Traditat e të parëve
1Atëherë disa farisenj e skribë nga Jerusalemi iu afruan Jezusit e i thanë:
2»Pse nxënësit e tu nuk i përfillin mësimet që na i lanë të parët? Sepse nuk i lajnë duart para se të hanë bukë!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai u përgjigji: »E ju pse e shkelni urdhrin e Hyjit për shkak të mësimit tuaj?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse Hyji ka thënë: ‘Ndero babën dhe nënën tënde’ dhe ‘Kush e mallkon të atin e të ëmën le të ndëshkohet me vdekje.’
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kurse ju mësoni: ‘Kushdo i thotë babait e nënës: ‘Ndihma që prej meje të takon ty, le të jetë dhuratë e shenjtë Tempullit’,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6i tilli s’është më i detyruar t’i ndihmojë t’et. Kështu ju e shlyet fjalën e Hyjit në emër të mësimit tuaj.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Shtiracakë! Bukur parafoli për ju Isaia, kur tha:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8‘Ky popull më nderon me buzë e zemra e tij është larg meje.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Nderimi që ma japin është i kotë sepse si mësim të Zotit mësojnë urdhra të qitur prej njerëzve.’«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pastërtia dhe papastërtia ligjore
10Atëherë e grishi popullin t’i afrohet e i tha:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11»Dëgjoni e merrni vesh mirë! Njeriun nuk e bën të papastër ç’hyn në gojë, por ç’del nga goja - ajo e bën njeriun të papastër!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atëherë iu afruan nxënësit e i thanë: »A e di se farisenjtë, posa e dëgjuan këtë fjalë, u shkandulluan?«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Jezusi u përgjigji: »Çdo bimë që nuk e ka mbjellë Ati im qiellor do të nxirret me gjithë rrënjë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Hiquni tyre! Janë të verbër dhe prijës të verbërish. E kur i verbëri i prin të verbërit, të dy bien në gropë.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Pjetri i tha: »Na e shpjego këtë shëmbëlltyrë!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ai përgjigji: »Si? As ju nuk po kuptoni?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po a nuk e merrni vesh se gjithçka hyn në gojë, shkon në bark e del e mbaron jashtë?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kurse çka del nga goja, del nga zemra e kjo e bën njeriun të papastër.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse nga zemra dalin qëllimet e këqija, vrasjet, kurorëthyerjet, fëlligështia, vjedhjet, dëshmitë e rrejshme, blasfemitë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Këto e përlyejnë njeriun. Të hajë njeriu me duar të palara, kjo s’e bën njeriun të papastër.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Feja e gruas kananease
21Jezusi doli prej atij vendi e kaloi në krahinat e Tirit e të Sidonit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe, ja, një grua nga Kananeja, që kishte ardhur prej atyre anëve, filloi të bërtasë e të thotë: »Ki mëshirë për mua, o Zot, Biri i Davidit! Djalli po ma mundon tepër vajzën!«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por ai nuk i përgjigji fare. Atëherë iu afruan nxënësit e tij e i thanë: »Bëja këtë nderë e të shkojë, sepse po bërtet pas nesh!«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ai u përgjigji: »Unë jam i dërguar vetëm te delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Por ajo u afrua, u përkul thellë në nderim para tij e tha: »Më ndihmo, o Zot!«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Jezusi i përgjigji: »Nuk është mirë të marrësh bukën e fëmijëve e t’ua qesësh këlyshëve të qenve.«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27»Po, o Zot - shtoi ajo - se edhe këlyshët hanë dromcat që bien nga tryeza e zotërinjëve të tyre.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë Jezusi i përgjigji: »O grua, e madhe është feja jote! Le të bëhet ashtu si dëshiron!« Në atë moment u shërua bija e saj.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërime të ndryshme në popull
29Jezusi u nis prej andej, ra bregut të detit të Galilesë, u ngjit në një kodër e u ul të rrijë atje.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Iu afrua një turmë e madhe e popullit që sillte me vete të shqepët, të verbër, dorëcungë, memecë e shumë të tjerë. I ulën para tij dhe ai i shëroi.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Populli u mrekullua duke parë se si memecat flisnin, dorëcungët u shëruan, të shqeptët ecnin drejt, të verbërit shihnin dhe i dha lavdi Hyjit të Izraelit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi ushqen katër mijë vetë
32Atëherë Jezusi i thirri pranë vetes nxënësit e vet e u tha: »Më dhimbset ky popull se, ja, tash tri ditë rri me mua e nuk ka çka të hajë. Nuk dua t’i nis të uritur që të mos paken udhës.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Nxënësit i përgjigjën: »Po ku të gjejmë këtu në shkreti aq bukë sa të ngijmë gjithë këtë popull?«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Jezusi pyeti: »Sa bukë keni?« »Shtatë bukë e pak peshq të vegjël« - i përgjigjën ata.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë i dha urdhër popullit të ulej për tokë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Pastaj mori shtatë bukët dhe peshqit, u falënderua Hyjit, i theu, ua dha nxënësve të vet e nxënësit popullit.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Të gjithë hëngrën deri sa u nginë, e me copa që tepruan, çuan plotë shtatë shporta.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ata që hëngrën ishin, përpos grave e fëmijëve, katër mijë burra.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kur e shpërndau popullin, hyri në barkë e shkoi në Krahinën e Magadanit.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.