Vrasësi në moh
1»Kur të gjendet në tokën që Zoti, Hyji yt, do të ta japë për pronë, kufoma e njeriut të vrarë - e nuk dihet se kush do ta ketë vrarë -
2le të dalin pleqtë e gjykatësit e tu dhe le ta masin prej vendit të kufomës largësinë e secilit qytet përreth,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe, kur ta gjejnë se cilin qytet e ka më afër i vrari, pleqtë e atij qyteti le ta marrin një mëshqerrë që nuk është mbrehur në zgjedhë e nuk e çau tokën me pallë,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe le ta çojnë te një përrua i përhershëm, në një vend ku kurrë nuk është lëruar as mbjellë dhe aty le t’i presin qafën mëshqerrës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë le të afrohen priftërinjtë, bijtë e Levit, të cilët Zoti, Hyji yt, i ka zgjedhur t’i shërbesojnë dhe të bekojnë në emër të tij dhe fjala e tyre i jep fund çdo çështjeje e ngatërrese.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të gjithë pleqtë e qytetit që e ka më afër i vrari, le t’i lajnë duart përmbi mëshqerrën e prerë përbri përroit
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e le të thonë: ‘Duart tona nuk e derdhën këtë gjak as sytë tanë nuk e panë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Fale popullin tënd që e shpërbleve, o Zot, e mos kërko gjak të pafajshëm në mes të popullit tënd, Izraelit.’ Kështu ata do të jenë të lirë nga gjakmarrja.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse ti do ta mënjanosh derdhjen e gjakut të pafajshëm, nëse do të bësh atë që është e drejtë në sytë e Zotit.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Robërit e luftës
10»Kur të kesh dalë për të luftuar armiqtë e tu dhe Zoti, Hyji yt, t’i lëshon në duar të tua t’i zësh robër
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11dhe në numrin e të zënëve rob sheh ndonjë grua të bukur që të pëlqen dhe dëshiron ta marrësh për grua,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12merre e çoje në shtëpinë tënde. Ajo le t’i rruajë flokët e le t’i presë thonjtë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Le ta heqë petkun e skllavërisë dhe për një muaj le të qëndrojë në shtëpinë tënde e le t’i qajë babën e nënën e vet. Atëherë afroju asaj si burrë e le të bëhet gruaja jote.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, nëse më vonë nuk të pëlqen më, lëshoje të lirë: nuk ke të drejtë ta shesësh me para ose të sillesh me të si me një skllave, sepse e ke pasur grua.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
E drejta e parëlindësisë
15»Nëse një njeri ka dy gra e njëra i pëlqen e tjetra nuk i pëlqen, dhe të dyja i lindin fëmijë; por i parëlinduri është i asaj që nuk i pëlqen,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16dhe nëse do t’ua ndajë pasurinë fëmijëve, nuk guxon ta bëjë të parëlindur birin e asaj që i pëlqen e ta parapëlqejë në vend të birit të asaj që nuk i pëlqen,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17por le ta pranojë për të parëlindur djalin e asaj që nuk i pëlqen dhe le t’i japë dyfishin e gjithë pasurisë që ka, sepse ky është fryti i parë i fuqisë së tij, këtij i përkasin të drejtat e parëlindësisë.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Djali i pabindur
18»Nëse ndokujt i lind ndonjë djalë kryekëcyer e i pabindshëm, që nuk merr vesh as për babë as për nënë dhe - i qortuar përbuz të dëgjojë -
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19le ta marrin e le ta çojnë te pleqtë e qytetit të vet, në vendin e gjyqit
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20dhe le t’u thonë:’ Ky, djali ynë, është i padëgjueshëm dhe kryekëcyer: qortimet tona i përbuz, është i shfrenuar në qejfe e në fëlligështi dhe pijanec.’
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Le ta vrasin me gurë burrat e qytetit e le të vdesë. Le të zhduket e keqja prej mesit tuaj, le ta dëgjojë mbarë Izraeli e le të trembet.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Rregullore të ndryshme
22»Kur ndokush bën ndonjë mëkat për të cilin meriton dënimin me vdekje dhe vritet me varje në dru,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23le të mos lihet kufoma e tij në dru, por po atë ditë le të varroset, sepse i varuri është mallkim i Zotit. Mos e bëj të papastër tokën që Zoti, Hyji yt, ka për të ta dhënë për pronë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.