Lufta dhe luftëtarët
1»Kur të dalësh në luftë kundër armiqve të tu e të shohësh kalorësi, karroca e shumicë më të madhe ushtrie të armikut se sa është jotja, mos ua ki frikën, sepse Zoti, Hyji yt, që të ka nxjerrë nga Egjipti, është me ty!
2Kur të jetë koha të fillojë luftimi, le të dalë prifti para aradheve dhe kështu le t’i flasë popullit:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3‘Dëgjo, Izrael! Ju sot po filloni luftën kundër armiqve tuaj. Të mos ju liget guximi juaj! Mos u trembni! Mos u tërhiqni, mos ua kini frikën!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Paj, vetë Zoti, Hyji juaj, do të vijë me ju dhe për ju do të luftojë kundër armiqve tuaj për t’ju shpëtuar nga rreziku.’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Po edhe mbikëqyrësit nëpër çdo njësi le t’i shpallin ushtrisë: ‘A është këtu ndokush që ka ndërtuar shtëpi të re dhe nuk ka hyrë ende në të? Le të kthehet në shtëpinë e vet që rastësisht të mos humbasë në luftë e të hyjë një tjetër në të!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6A është këtu ndonjë njeri që e ka mbjellë vreshtin dhe nuk e ka vjelë ende? Le të kthehet në shtëpinë e vet që rastësisht të mos vdesë në luftë e ta vjelë një tjetër!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7A është këtu ndokush që është fejuar dhe nusen nuk e ka marrë ende? Të niset e të shkojë në shtëpinë e vet që rastësisht të mos vdesë në luftë e atë ta marrë një tjetër!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mbikëqyrësit, pasi t’i kenë thënë këto, le t’i thonë popullit: ‘A është këtu ndonjë njeri frikacak e zemërlig? Të niset e të çajë në shtëpi të vet që të mos i ligështojë zemrat e vëllezërve të vet, siç e ka kapluar frika atë!’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pasi mikëqyrësit t’i kenë dhënë fund bisedës së vet drejtuar popullit, le të vihen prijësit ushtarakë në krye të popullit.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pushtimi i qyteteve
10»Kur t’i jesh afruar ndonjë qyteti për ta sulmuar, më së pari lute për paqe.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Nëse të dëgjon dhe t’i hapë dyert, të gjithë popullin që gjendet brenda, vëre nën angari, le të punojë për ty.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por nëse nuk duan të lidhin paqe me ty dhe fillojnë luftën me ty, sulmoje.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur të ta ketë lëshuar në dorë Zoti, Hyji yt, preje me shpatë gjithcilin mashkull që është në të,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14me përjashtim të grave e të foshnjave, të bagëtive e të gjërave të tjera që janë në qytet. Mbarë prenë merre për vete dhe ushqehu me prenë e armiqve që do të ta japë Zoti, Hyji yt.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kështu vepro edhe me të gjitha qytetet që janë shumë larg prej teje e nuk janë prej qyteteve të këtyre popujve, që do t’i marrësh në trashëgim.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Prej këtyre qyteteve që do të të jepen ty, mos lër gjallë asnjë për be,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17por preji me teh të shpatës: heteun, amorreun, kananeun, ferezeun, heveun e jebuseun ashtu sikurse të ka urdhëruar Zoti, Hyji yt,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18që të mos ju mësojnë ndoshta të bëni të gjitha ato poshtërsi që ua bënë ata hyjnive të tyre e të mëkatoni kundër Zotit, Hyjit tuaj.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur t’i bësh rrethim ndonjë qyteti për një kohë të gjatë e ta rrethosh me vegla sulmi për ta pushtuar, mos e përdor sakicën për t’i prerë pemët e tija, prej të cilave mund të ushqehesh. Pse, a është njeri pema që ta sulmosh?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por pemët që s’janë frutore, preji dhe prej tyre puno vegla lufte derisa ta pushtosh qytetin që lufton kundër teje.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.