Të cekur historik
1Moisiu bashkoi mbarë Izraelin dhe u tha: »Ju patë vetë gjithçka u bëri Zoti në praninë tuaj në tokën e Egjiptit faraonit, nëpunësve të tij dhe mbarë vendit të tij:
2provat e mëdha që i panë sytë e tu, shenjat e mrekullitë e mëdha.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Megjithatë, deri më sot, Zoti nuk ju dha mendje për të marrë vesh, sy për të parë e veshë për të dëgjuar.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ju priva për dyzet vjet nëpër shkretëtirë. Nuk u shqyen petkat tuaja as s’u shtorën sandalet tuaja.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Bukë nuk hëngrët, verë as pije dehëse nuk pitë që ta dinit se unë jam Zoti, Hyji juaj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë arritët në këtë vend. Rrugës na dolën para për të luftuar me ne Sehoni, mbreti i Hesebonit, dhe Ogu, mbreti i Basanit, e ne i shpartalluam.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E pushtuam tokën e tyre dhe ua dhamë për trashëgim Rubenit, Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Mbani, pra, fjalët e kësaj besëlidhjeje dhe vini në zbatim që të dilni me faqe të bardhë në gjithçka të ndërmerrni.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Besëlidhja në Moab
9»Ju të gjithë po qëndroni sot para Zotit, Hyjit tuaj: krerët tuaj, fiset, pleqtë e mbikëqyrësit, çdo burrë izraelas,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10fëmijët, gratë tuaja dhe ardhacaku yt që me ty banon në tëbanishtë, prej druprerësve deri tek ata që nxjerrin ujë për ty,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11për të hyrë në besëlidhje të Zotit, Hyjit tënd, të përforcuar me përbetim, të cilën sot Zoti, Hyji yt, po e lidh me ty,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12me qëllim që të të bëjë sot popull të vetin e që Ai të jetë Hyji yt, sikurse të ka thënë ty e sikurse u është përbetuar etërve të tu Abrahamit, Izakut e Jakobit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E këtë besëlidhje të përforcuar me përbetim nëmësjellës unë nuk po e lidh vetëm me ju,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14por edhe me të gjithë të pranishmit këtu me ne para Zotit, Hyjit tonë, e me të gjithë ata që sot nuk janë këtu me ne.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Sepse e dini mirë se kemi jetuar në tokën e Egjiptit dhe se kaluam nëpër popuj, dhe duke i përshkuar ata,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16i patë poshtërsitë dhe idhujt e tyre që i adhuronin: dru, gur, argjend e ar.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Të mos gjendet në mesin tuaj kurrsesi asnjë njeri, grua, familje, fis që ta ketë zemrën e tij sot të shkëputur prej Zotit, Hyjit tonë, e të shkojë t’u shërbejë zotave të atyre popujve; të mos gjendet kurrsesi ndër ju asnjë rrënjë që prodhon helm e pelin!
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Askush, pasi t’i ketë dëgjuar fjalët e këtij përbetimi nëmësjellës, të mos llastohet në zemrën e vet e të thotë: ‘S’do të më mungojë asgjë edhe pse jetoj sipas mendjes sime. Le të shkojë e njoma nëpër të thatën!’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Zoti atë s’do ta falë! Madje, atëherë edhe më tepër do të turfëllojë felgrimi i tij e zilia kundër atij njeriu, mbi të do të bien të gjitha mallkimet që janë të shkruara në këtë libër dhe Zoti do ta shlyejë emrin e tij për nën qiell!
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Zoti do ta ndajë, për të keqen e tij, prej të gjitha fiseve të Izraelit, në përkim me të gjitha nëmët e besëlidhjes të shkruara në këtë libër të Ligjit.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Synimet e mërgimit
21»Dhe, ja, ç’do të thotë breznia e ardhshme, fëmijët tuaj, që do të vijnë pas jush, dhe i huaji që do të vijë prej së largu, kur të shohin plagët e kësaj toke dhe sëmundjet me të cilat do ta ndëshkojë Zoti:
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22‘Mbarë toka s’qenka tjetër veçse sulfur e kripë! Krejtësisht e djegur! S’paska pse të mbillet! Pa blerim! S’u rritka asnjë pemë porsi në Sodomë e në Gomorrë, si në Adamë e në Seboim, që Zoti në felgrimin e vet i rroposi!’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mbarë popujt do të pyesin: ‘Përse Zoti ia bëri kështu këtij vendi? Përse u ndez flakë gjithë ky felgrim?’
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë do të përgjigjen: ‘Sepse e prishën besëlidhjen e Zotit, Hyjit të etërve të tyre, që e lidhi me ta, kur i nxori nga toka e Egjiptit,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25dhe u shërbyen hyjnive të huaja dhe i ardhuruan ato: - hyjni që nuk i njihnin e që Zoti nuk ua kishte caktuar.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prandaj u zbraz hidhërimi i Zotit mbi këtë vend dhe ia çoi të gjitha mallkimet që janë të shkruara në këtë libër.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Zoti në hidhërimin e madh, në felgrim dhe me zemërim i shpërnguli prej vendit të tyre dhe i flaku në dhe të huaj, siç është edhe sot.’
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Fshehtësitë i takojnë Zotit, Hyjit tonë, kurse sendet e zbuluara janë për ne e për fëmijët tanë që të vihen në zbatim të gjitha fjalët e këtij ligji.«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.