Vdekja e Moisiut
1Pra Moisiu u ngjit nga stepat e Moabit në malin Nebo, në majën Fazga, kundruall Jerikut. Dhe Zoti ia dëftoi mbarë tokën Galaad deri në Dan,
2mbarë Neftaliun e tokën e Efraimit e të Manaseut, mbarë tokën e Judës deri te Deti i Perëndimit,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Nagebin, rrafshin e luginës së Jerikut, qytetet e palmave, deri në Segor.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Zoti i tha: »Kjo është toka për të cilën iu përbetova Abrahamit, Izakut e Jakobit e thashë: ‘Farës sate do t’ia jap.’ E pe me sytë e tu, por këmba jote s’do të kalojë në të.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Moisiu, shërbëtori i Zotit, vdiq aty, në dheun e Moabit, me dashje të Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6E varrosi në luginë, në tokën e Moabit kundruall Betfegorit. Askush, deri në ditën e sotme, nuk mund ia diti varrin e tij.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Moisiu kishte njëqind e njëzet vjet kur vdiq. As s’iu errësua syri, as nuk e la forca.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Bijtë e Izraelit i bënë gjëmë për tridhjetë ditë. Atëherë morën fund ditët e vajtimit të Moisiut.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Jozuehu, biri i Nunit, ishte përplot me shpirtin e urtësisë, sepse Moisiu i pati vënë mbi krye të tij duart e veta. Izraelitët e dëgjuan e vepruan ashtu sikurse Zoti i kishte urdhëruar Moisiut.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Askurrë më në Izrael nuk u ngrit një profet porsi Moisiu, - atë Zoti e ka njohur faqe-faqas -
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11për nga shenjat e mrekullitë që Zoti e kishte dërguar t’i kryente në Egjipt, kundër faraonit, zyrtarëve të tij dhe mbarë tokës së tij,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12si dhe për dorë të fortë e për mrekulli të mëdha që i bëri Moisiu në sy të mbarë Izraelit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.