Kënga e Moisiut
1»Dëgjo, qiell, se dua të flas, dëgjo, tokë, fjalët e gojës sime!
2Mësimi im le të rrjedhë si shiu, si vesa t’m’ rigojë biseda: si pikërrina përmbi bar, si shtrëngata mbi livadh!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3T’ Zotit Emrin do t’lëvdoj: lartësoni Hyjin tonë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4I qetë është Ai, n’vepra i përsosur, udhët e tij janë drejtësi: Hyj besnik, pa asnjë t’keqe, krejt i drejtë e i patëmetë.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kundër Tij mëkatuan t’poshtrit, bami i mbrapshtë e plot marrëzirë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6A kështu po ia kthen Zotit, komb i marrë e i pakripë? A s’është Ai, vallë, baba yt, që të dha jetë e n’jetë të mban?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të t’bien në mend kohërat e lashta, të t’bien në mend breznitë e shkuara! Pyete t’atë e do të t’ tregojë, t’parët e tu e do të t’kallëzojnë!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kur Zoti popujt i ndau, kur i ndau bijtë e Adamit: kufijtë popujve ua caktoi sipas numrit t’ izraelitëve:
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9pronë e Zotit u bë populli i tij, pjesë për vete mor Zoti Jakobin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Gjetur e kish në një vend t’shkretë, n’vend tmerrimi, ulërimi bishash. E rrethoi, e përkujdesi, e ruajti si beb’n e syrit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Si shqiponja që bën gjira kur do zogjtë t’i mësojë t’fluturojnë, mbi ta i hap e i palon krahët: ashtu e mori Izraelin, e mbarti mbi flatrat e veta.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Zoti vetëm e udhëhoqi, tjetër zot nuk qe me Të.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E vendosi mbi bjeshkë t’larta, t’ushqehej me fryte t’tokës: që të thithte mjaltë prej qete, edhe vaj prej shkëmbi të gjallë;
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14tëlyen prej gjedhi, qumësht dhensh, e dhjamë qengjash edhe deshësh, cjepsh të rritur prej basanëve, maje mielli drithi të zgjedhur e gjak rrushi të kulluar.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15U majm Jakobi, qiti shqelma! I majmë, plot dhjamë e rënë n’grazhd t’mirë: harroi Zotin që e krijoi, e la Qetën që e shëlbon!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16E ngucën me hyjni të huaja, e hidhëruan me poshtërsi:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17flijuan idhujve e jo Hyjit, zotave që nuk i njihnin. Dolën n’shesh hyjni të reja që s’i njihnin etërit tuaj.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E le Qetën që të lindi, harrove Krijuesin tënd!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pa Zoti dhe i përbuzi, sepse e nguci bami i vet.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20»F’tyrën - tha - do t’fsheh prej tyre, do t’shikoj se ç’fund do të kenë! Vërtet janë pjellë shumë e keqe, bij, në të cilët besë nuk ka.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Më ngucën me zota të rremë, më hidhëruan me idhuj t’kotë. Do t’i nguc dhe vetë me ‘i popull, që s’është popull askund, fare.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22U ndez n’mua flakë felgrimi, flakë do t’digjet der’ n’fund t’nëndheut! Shkrumb do t’bëj tokë e prodhime, do t’djeg malet der’ n’themel!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Do t’i mbloj me t’gjitha t’ligat, n’ta shigjetat do t’harxhoj!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Uria, ethe edhe murtaja do t’i zhbijë, do t’u tresë farën; do t’u çoj dhëmbë egërsirash, helm gjarprinjsh që pluhurit zvarren!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Përjashta do t’i presë shpata, përbrenda do t’i shkrijë frika djaloshin s’bashku me vajzën, bashkë me foshnjën edhe t’rriturin.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Thashë, vendosa: Do t’i zhbij: s’do t’përmenden më ndër njerëz!
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por m’vjen keq se do t’krenohen, me madhështi do t’thonë armiqtë: ‘I mundëm ne, jo dora e Hyjit!’
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Është një popull i paarsyeshëm, urti në të aspak nuk ka!
