Misioni i të Dymbëdhjetëve
1Jezusi i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u dha zotësi e pushtet mbi të gjithë djajtë si dhe aftësinë të shërojnë sëmundjet.
2Pastaj i dërgoi të shpallin Mbretërinë e Hyjit dhe të shërojnë (të sëmurit).
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E u tha: »Asgjë mos merrni për udhëtim: as shkop, as strajcë, as bukë, as para, e secili të mos ketë më se dy këmisha.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Në atë shtëpi që të hyni, aty rrini derisa të qëndroni në atë vend.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Nëse ndokush nuk do t’ju pranojë, kur të dilni prej atij qyteti, shkundni pluhurin prej këmbëve tuaja si dëshmi kundër tyre.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ata u nisën dhe rende-rendas u ranë fshatrave duke predikuar Ungjillin e duke shëruar gjithkund.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shqetësimi i Herodit
7Herodi tetrark kishte dëgjuar për të gjitha këto ngjarje dhe ishte shumë i shqetësuar, sepse disa thoshin: »U ngjall Gjoni së vdekuri!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Disa tjerë: »U duk Elia!« Disa tjerë prapë: »U ngjall një prej profetëve të vjetër!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kurse Herodi tha: »Gjoni! Atij unë ia preva kryet! Po ky kush do të jetë, për të cilin po dëgjoj kaq shumë?« E kërkonte rastin ta shihte.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi ushqen pesë mijë vetë
10Kur apostujt u kthyen, i treguan Jezusit gjithçka kishin bërë. Jezusi i mori me vete e i çoi në vetmi, në drejtim të qytetit që quhet Betsaidë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por, kur e mori vesh populli, iu vu mbrapa. Ai i pranoi me njerëzi e u predikonte mbi Mbretërinë e Hyjit dhe i shëronte ata që kishin nevojë shërimi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur dita filloi të shkojë kah mbarimi, iu afruan të Dymbëdhjetët dhe i thanë: »Nise popullin të shkojë në fshatra e në katunde të rrethinës të gjejë strehim e ushqim, sepse këtu jemi në vend të shkretë.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13»Jepnu ju të hanë!« - u tha ai. Ata i përgjigjën: »Ne s’kemi më se pesë bukë e dy peshq. Vetëm nëse shkojmë e blejmë ushqim për gjithë këtë popull!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E ishin rreth pesë mijë burra. Atëherë u tha nxënësve të vet: »Vini të rrinë në grupe nga pesëdhjetë vetë!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Bënë ashtu: i ulën të gjithë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ai i mori pesë bukët e dy peshqit, shikoi kah qielli, i bekoi dhe i ndau. Pastaj ua dha nxënësve t’ia vënë popullit përpara.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hëngrën të gjithë e u nginë. Prej çka u teproi çuan dymbëdhjetë shporta me copa.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dëshmimi i Pjetrit mbi Jezusin
18Ndërsa një ditë po lutej në vetmi - ishin me të vetëm nxënësit e tij - ai u bëri këtë pyetje: »Kush thonë njerëzit se jam unë?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ata i përgjigjën: »Disa thonë se je Gjon Pagëzuesi, disa Elia, kurse disa tjerë thonë se u ngjall një ndër profetët e vjetër.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20»Po ju - i pyeti atëherë ata - kush mendoni se jam unë?« Përgjigji Pjetri: »Ti je Mesia i Hyjit!«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë Jezusi i porositi të mos i tregojnë askujt.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi paralajmëron vdekjen e ngjalljen e vet
22E vazhdoi: »Birit të njeriut i duhet të pësojë shumë, ta përbuzin pleqtë, kryepriftërinjtë dhe skribët, ta vrasin dhe të tretën ditë të ngjallet.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Mandej u drejtua të gjithëve: »Nëse ndokush do të vijë pas meje, ta mohojë vetveten, ta marrë kryqin e vet çdo ditë dhe të më ndjekë.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Sepse, kush do të shpëtojë jetën e vet, do ta humbë, ndërsa kush ta humbë jetën e vet për shkakun tim, do ta shpëtojë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E njëmend, ç’dobi do të kishte njeriu, nëse e fiton mbarë botën, por e humb vetveten ose e rrënon?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Për të vërtetë, kujt t’i vijë turp për mua e për fjalët e mia, për atë do t’i vijë turp edhe Birit të njeriut kur të hyjë në lavdinë e vet, të Atit dhe të engjëjve të shenjtë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Për të vërtetë po ju them: disa këtu të pranishëm nuk do të vdesin, para se ta shohin Mbretërinë e Hyjit.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shndërrimi i Jezusit
28Kund tetë ditë pas këtyre predikimeve, Jezusi mori me vete Pjetrin, Gjonin dhe Jakobin e u ngjit në mal për t’u lutur.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ndërsa po lutej, fytyra iu shndërrua e petkat iu bënë të bardha e të shndritshme si vetëtima.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kur qe, dy njerëz po bisedonin me të! Ishin Moisiu dhe Elia.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ata u dukën të rrethuar me lavdi e bisedonin me të për kalimin e tij nga kjo jetë që do ta bënte së shpejti në Jerusalem.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pjetrin dhe shokët e tij i kishte lodhur gjumi, por qëndruan zgjuar dhe e panë lavdinë e tij dhe ata dy burra që po qëndronin me të;
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33dhe, ndërsa ata po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: »Mësues, është mirë për ne të qëndrojmë këtu. Po i bëjmë tri tenda: një për ty, një për Moisiun e një për Elinë!« Nuk dinte ç’thoshte.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Ndërsa ky ende po fliste, ra një re dhe i mbuloi me hijen e vet. Kur hynë nën re, nxënësit i kapi frika.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Prej resë u dëgjua një zë: »Ky është Biri im - i Zgjedhuri! Atë dëgjoni!«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ndërsa ky zë po jehonte, Jezusi mbeti vetëm. Nxënësit heshtuan dhe ndër ato ditë s’i treguan askujt çka kishin parë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi shëron një djalosh të djallosur
37Të nesërmen, kur ata zbritën nga mali, i doli përpara turmë e madhe e popullit.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Kur qe, papritmas, një njeri prej popullit, bërtiti: »Mësues, po të lutem, ma shiko djalin tim: është i vetmi që kam!
