Vdekja e Gjon Pagëzuesit
1Në atë kohë Herodi tetrark dëgjoi ç’flitej për Jezusin
2dhe u tha shërbëtorëve të vet: »Ky është Gjon Pagëzuesi! U ngjall së vdekuri! Ja, përse ka pushtet të bëjë mrekulli!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E vërtet Herodi e kishte zënë Gjonin, e kishte lidhur dhe e kishte qitur në burg për shkak të Herodiadës, gruas së Filipit, vëllait të vet.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Sepse Gjoni i kishte thënë: »Nuk guxon ta mbash për grua Herodiadën!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Herodi donte ta vrasë, por dronte nga populli, sepse Gjonin e mbanin për profet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Në ditëlindjen e Herodit, bija e Herodiadës vallëzoi para të grishurve dhe aq i pëlqeu Herodit,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7sa që me përbetim i premtoi se do t’i japë çkado që t’i kërkojë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ajo, e mësuar prej s’ëmës; »Ma jep - tha - këtu në pjatë kryet e Gjon Pagëzuesit!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mbretit i erdhi keq, por për shkak përbetimit e të grishurve, urdhëroi t’i jepet.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Dërgoi dikë dhe ia shkurtoi Gjonit kryet në burg.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kryet e Gjonit e sollën në pjatë, ia dha vajzës e kjo s’ëmës.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pastaj erdhën nxënësit e Gjonit, e morën trupin, e varrosën, shkuan dhe i treguan Jezusit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi ushqen pesë mijë vetë
13Kur dëgjoi Jezusi, shkoi prej andej me barkë dhe u shmang në një vend të pabanuar - në vetmi. Por, kur e hetoi populli, u nis pas tij këmbë prej qyteteve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur doli Jezusi prej barke, pa një turmë të madhe njerëzish, pati dhembshuri për ta dhe i shëroi të sëmurit e tyre.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në mbrëmje iu afruan nxënësit e thanë: »Vendi është i shkretë dhe u bë vonë; lëshoj njerëzit të shkojnë në fshatra e të blejnë ushqim.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jezusi u përgjigji: »Nuk është nevoja të shkojnë: jepnu ju të hanë!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ata i përgjigjën: »S’kemi këtu pos pesë bukë e dy peshq.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jezusi vijoi: »M’i bini këtu!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pastaj i dha urdhër popullit të ulet në bar. I mori pesë bukët e dy peshqit, i çoi sytë kah qielli, i bekoi, i ndau dhe ua dha nxënësve, kurse nxënësit turmës.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Të gjithë hëngrën e u nginë. I mblodhën tepricat: dymbëdhjetë shporta plot me copa.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21E ata që hëngrën, pa i numëruar gratë e fëmijët, ishin rreth pesë mijë meshkuj.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi ecën mbi ujë
22Mandej aty për aty Jezusi u urdhëroi nxënësve të hyjnë në barkë e të kalojnë para tij në anën tjetër derisa ai ta shpërndajë popullin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Jezusi, si e nisi popullin, u ngjit vetëm në mal për t’u lutur. Ishte bërë natë e ai ende gjendej aty vetëm.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Barka, që tashmë ishte shumë stadje larg tokës, përplasej prej valësh, sepse frynte era e kundërt.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Në rojën e katërt të natës erdhi Jezusi tek ata duke ecur përmbi det.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur nxënësit e hetuan duke ecur përmbi det, u frikësuan e thanë: »Diçka po na shtihet!« e prej frikës bërtitën.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por, menjëherë Jezusi u tha: »Zemër, jam unë, mos kini frikë!«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Pjetri përgjigji: »Zotëri, nëse je ti, më urdhëro të vij te ti përmbi ujë!«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29»Eja!« - i tha. Atëherë Pjetri zbriti nga barka e po ecte nëpër ujë për të shkuar te Jezusi.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Porse, kur e pa erën e fortë, u frikësua, filloi të humbasë në ujë dhe bërtiti: »Më shpëto, o Zot!«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Jezusi përnjëherë shtriu dorën, e kapi dhe i tha: »Fepakët! Përse dyshove!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Kur hynë në barkë, pushoi era.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ata që ishin në barkë u përkulën me nderim para tij e thanë: »Me të vërtetë je Biri i Hyjit!«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Jezusi shëron në rrethet e Gjenezaretit
34Pasi kaluan detin, u kapën në breg në Gjenezaret.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Njerëzit e atij vendi, posa e njohën, e vunë në dijeni mbarë krahinën dhe ia sollën të gjithë të sëmurit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Iu lutnin t’u lejonte t’i preknin vetëm kindin e petkut të tij. Ata që e prekën, u shëruan.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.