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Oh, t’kuptonin, vesh t’merrnin e për të ardhmen të kujdeseshin!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Si do t’mundte një mijë, t’i vënë në ikje dy dy mijë, po t’mos i kishte shitur Qeta, l’shuar t’mos i kishte Zoti?!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Qeta e tyre s’është si jona: armiqtë tanë e kanë provuar!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Hardhia e tyre, hardhi Sodome, hardhi vreshtash të Gomorrës. Rrushi i tyre helm i gjallë, vilja e rrushit e thartë si uthull!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Vera e tyre helm dragonjsh, farmak shlligash që s’shërohet!
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34A s’janë k’to n’roje tek unë, t’kyçura n’visare t’mia?
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35T’hakmerrem e të shpërblej, mua m’takon n’kohën e duhur n’momentin kur t’ketë marrë n’thua. Nuk është larg dita e shfarosjes, fati i tyre vrap po afrohet!
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36T’drejtë do t’i japë pop’llit t’vet Zoti, përdëllim shërbëtorëve t’vet, kur t’ketë parë se e la fuqia, dhe se e pati skllavi e i liri.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E do t’thotë: ‘Ku i kanë tash zotat, ku e kanë qetën që i shpresonin?
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ku janë tash ato hyjni që flive ua hanin dhjamin e të njomjeve u pinin verën? Le të ngrihen e t’ju ndihmojnë, t’ju mbrojnë tash që jeni ngushtë!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39E shihni tash se jam i Vetmi, unë jam Zot e tjetër s’ka! Unë vras e unë kthej në jetë; unë godas e unë shëroj: s’shpëton kush prej dorës sime!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Deri në qiell e lart’soj dorën them: Për jetë që t’sosur s’ m’ka,
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41kur ta mprehi shpatë rrufenë e t’vendosem të bëj gjyq: do t’u hakmerrem armiqve t’mi e atyre që më urrejnë.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Me gjak do t’i deh shigjetat, me mish shpata do t’më ngopet: me gjak të t’vrarëve e t’robëruarve, me kokë prijësish të armikut!’
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Lëvdojeni, o popuj, popullin e tij, sepse do t’ua marrë gjakun shërbëtorëve të vet, e do t’u hakmerret armiqve të vet, kurse do të ketë dhimbë për tokën e popullit të vet.«
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Moisiu, pra, i përcjellë prej Jozuehut, birit të Nunit, erdhi dhe e tha krejt këtë këngë që e dëgjoi mbarë populli.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ligji, burim jete
45Kur i kreu Moisiu të gjitha këto fjalë që i drejtoheshin mbarë Izraelit,
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46u tha: »Thadroni mirë në zemrat tuaja të gjitha fjalët që unë sot po i marr si dëshmi kundër jush. Urdhëroni fëmijët tuaj t’i ruajnë, t’i zbatojnë e t’i shtien në veprim të gjitha urdhrat e këtij Ligji.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Sepse s’është kjo një fjalë e parëndësishme për ju, por është jeta juaj. Në saje të kësaj fjale do të jetoni jetë të gjatë në tokën që, me të kaluar të Jordanit, do ta merrni në trashëgim.«
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lajmërimi i vdekjes së Moisiut
48Po këtë ditë Zoti foli me Moisiun e i tha:
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49»Ngjitu në malin Nebo, në malet e Abarimit, që është në tokën Moab, kundruall Jerikut, dhe vëre tokën e Kanaanit, që unë do t’ua jap bijve të Izraelit për pronë.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Atëherë vdis në malin ku do të ngjitesh e bashkohu me të parët e tu siç vdiq edhe yt vëlla Aroni në malin Hor dhe qe bashkuar me të parët e vet,
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51sepse bëtë kundër meje një pabesënikëri në mes të bijve të Izraelit tek ujët e Meribatkadesit të shkretëtirës Sin: nuk e dëftuat shenjtërinë time para bijve të Izraelit.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Shikoje së kundrualli vendin, por këmba jote s’do të shkelë në tokën që unë do t’ua jap bijve të Izraelit.«
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.