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39E kap shpirti i keq e menjëherë bërtet. E tund andej-këndej dhe e bën të shkumisë dhe mezi largohet prej tij pasi e dërmon krejtësisht.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40I luta edhe nxënësit e tu që ta dëbojnë, por nuk ia dolën.«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Jezusi përgjigji: »O brezni e pafe dhe e prishur, deri kur do të jem me ju dhe deri kur do t’ju duroj? Sille këtu djalin tënd!«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42E, ndërsa djaloshi po afrohej, e kapi djalli, e hodhi për tokë dhe e përplaste. Jezusi iu kërcënua shpirtit të ndytë, pastaj e shëroi djaloshin dhe ia dorëzoi t’et.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Të gjithë mbetën të mrekulluar prej madhërisë së Hyjit.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi rishtas paralajmëron vdekjen e vet
Ndërsa të gjithë po mrekulloheshin për gjithçka bënte, Jezusi u tha nxënësve të vet:
44»Thadroni mirë në zemër këto fjalë që po ju them: Biri i njeriut do të bjerë në dorë të njerëzve.«
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Por ata nuk e morën vesh këtë fjalë. Kjo për ta mbetej fshehtësi e nuk e kuptonin. Madje kishin frikë ta pyesnin për këtë fjalë.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kush është më i madhi?
46Ndër ta lindi kjo çështje: cili prej tyre do të ishte më i madhi.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Jezusi, duke ditur ç’mendime u vlonin në zemër, e mori një fëmijë, e afroi pranë vetes,
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48dhe u tha: »Kush e pranon këtë fëmijë në emër tim, më pranon mua, e kush më pranon mua, pranon atë që më dërgoi mua. Përnjëmend, kush është ndër ju më i vogli, ai është vërtet i madh.«
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kush nuk është kundër jush, është me ju
49Atëherë Gjoni mori fjalën dhe i tha: »Mësues, e pamë një njeri që dëbonte djajtë në Emër tënd. Ne ia ndaluam, sepse nuk vjen pas teje me ne.«
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Jezusi i përgjigji: »Mos ia ndaloni, sepse, kush nuk është kundër jush, është me ju.«
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një fshat i Samarisë nuk e pranon Jezusin
51Kur erdhi koha që Jezusi të jetë ngritur nga kjo botë, mori vendim të palëkundshëm të shkojë në Jerusalem.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Përpara i dërgoi lajmëtarët e vet. Këta shkuan dhe hynë në një fshat samaritanësh për të përgatitur ardhjen e tij.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Por ata s’deshën ta pranojnë aty, sepse ishte nisur për Jerusalem.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Kur e panë këtë gjë, nxënësit - Jakobi e Gjoni, thanë: »Zotëri, a do të urdhërojmë ‘që zjarri të zbresë nga qielli e t’i zhbijë?’«
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Jezusi u kthye kah ata dhe i qortoi.
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Dhe u nisën për një fshat tjetër.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Nxënësit e vërtetë të Jezusit
57Ndërsa po bënin rrugë, një njeri i tha: »Unë dua të vijë pas teje kahdo që të shkosh!«
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Jezusi i përgjigji: »Dhelprat i kanë strofujt e vet edhe shpendët e qiellit çerdhet, kurse biri i njeriut nuk ka ku ta mbështesë kokën!«
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Një tjetri i tha: »Eja pas meje!« Por ai i përgjigji: »Zotëri, më lejo të shkoj një herë e ta varros tim atë!«
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60»Lëri - i përgjigji Jezusi - që të vdekurit t’i varrosin të vdekurit e vet e ti shko e prediko Mbretërinë e Hyjit!«
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61Atëherë i tha një tjetër: »Unë po vij me ty, Zotëri, por më jep leje njëherë të shkoj e të përshëndetem me anëtarët e familjes sime.«
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62»Kushdo - i përgjigji Jezusi - që vë dorën në parmendë dhe sillet e shikon mbrapa, nuk është i përshtatshëm për Mbretërinë e Hyjit!«
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.