Dhjetë urdhërimet
1Moisiu e bashkoi mbarë Izraelin dhe u tha: »Dëgjoji, o Izrael, urdhërimet dhe ligjet, që po i shpall sot para jush: mësoni dhe vini në veprim!
2Zoti, Hyji ynë, bëri me ne besëlidhje në Horeb.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Këtë besëlidhje Zoti nuk e lidhi me etërit tanë, por me ne, që jemi sot këtu, me të gjithë ne që jemi gjallë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti ka folur me ju faqefaqas në mal prej mjedisit të zjarrit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Unë qëndrova ndërmjet jush dhe Zotit asokohe që t’jua shpallja fjalët e tija, sepse ju e kishit frikë zjarrin dhe nuk u ngjitët në mal. Ai tha:
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6‘Unë jam Zoti, Hyji yt, që të nxora nga dheu i Egjiptit, prej shtëpisë së skllavërisë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Mos ki tjetër zot pos meje!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mos bëj idhull as figurë të gjërave që janë lart në qiell, as poshtë në tokë, as të atyre që janë në ujë nën dhe!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mos i adhuro ato as mos u shërbe: sepse vetëm unë jam Zoti, Hyji yt, unë jam Hyj ziliqar, që e ndëshkoj fajin e etërve - të atyre që më urrejnë - në fëmijë deri në të tretin e të katërtin brez,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10por edhe që nuk kursej mëshirë në mijëra brezni ndaj atyre që më duan e që i zbatojnë urdhërimet e mia.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Mos e merr nëpër gojë kot emrin e Zotit, Hyjit tënd, sepse Zoti nuk do ta lërë të pandëshkuar atë që merr nëpër gojë emrin e tij për punë të kota.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbaje ditën e shtunë dhe shenjtëroje ashtu sikurse të ka urdhëruar Zoti, Hyji yt.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Puno gjashtë ditë dhe kryeji të gjitha punët e tua.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por e shtata ditë është e shtuna e Zotit, Hyjit tënd. Atë ditë mos bëj asnjë punë as ti, as djali yt, as vajza jote, as shërbëtori, as shërbëtorja, as kau as gomari dhe asnjë bagëti jotja, as i ardhuri yt që e ndryn dera jote: le të pushojë shërbëtori yt dhe shërbëtorja jote sikurse edhe ti.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të të bjerë ndër mend se edhe ti ke qenë skllav në Egjipt dhe se prej andej të ka nxjerrë me dorë të fuqishme e me krah të tendur Zoti, Hyji yt: dhe kjo është arsyeja që të urdhëroi ta mbash ditën e shtunë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ndero babën tënd dhe nënën, sikurse të urdhëroi Zoti, Hyji yt, që ta kesh jetën të gjatë e të kalosh mirë përmbi tokën, që Zoti, Hyji yt, do të ta japë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Mos vra!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Mos bëj kurorëshkelje!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Mos vidh!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Mos dëshmo rrejshëm kundër të afërmit tënd!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Mos i lakmo për të keq gruas së të afërmit tënd. Mos i lakmo shtëpisë së të afërmit tënd, as arës, as shërbëtorit, as shërbëtores, as kaut, as gomarit dhe asnjë sendi që i përket atij.’
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Këto janë fjalët që jua ka drejtuar Zoti juve e të gjithëve kur ishit të tubuar në mbledhje në mal. Ai ju foli prej zjarrit në re e në errësirë me një zë të lartë. Ai nuk shtoi asgjë tjetër, por i shkroi në dy rrasa të gurta që m’i dha mua.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ndërmjetësimi i Moisiut
23»Porse ju, pasi e dëgjuat zërin nga errësira dhe pasi e patë malin se si digjej, u afruat tek unë të gjithë ju prijësit e fiseve dhe krerët
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24dhe më thatë: ‘Qe, na e dëftoi Zoti, Hyji ynë, madhërinë dhe madhorinë e vet: prej mesit të zjarrit e dëgjuam zërin e tij dhe sot e sprovuam se Zoti mundka të flasë me njerëz e njeriu të mos vdesë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Porse tani, përse të vdesim të përpirë nga zjarri? Sepse, qebesa, po e dëgjuam edhe herë të tjera zërin e Zotit, Hyjit tonë, do të vdesim!
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Sepse ç’është njeriu, cilido qoftë, që të dëgjojë zërin e Hyjit të gjallë se si flet prej mjedisit të zjarrit, siç e dëgjuam ne, e të mund të mbesë gjallë?
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kështu, pra, afrohu ti për t’i dëgjuar të gjitha fjalët e Zotit, Hyjit tonë, dhe atëherë na trego ti gjithçka të ketë thënë Zoti, Hyji ynë, dhe ne do të dëgjojmë e do t’i vëmë në zbatim.’
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kur i dëgjoi Zoti fjalët tuaja, më tha: ‘I dëgjova të gjitha fjalët që ky popull t’i drejtoi: kanë folur krejt mirë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Oh, sikur ta kishin vërtet atë mendje: të më kishin frikë e t’i zbatonin të gjitha urdhërimet e mia gjithherë! Të lumë do të ishin ata dhe bijtë e tyre për jetë të jetës!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Shko e thuaju: Kthehuni në tendat tuaja!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kurse ti qëndro këtu me mua dhe do të t’i tregoj të gjitha urdhërimet, ligjet e rregulloret që t’ua mësosh atyre për t’i zbatuar në tokën që do t’ua jap për pronë.’«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dashuria e Hyjit, thelbi i Ligjit
32»Mbani, pra, e zbatoni të gjitha ato që jua ka urdhëruar Zoti, Hyji juaj. Mos e shmangni rrugën as djathtas as majtas,
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33por ecni drejt udhës që jua ka urdhëruar Zoti, Hyji juaj, që të jetoni e të kaloni mirë e të shumohen ditët e jetës suaj në tokën e trashëgimit tuaj.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.