, për të të futur ty në vendin e tyre e për ta dhënë ty tokën e tyre për pronë siç po sheh se po ndodh sot.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Mirë, pra, dije sot dhe thadroje thellë në zemrën tënde se Zoti është Hyj lart në qiell e poshtë mbi tokë - e tjetër nuk ka!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Mbaji urdhërimet e tija dhe ligjet e tija që unë po t’i jap sot, që të jesh mirë ti dhe bijtë e tu pas teje e të qëndrosh për një kohë të gjatë mbi tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë.’«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Qytetet strehim
41Asohere Moisiu i ndau tri qytete përtej Jordanit, në krahun e lindjes,
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42që të strehohet në to ai që e vret gand të afërmin e vet, me të cilin më parë nuk ka pasur kurrfarë armiqësie: që duke u strehuar në njërin ndër këto qytete, ta shpëtojë jetën.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Qytetet ishin: Bosori, në shkretëtirë, që është në rrafshnaltë, për fisin e Rubenit, Ramoti në Galaad, për fisin e Gadit dhe Golani në Basan, për fisin e Manaseut.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Fjalimi i dytë i Moisiut
44Ky është Ligji që e shpalli Moisiu para bijve të Izraelit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Këto janë dëshmitë, urdhërimet e rregulloret, për të cilat u foli bijve të Izraelit, kur dolën prej Egjiptit,
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46përtej Jordanit, në luginën kundruall Betfegorit, në tokën e Sehonit, mbretit të amorrenjve, që banonte në Hesebon, të cilin e goditën Moisiu dhe bijtë e Izraelit kur dolën prej Egjiptit.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Ata e pushtuan tokën e tij dhe tokën e Ogut, mbretit të Basanit, dy mbretërve amorrenj, që ishin përtej Jordanit, në krahun ku lind dielli,
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48prej Aroerit, që është mbi bregun e përroit Arnon, deri te mali Sion, që është Hermoni,
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49mbarë Arabën, përtej Jordanit, në krahun e lindjes e deri në detin e Arabës, deri në rrëzë të malit Fazgë.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.