IV. VEPRIMET E FUNDIT DHE VDEKJA E MOISIUT
Jozuehu caktohet për udhëheqës
1Moisiu erdhi e i drejtoi mbarë Izraelit këto fjalë.
2Ai u tha: »Unë jam sot njëqind e njëzet vjeç. S’jam më i zoti të dal as të hyj e sidomos mbasi edhe Zoti më ka thënë: ‘Ti s’do ta kalosh Jordanin!’
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Vetë Zoti, Hyji yt, do të kalojë para teje. Ai do t’i asgjësojë këta popuj ndër sy të tu e ti do t’i trashëgosh. Ty do të të prijë Jozuehu sikurse ka urdhëruar Zoti.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti do të bëjë me ta sikurse ua bëri Sehonit e Ogut, mbretërve të amorrenjve e tokës së tyre kur ua treti farën.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur t’jua dorëzojë, pra, bëni po ashtu sikurse ju kam urdhëruar.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Veproni trimërisht e kini guxim! Mos u trembni as të mos ju lëshojë zemra në praninë e tyre, sepse Zoti, Hyji yt, ai është prijësi yt; ai s’do të të lërë as s’do të heqë dorë prej teje.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Moisiu e grishi Jozuehun dhe i tha në sy të mbarë Izraelit: »Ji burrë e ki guxim, sepse ti do ta shtiesh këtë popull në tokën për të cilën Zoti iu përbetua etërve të tyre se do t’ua japë. Ti atë ndajua me short.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Vetë Zoti, që është prijësi yt, do të jetë me ty; ai s’do të të lëshojë as do të heqë dorë prej teje: mos u tremb as mos ki frikë!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Leximi ritual i Ligjit
9Moisiu e shkroi këtë Ligj dhe ua dorëzoi priftërinjve, bijve të Levit, që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit dhe të gjithë krerëve të Izraelit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Moisiu u dha këtë urdhër: »Ç’do të shtatin vit - vitin e Pajtimit - në të kremten e Tendave,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11kur të mblidhet mbarë Izraeli që të bashkohet në praninë e Zotit, Hyjit tënd, në atë vend që Zoti ta ketë zgjedhur, lexoje këtë Ligj në praninë e mbarë Izraelit, që ta dëgjojnë të gjithë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Bashkoje popullin - trim e grua, të vegjël e të huaj që janë brenda qyteteve të tua - që të dëgjojnë e të mësojnë e ta druajnë Zotin, Hyjin tuaj, t’i mbajnë e t’i zbatojnë të gjitha fjalët e këtij Ligji.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Edhe bijtë e atyre që ende nuk i dinë tani, le të dëgjojnë e le të mësojnë ta druajnë Zotin, Hyjin tuaj, në të gjitha ditët që do të jetoni në tokën që, pasi ta kaloni Jordanin, do ta merrni në trashëgim.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Udhëzime të Zotit
14Atëherë Zoti i tha Moisiut: »Qe, po afrohet dita e vdekjes sate. Thirre Jozuehun e qëndroni në Tendën e takimit që t’i jap urdhrat e mi.« Shkuan, pra, Moisiu e Jozuehu e zunë vend në Tendën e takimit.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Aty Zoti u dëftua në shtyllën e resë e cila zuri vend në hyrje të Tendës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Zoti i tha Moisiut: »Qe, ti do të flesh me etërit e tu e ky popull do të fillojë të lavirësojë duke u dhënë pas zotave të huaj të vendit, ku do të hyjnë. Atje do të më lërë mua dhe do ta zhbëjë besëlidhjen që lidha me të.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atë ditë do të ndizet flakë hidhërimi im kundër tij. Do t’i lë dhe do ta fsheh fytyrën time prej tyre. Do të sharrojë. Do ta mbulojnë të këqija të shumta e të vështira, saqë do të thotë: ‘Vërtet’, sepse Hyji nuk është me mua, më gjetën të gjitha këto të këqija.’
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E unë atë ditë do ta fsheh e do ta mbuloj fytyrën time për shkak të të gjitha të këqijave që do të bëjë duke ndjekur hyjnitë e huaja.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kënga dëshmitare
19»Prandaj, shkruani për përdorimin tuaj këtë këngë. Mësoji bijtë e Izraelit le ta dinë përmendsh e ta këndojnë me zë, që kjo këngë të më jetë dëshmitare kundër izraelitëve.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Me të vërtetë, unë do ta shtie këtë popull në tokën që rrjedh qumësht e mjaltë, për të cilën iu përbetova etërve të tij. Porse, kur të ketë ngrënë e të jetë ngopur e të jetë majmur, ai do të kthehet kah zotat e huaj, atyre do t’u shërbejnë, mua do të më përbuzin dhe do të zhbëjnë besëlidhjen time.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Pasi ta gjejnë një mijë të këqija e të zeza, kjo këngë do t’i përgjigjet si dëshmitar kundër tij, sepse asgjë s’do ta shlyejë prej gojës së pasardhësve të tij. Sepse ia di mendimet që i ka edhe sot, para se ta shtie në tokën që i kam premtuar.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu, pra, Moisiu e shkroi atë ditë atë këngë dhe ua mësoi bijve të Izraelit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ligji vendoset pranë Arkës
23Zoti i urdhëroi Jozuehut, birit të Nunit, e tha: »Ki zemër e merr guxim; sepse ti do ta shtiesh Izraelin në tokën që i kam premtuar. Unë do të jem me ty.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur Moisiu e kreu së shkruari në libër këtë Ligj,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25u urdhëroi levitëve që mbartnin Arkën e Besëlidhjes së Zotit:
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26»Merreni këtë libër të Ligjit dhe vendoseni në anë të Arkës së Besëlidhjes së Zotit, Hyjit tuaj, që të jetë aty dëshmitar kundër teje.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Sepse e njoh natyrën tënde kryengritëse dhe zverkun tënd të trashë. Kurse edhe sa qeshë vetë gjallë me ju, gjithmonë i kundërshtuat Zotit, aq më tepër do t’i kundërshtoni pasi të kem vdekur unë!«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izraeli i bashkuar për të dëgjuar këngën
28»Bashkoni tek unë të gjithë krerët e të gjitha fiseve dhe mbikëqyrësit tuaj që, pasi të m’i dëgjojnë të gjitha këto fjalë, ta thërras kundër tyre për dëshmitar qiellin e tokën.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Sepse e di se pas vdekjes sime do të veproni keq dhe do ta lini rrugën që jua urdhërova. Në të ardhmen do t’ju gjejnë të këqija, kur të bëni keq në praninë e Zotit, kur ta hidhëroni me veprat tuaja.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Atëherë Moisiu, ku po e dëgjonin të gjithë izraelitët, i tha deri në mbarim të gjitha fjalët e kësaj kënge.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.